• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hulumtimi në Irak dhe Siri, 53 armë shqiptare në duart e ISIS

by A R
22/12/2017 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një hetim trevjeçar në Irak dhe Siri i kryer nga “Conflict Armament Research” (CAR) e rendit edhe Shqipërinë në tabelën e vendeve prodhuese, nga të cilat janë dokumentuar sasi armësh që përdoren nga Shteti Islamik në Irak dhe Siri.

Në tabelat “Sasitë e armëve të dokumentuara në Irak dhe Siri, sipas shtetit të prodhimit”, Shqipëria rezulton me 53 armë të identifikuara, ose 0.13% të totalit, nga të cilat 21 në Irak dhe 32 në Siri.

Nga vendet e rajonit, sasia më e lartë e armëve të identifikuara është nga Serbia (1211) dhe Bosnja (704).

Shteti i parë figuron Rusia, me 25.5% të totalit, i ndjekur nga Kina, me 25.4%.

Sipas raportit, rreth 90 për qind e armëve dhe municioneve (97 për qind dhe 87 për qind, përkatësisht) të shpërndara nga forcat IS janë kalibra të Paktit të Varshavës – me origjinë kryesisht në Kinë, Rusi dhe vende prodhuese të Evropës Lindore. Armët e kalibrit të NATO-s dhe municioni janë shumë më pak të përhapura, duke përbërë 3 për qind dhe 13 për qind të totalit, respektivisht; megjithëse këto sasi janë të ulëta, forcat e IS morën sasi të konsiderueshme të armatimit të NATO-s gjatë sulmeve fillestare ndaj forcave irakiane në vitin 2014.

Conflict Armament Research është një organizatë me bazë në Mbretërinë e Bashkuar që monitoron lëvizjen ndërkombëtare të armëve konvencionale, municioneve dhe materialeve ushtarake. Grupi monitoron zinxhirin e furnizimit të armëve që përdoren ilegalisht në zonat e konfliktit për të gjetur se si devijohen dërgesat e armëve.

Raporti “Armët në Shtetin Islamik”, i publikuar në dhjetor 2017 është rezultat i më shumë se tre vjet hetime në terren për zinxhirët e furnizimit të Shtetit Islamik. Dokumenti është financuar nga Bashkimi Europian dhe Zyra Federale e Jashtme e Gjermanisë. Ai paraqet një analizë të më shumë se 40,000 artikujve të rikuperuar nga grupi midis 2014 dhe 2017. Këto objekte përfshijnë armë, municione dhe komponentët gjurmues dhe agjentët kimikë të përdorur për prodhimin e pajisjeve shpërthyese të improvizuara.

Investigimi i CAR, tregon se palët u përpoqën ta fshehin prejardhjen e armëve. Këto përpjekje përfshijnë: heqjen e municioneve nga kutitë origjinale, të cilat përndryshe do të siguronin informacione për dërgesën; ripaketimin e municioneve; dhe zhdukjen e shenjave të fabrikës për armët dhe municionin. Këto aktivitete janë dëshmi e përpjekjeve të qëllimta nga palët për të fshehur përfshirjen e tyre në furnizimin e armëve në konfliktet në Irak dhe Siri.

Transferimi i paautorizuar i armëve të destinuara fillimisht për forcat opozitare siriane ka rezultuar gjithashtu një burim domethënës armësh dhe municioni për ISIS-in, veçanërisht sistemet e përparuara anti-tank të armëve. Kina prodhoi 43.5 për qind të të gjitha armëve të ISIS të dokumentuara në Irak dhe Siri. Interesante është se armët ruse ende janë më shumë se armët kineze në Siri, diçka që ndoshta lidhet me furnizimet e armëve ruse për t’i forcuar forcat ndaj regjimit. Pavarësisht ngarkesave të mëdha të pajisjeve perëndimore të kapura nga forcat e ISIS, armët e SHBA-së përbënin vetëm 1.8 për qind të të gjitha pajisjeve të dokumentuara ndërmjet 2014 dhe 2017./Monitor

Next Post
Linsay Pelas, bionde bombastike

Linsay Pelas, bionde bombastike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In