• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

“Huffington Post”: Axhenda islamike e Turqisë në Kosovë

by Lorenc Vangjeli
30/12/2015 09:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

David Philips, në një shkrim autorial në “Huffington Post”, ka shkruar për angazhimin shtetëror të Turqisë brenda Kosovës. Sipas tij, politika turke në Ballkan promovon agjendë neo-otomane me qëllim zgjerimin e influencës në ish-territoret e Perandorisë Osmane. Presidenti i Turqisë Reccep Tayyip Erdogan iu kishte adresuar audiencës në Prizren gjatë një vizite zyrtare në Kosovën në tetor të vitit 2013: “Të gjithë i përkasim një historie të njëjtë, një kulture të njëjtë, një civilizimi të njëjtë. Ne jemi vëllezër të asaj strukture. Mos harroni Kosova është Turqi, Turqia është Kosovë!”

Politika e Turqisë në Ballkan promovon një agjendë neo-otomane, që synon zgjerimin e influencës në ish territoret e Perandorisë Osmane. Turqia po eksporton islamizmin nën maskën e bashkëpunimit kulturor. Po ashtu, ajo synon avantazhin ekonomik duke përdorur bizneset si leva për të konsoliduar interesat e saj kombëtare.

Agjencia Turke për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim (TIKA) është mekanizmi parësor përmes të cilës Turqia avancon agjendën e saj ideologjike. TIKA është pararojë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), që mbështet formacionet e Vëllazërisë Myslimane në botë. TIKA drejton një strukturë paralele të politikës së jashtme në koordinim me Ministrinë e Kulturës në Turqi si dhe Kryesinë për Çështje Fetare për ta promovuar agjendën islamike të AKP-së.

TIKA operon nën maskën e një agjencie për mirëqenie sociale. Në Kosovë, mbështet më shumë se 400 projekte në fushën e agrikulturës, shëndetësisë dhe shkollimit. Shërbime shëndetësore të përballueshme ofrohet në Kosovë nëpër spitale e klinika turke, të sponsorizuara nga TIKA.

Pa marrë parasysh aktivitetin e saj intensiv, “Zëri” ka raportuar se Banka Qendrore e Kosovës ka regjistruar vetëm 2.7 milionë euro në xhirollogarinë e saj në Kosovë mes viteve 2009 dhe 2014. TIKA fondet e saj i transferon “cash” pa ndonjë procesverbal apo regjistrim bankar. Kjo organizatë nuk dëshiron të tërheq vëmendjen për veprimet e saj.

Shumica e fondeve të TIKA-s shfrytëzohen për të restauruar monumentet Osmane dhe për të ndërtuar xhami. Për shembull, TIKA mbështeti restaurimin e Varrit të Sulltan Muratit në Kosovë. Ka rindërtuar vendet religjioze otomane siç është Xhamia Fatih dhe atë Sinan Pasha, që kanë kushtuar 1.2 milion euro. Që nga viti 2011, TIKA ka restauruar rreth 30 struktura religjioze nga periudha osmane dhe ka ndërtuar 20 xhami të reja nëpër Kosovë. Vetë Erdogani është zotuar për fonde për ndërtimin e xhamisë më të madhe të vendit në Prishtinë. 

Next Post

Studimi/ Serbia tkurret me 40 % deri në vitin 2100

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

Breshëri sulmesh, sistemet e mbrojtjes ajrore të Emirateve të Bashkuara Arabe reagojnë ndaj 79 raketave dhe dronëve iranianë

April 4, 2026
Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

Pushimet pranverore po bëhen gjithnjë e më popullore në Kinë

April 4, 2026
Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

Kupa e Shqipërisë, ndeshjet e para gjysmëfinale më 8 prill

April 4, 2026
Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

Trump kërkon 152 milionë dollarë për të rihapur burgun famëkeq të Alcatraz-it

April 4, 2026
I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

I dënuari për korrupsion ishte liruar për sjellje të mirë, Apeli i Posaçëm e rikthen në burg

April 4, 2026
EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

EMRAT/ Grabitën kasafortën me sende me vlerë në një banesë, në pranga dy persona

April 4, 2026
 Riorganizimi i PS, Rama: Numri i turistëve dhe investimet e huaja në Shqipëri janë shumëfishuar gjatë qeverisjes sonë

“Nga 2 milionë në 12 milionë turistë”, Rama: Madje më parë numërohesha edhe unë sa herë dilja e hyja në Shqipëri

April 4, 2026
Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

Tiranë: Finalizohet operacioni “Access”, arrestohen dy persona për vjedhje kasaforte

April 4, 2026
Rama ndan punët për zgjedhjet në Tiranë, Braçe i pakënaqur: Më hoqën nga fushata në Njësinë 5 pa arsye, akt i padrejtë por..

Incident në një aktivitet partie? Braçe: Fajin e kanë ata në PS që shpërndajnë lajme të tilla

April 4, 2026
“Po mbahet pa prova në paraburgim”, avokati Ndreca: Rasti i Veliajt, më flagranti! Kulmi i abuzivitetit me masën e sigurisë

Një prokuror nuk është SPAK, SPAK nuk është një prokuror

April 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In