Gazetari Artan Hoxha, teksa fliste për frikën e përsëritjes së një ’97-te të dytë në Shqipëri, ironizoi deklaratat e analistit Fatos Lubonja, i cili, në daljet e tij publike, ka shprehur qëndrimin se Rama largohet vetëm me dhunë.
Hoxha i ka bërë thirrje Lubonjës ta djegë pasaportën italiane dhe të vijë të djegë vendin.
Më tej gazetari u shpreh se në Tiranë ka vila dhe rezidenca që mbrohen me polici private.
“Për ata që flasin nëpër studio, janë ca që vijnë nga Firenze në Shkozë dhe thonë ta djegim vendin.
Ta djegim po hajde rri këtu, mos rri në Firenze, grise atë pasaportën dhe rri këtu.
Në Tiranë ka vila me rezidenca me polici private dhe shtetërore non-stop. Aty jetojnë edhe ata analistët që flasin për dhunë, kolegët tanë, kolegë i thënçin se janë oligarkët e medias”,-tha Hoxha.