• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, January 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Huffington Post”… “Anët e errëta të Nënë Terezës”

by Java News
04/09/2016 17:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në ditën e shenjtërimit të nënë Terezës, media online “Huffington Post” në gjuhën frënge ka publikuar një shkrim (që për orë të tëra ka zënë ballinën e saj) ku flitet edhe për anët e errët të shenjtores. Që në nëntitull theksohet se ajo është një shenjtore kontroverse plot hije.

Fillimisht “HP”, pranon se emri i shqiptares Gonxhe Bojaxhi është rrënjosur në gjuhën e folur aq sa njerzit e përdorin në shprehjen: “Unë nuk jam Nënë Tereza” kur dikush i qan një hall. Më pas ajo thekson se kjo grua në të gjallë të saj u bë simboli i mirësisë, bujarisë, altruizmit.

Por, përveç debatit mbi mrekullitë që ajo ka bërë (edhe ato të diskutueshme në bazë të njerëzve që besojnë ose jo) mbi të rëndojnë edhe një sërë dyshimesh që e gërryejnë mitin e saj.

Mes tyre “Huffington Post’, i përshtatur nga Lapsi.al rendit miqësinë që ajo ka pasur me diktatorë gjakatarë dhe miliarderë cinikë, qëndrimet që ajo ka mbajtur kundër abortit, përdorimin e misionit të saj jo vetëm për ti shërbyer të varfërve, por edhe për ti konvertuar ata në katolike, si dhe menaxhimin e dyshimtë të të ardhurave që jepeshin për misionin e saj.

“HP” në gjuhën frënge, sjell edhe dëshmi të ndryshme. Kështu një ish- vullnetare e  shtëpive të pritjes në Kalkuta ka deklaruar se brenda tyre, dhimbja glorifikohet, por nuk shërohet. Sipas asaj që ka folur për revistën “L’Obs” tek motrat e Nënë Terezës të sëmurët merrnin pak ose fare pak shërbime, ekzistonte një higjenë larg kushteve optimale dhe motra pa kompetencë mjekësore.

“Doktori dukej vetëm një herë në javë dhe pacientët me kancer kuroheshin me aspirina ose me vitaminë”, ka pohuar ajo.

Hemley Gonzalez, një tjetër vullnetar, i pyetur nga CNN ka pohuar të njëjtën gjë. “Kur unë propozova të instalonin pajisjen e ujit të ngrohtë për të evituar që të sëmurët të laheshin me të ftohtë mu përgjigjën: “nuk bëjmë nga këto gjëra këtu, i rëndësishëm është vullneti i Jezusit”. Të njëjtat mangësi i ka vënë re edhe revista shkencore me emër ndërkombëtar “The Lancet”.

Në thelb po të njëjtat gjëra pranonte edhe një studim kanadez i publikuar në vitin 2013.

“Në misionet e fetares më kot të sëmurët presin të marrin përkujdesjen që u takon. shumica e tyre shkojnë për të vdekur, jo për të marrë ndihmën mjekësore”. Këtij raporti i bënte jehonë edhe Radio Kanadaja e cila këto mangësi më shumë i’a mvishte, konceptit që nënë Tereza kishte për vdekjen sesa mungesës së mjeteve të duhura.

Një fetare reaksionare

Në një artikull të botuar në vitin 2003, eseisti britanik dhe amerikanan Christopher Hitchens denonconte vizionin ultrareaksionar dhe fundamentalist të Nënë Terezës duke u bazuar në konceptin e saj për abortin. Kështu në vitin 1994 ajo pat deklaruar përpara presidentit amerikan të kohës Bill Klinton dhe gruas së tij Hillari:

“Kërcënimi më i madh për paqen sot në botë është aborti, sepse bëhet fjalë për një luftë kundër fëmijëve, për një luftë direkte kundër të vegjëlve të pafajshëm, për një luftë të vetë nënës kundër foshnjes së saj. Si mund tu themi ne njerëzve të mos vrasin njëri-tjetrin kur ne i japim leje një nëne të vrasë fëmijën?”

Sipas të përjavshmes katolike franceze Temoiniages Chretien (Dëshmi Kristiane), Nënë Tereza kishte një vizion shumë më të prapambetur edhe se vetë tekset zyrtare të kishës lidhur me seksualitetin, kontrollin e lindshmërisë dhe përhapjen e Sida-s.

Por, veç këtyre qëndrimeve konservatore ajo është akuzuar në Indi se e ka përdorur misionin e saj bamirës për të konvertuar të varfrit në katolikë.

Shefi i nacionialistëve indianë, Mohan Bhawëat, e ka shënjestruar direkt në vitin 2015 se “në emër të shërbimit janë kryer konvertime fetare”. Dhe Bhageat nuk është i vetmi që ka përdorur këtë fjalë. Të tjerë në Indi kanë guxuar ta akuzojnë deri për kolonializëm.

Një menaxhim financiar i dyshimtë

I njëjti artikull i Huffington Post, që i referohet një studimi, flet për keq-menaxhim parash. Shumat marramendëse që i dhuroheshin Nënë Terezës shpërndaheshin në shumë llogari disa prej të cilave sekrete. Kjo e ka bërë një studiues të pyesë: “Duke njohur menaxhimin shumë koprac të Nënë Terezës mund të pyesim se ku kanë përfunduar fondet e mëdha të mbledhura prej saj”?

“Përgjatë përmbytjeve të shumta në Indi dhe gjatë katastrofës së Bhopal, ajo ka dhuruar shumë medalionë të virgjëreshës Mari, por jo ndihmë financiare direkte”, del në konkluzion studimi kanadez. Gjithashtu ajo është akuzuar se më shumë ka financuar kuvendet e murgeshave sesa infermieritë.

Edhe origjina e disa prej fondeve të thithura nga Nënë Tereza ka shkaktuar gjithashtu polemikë. Kështu për shembull në vitin 1981 ajo është dekoruar nga Jean-Claude Duvalier, regjimi i të cilit e mbështeste financiarisht.

I akuzuar për krime kundër njerëzimit, diktatori haitian bënte një jetë përrallore në një vend ku njerëzit vdisnin për bukë. Ai ka praktikuar torturën pengmarrjen si dhe trafikun e organeve apo të drogës.

Një tjetër mbështetës i dyshimtë i nënë Terezës ka qenë edhe Charles Keating, të cilin ajo e mbrojti edhe pas procesit që i bënë në vitin 1992. I konsideruar si një nga mashtruesit më të mëdhenj amerikan, ky miliarder dhe katolik fundamentalist, ka famën e njeriut që u pasurua duke zhvatur kursimtarët e vegjël. Pra ai nuk kishte lidhje aspak me mëshirën kristiane./noa.al/a.k

Next Post
FOTOT/ Koncerti për Shenjtoren shqiptare dhe ajo çfarë mund t’ju ketë humbur

FOTOT/ Koncerti për Shenjtoren shqiptare dhe ajo çfarë mund t'ju ketë humbur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

Britania po lëshon sovranitetin e ishullit për t’ia dhënë Mauritiusit, Trump: Akt dobësie totale!

January 20, 2026
Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

Pazare droge? Një shqiptar dyshohet se porositi vrasjen e Jani Aliajt në burgun grek

January 20, 2026
NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

NATO kufizon aksesin e SHBA-ve në informacionet e inteligjencës për Groenlandën

January 20, 2026
Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

Breshëria e raketave ruse lë pa ngrohje mbi 5,600 ndërtesa në Kiev dhe ndërpret furnizimin me ujë

January 20, 2026
Video-skandali “Gjici”/ Eksperti i kriminalistikës: Në Morinë ka ndodhur një ngjarje e njëjtë, ja si e fshehën për dy vjet

Kush e donte të vrarë Jani Aliaj? Karamuço: Janë ofruar miliona! Nëse do ishte në Shqipëri…

January 20, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

“Sipas burimeve…”, Manjani ironizon teoritë e PD për FBI dhe Ramën: Sot niset për në SHBA me një avokat…

January 20, 2026
Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

Europa përballë Trump, mes ‘bisturisë’ strategjike dhe ‘vetëvrasjes’ me luftë tregtare

January 20, 2026
Tirana i kthehet jetës normale, Veliaj: Mbi 90% e shkollave kanë nisur mësimin

Arsimi, nuk ka kompensim direkt 480 ose 1000 euro! Do ketë rillogaritje tatimi pas plotësimit DIVA

January 20, 2026
Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

Meloni në lojë diplomatike me Londrën dhe Berlinin për Groenlandën, kundër “bazukës” franceze

January 20, 2026
Tritoli ndaj biznesit në Vlorë, flet pronari: S’e kuptoj pse ma bënë këtë dëm! S’kam konflikte…

Sherri pas aksidentit përfundon me një të vrarë, Policia: Kapet autori i dyshuar, shoqërohen disa shtetas të tjerë

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In