• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 6, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Huliganizmi i PD për 5 Maj

by Artur Ajazi
05/05/2018 20:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi/

Partia Demokratike duket qartazi se nuk është, dhe nuk ka ndërmend të shkëputet kurrë nga dhuna, huliganizmi dhe sjelljet antiqytetare, të cilat demonstrohen mrekullisht në çdo rast, nga pjesa “trimoshe” e asaj partie. Edhe në 5 Maj, ditën e Dëshmorëve të Atdheut, në ditën e atyre që dhanë jetën e tyre për lirinë e vendit, duke u përleshur me pushtuesit e huaj dhe tradhëtarët e shitur, Partia Demokratike, nxorri falangat e dhunës, tregoi se kjo parti ka mbetur si në 1996, kur pasi manipuloi zgjedhjet, rrahu dhunshëm opozitën e asaj kohe.

Kjo parti, edhe dje në 5 Maj, tregoi se ka mbetur si 27 vjet më parë, me mentalitetin e dhunës, shkopit të gomës ndaj çdo kundërshtari politik, natyrisht duke u dirigjuar nga lidershipi i saj. Edhe dje Lulzim Basha e ka shfrytëzuar 5 Majin për tu “fshehur” pas Azem Hajdarit, dhe duke mos respektuar ata mijëra dëshmorë të Atdheut që dhanë jetën në moshën më të bukur për lirinë dhe demokracinë. Edhe dje Lulzim Basha, nuk i ka ndaluar por i ka ndërsyer celulat e tij të dhunës, duke treguar se edhe në rast se do të vijë në pushtet, dhuna është filozofia e asaj partie (anti) demokratike.

Skenat e dhunës të realizuara nga skenaristë veteranë dhe pasionistë të PD, nxorrën lakuriq partinë e cila nuk merret me realizimin e misionit të saj si opozitë, por merret me “armiqtë e kllasës, armiqtë e kryetarit”.

Ajo që ngjau dje në 5 Maj në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, i vuri vulën çdo mendimi apo çdo hamendësia se “PD po europianizohet, se PD po fton elitën intelektuale”, pasi nuk ka intelektual që afrohet atje kur shikon skenat barbare. Ajo parti ka mbetur me filozofinë e dhunës ndaj çdo anëtari, militanti dhe kundërshtari politik, ndaj dhe do të rrijë gjatë në opozitë, ndaj do të rrijë gjatë në çadrat e stisura nga “filozofët” që kryetari u ka dhënë së fundi poste në parti. Ajo që ngjau dje në 5 Maj, duke dhunuar pa asnjë shkak një grup anëtarësh dhe simpatizantësh të Partisë Komuniste, na kujtoi edhe njëherë PD e 1996, na kujtoi edhe njëherë militantët e veshur me uniforma lara-lara, që gjakosën burra, gra dhe pensionistë të nderuar të Partisë Socialiste në sheshin Skenderbej, na kujtoi edhe njëherë dhunën ndaj çdo qytetari dhe gazetari, që fliste dhe shkruante kundër qeverisjes “demokratike”, na kujtoi shikasit e asaj periudhe, që gjurmonin dhe dhunonin çdo opozitar që dilte me flamurin e partisë tij.

Të provokosh dhe nxitësh skena dhune në 2018, kur pretendon të formëzosh një “parti europiane”, dhe aq më tepër në një datë të shënuar siç është 5 Maj, të luash me ndjenjat e familjeve dhe të afërmve të dëshmorëve, të marrësh shkopin dhe të dhunosh burra pleq sepse kanë mendimin e tyre, është mesjetarizëm politik. Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha, edhe dje u fshehën pas Azem Hajdarit, pasi ata nuk vajtën tek Varrezat e Dëshmorëve për të plotësuar një detyrim moral e shpirtëror, por ata vajtën atje për të përshfaqur skenat e dhunës ndaj atyre që nuk i kanë votuar, dhe nuk do ti votojnë kurrë.

Dhuna e djeshme në ditën e dëshmorëve të Atdheut , tregoi se lidershipi PD, nuk ka ndërmend të largohet dhe distancohet nga dhuna, nga aktet e dhunës, nga stradegjia dhunës, nga segmente të caktuara të huliganizmit të asaj partie, duke u rimbushur shqiptarëve mëndjen se “ajo parti nuk duhet votuar kurrë”. Skenat e dhunës treguan se PD është larg, shumë larg reformimit të saj si parti politike , është larg europianizimit të saj, dhe se rruga e saj e gabuar në opozitë destruktive do të zgjasë shumë.

Next Post
(FOTOT) Fushë Krujë/ Zbulohet një makinë e djegur, brenda gjendet një kufomë

Fushë Krujë/ Identifikohet personi që u gjet në makinën e djegur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

Hyri në Itali një muaj më parë vetëm me pasaportën në dorë, 18-vjeçari shqiptar kapet me kokainë

December 6, 2025
Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

Nuk ka gjumë më 14 qershor, Shqipëria do luajë ndeshjen e parë në orën 04:00 nëse kualifikohet (Kalendari i plotë i Botërorit 2026)

December 6, 2025
Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

Musk reagon ashpër pas gjobës 120 mln euro: BE-ja duhet të shfuqizohet, sovraniteti t’u kthehet shteteve

December 6, 2025
“Skifteri” shqiptar vjedh bizhuteri floriri me vlerë 5 mijë euro, banorët e zonës e bëjnë për spital

“Skifteri” shqiptar vjedh bizhuteri floriri me vlerë 5 mijë euro, banorët e zonës e bëjnë për spital

December 6, 2025
Kuvendi i ri, të rinjtë e politikës duhet të jenë bashkues

Ata që hedhin gurë në peshoren perfekte të Perëndisë së Drejtësisë!

December 6, 2025
Makina me pajisje të dyshuara si përgjues, dy zyrtarët e Guardia Di Finanza dhe një tjetër mbërritën mbrëmë në Durrës

Makina me pajisje të dyshuara si përgjues, dy zyrtarët e Guardia Di Finanza dhe një tjetër mbërritën mbrëmë në Durrës

December 6, 2025
Ambasadori Christofer Hill: Vizita e Baker në ’91, kthesa historike për Shqipërinë, larg socializmit të butë

Ambasadori Christofer Hill: Vizita e Baker në ’91, kthesa historike për Shqipërinë, larg socializmit të butë

December 6, 2025
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet për përfundim të luftës

December 6, 2025
Ndizen dritat e festave në Durrës, qindra qytetarë dhe fëmijë i bashkohen ceremonisë së përvitshme

Ndizen dritat e festave në Durrës, qindra qytetarë dhe fëmijë i bashkohen ceremonisë së përvitshme

December 6, 2025
“PD duhet të ndryshojë strukturën”/ Paloka flet për opozitarë “të joshur” nga Rama: Emrat do i them kur…

“PD duhet të ndryshojë strukturën”/ Paloka flet për opozitarë “të joshur” nga Rama: Emrat do i them kur…

December 6, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In