• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hoxton Academy” diplomon inxhinierët e parë në teknologjinë e Informacionit, Veliaj: Sfida jonë, të kemi 10 mijë kodues në Tiranë

by Java News
03/05/2022 19:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Digjitalizimi i shërbimeve, por edhe rritja e kërkesës në treg, ka bërë që shumë prej të rinjve shqiptarë të orientohen drejt teknologjisë së informacionit dhe kodimit.

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të 30 inxhinierëve të parë në degën e zhvillimit të softuerëve nga “Hoxton Academy”. Ai u shpreh se falë nismave për digjitalizimin e shërbimeve, në pak vite, Shqipëria renditet në vendin e 17 në botë për ofrimin e shërbimeve online.

“Përpara pak vitesh, turpëroheshim kur lexonim raportet që na rendisnin në vendin e 127-të në botë për dije digjitale dhe për atë që quhet ofrimi i shërbimeve online. Raporti i para një jave na vendosi të 17-tët – kjo do të thotë se bëhet! Unë besoj se ky vit dhe viti që vjen është pika e kthesës”, theksoi ai.

Veliaj u shpreh se sfida është që të kemi 10 mijë kodues në Tiranë. “Sot në Tiranë kemi 4700-4800 kodues, por nëse arrijmë në 10 mijë kodues në një apo dy vitet e ardhshme, do të thotë se 1% e popullsisë së Tiranës mund të shëerbejë si ajo ‘majaja’ që fryn bukën, për të kryer kapërcimin e nevojshëm nga call-center në data-center”, deklaroi Veliaj.

Kryebashkiaku tha se bashkia po negocion me shumë akademi të njohura kodimi në botë, për të sjellë eksperiencën e tyre në Tiranë.

“Ne e humbëm revolucionin industrial dhe nuk bëjmë dot as Audi, as Mercedes. Është më mirë ta pranojmë këtë fakt dhe të bëjmë një kërcim, të kapim industrinë e teknologjisë së informacionit. Ne po bëjmë negociata me “Factory Berlin”, vendi që inkuboi Soundcloud dhe Gorillas etj, dhe shpresoj të jemi aleatë për kapur këtë target që i kemi vënë vetes, që 1% e popullsisë së kryeqytetit të jenë zyrtarisht inxhinier softuerësh, kodues, sepse është e ardhmja”, theksoi Veliaj.

Pas gjashtë muajsh trajnim me profesorë të klasit Botëror, të cilët kanë trajnuar inxhinierë softueri nga kompani të shquara si Amazon, Apple, Netflix dhe Facebook, tashmë të diplomuarit e “Hoxton Academy” janë gati të fillojnë punën me disa prej kompanive më të njohura shqiptare e ndërkombëtare në fushën e zhvillimit softuerik për dy vitet ardhshme./m.j

Next Post
Rezervimi i orarit të kolaudimit online/ Gonxhja: Eleminon spekulimet dhe sekserët që abuzonin me radhën

Rregulla te reja për patentat/ Gonxhja: Kush humbet të gjitha pikët, rikthehet në autoshkollë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

13-vjeçari në Shkodër terrorizon lagjen, dhunon bashkëmoshatarët dhe grabit të moshuarit

March 27, 2026
Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

Detajet, çfarë pritet të ndodhë nesër në mbledhjen e Ramës me kabinetin dhe grupin e PS? 

March 27, 2026
Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

Izraeli po ndërton 32 pika ushtarake brenda Rripit të Gazës

March 27, 2026
“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

“Ilir Meta në paraburgim pa asnjë dosje”/ Deklarata e zv.kryeministrit maqedonas, reagon Ambasada Shqiptare në Shkup

March 27, 2026
Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

Arben Meçe: Berisha përjashton kundërshtarët nga PD për të mbrojtur mitin e tij

March 27, 2026
Ambasada gjermane dënoi dhunën e PD, Berisha: Ne s’bëmë gjë! Dhunë përdori policia

Rezart Kthupi: Statuti i PD është ai që thotë Sali Berisha, jo ai i regjistruar në gjykatë

March 27, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etika e Frashërit dhe Gjadrit për ambicien?!

March 27, 2026
Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

Përplasja Trump–Netanyahu dhe frika për zgjerimin e konfliktit në luftën me Iranin

March 27, 2026
Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

Balla takim me zv.Presidentin e Parlamentit të Landit të Bavarisë: Mirënjohje për mbështetjen ndaj Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian

March 27, 2026
Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

Inteligjenca europiane: Rusia furnizon Iranin me dronë për sulme ndaj SHBA-ve dhe Izraelit

March 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In