Gazetari Artan Hoxha teksa foli për të shkuarën dhe të tashmen politike të krye bashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri, ka debatuar me zëdhënësin e fushatës së Fredi Belerit, Skerdjan Dhuli.
Hoxha, në emisionin “Të Pa ekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se Beleri nuk duhet te ishte fare kandidat për kryetar bashkie, pasi ka vrarë dy dëshmorë të atdheut dhe ka djegur flamurin shqiptar.
Po të mos ishte Rama, nuk kandidonte Fredi Beleri. Ai Fredi Beleri që ka duart me gjak. Ai qen bir qeni, ka djegur flamurin e Shqipërisë!
Ai qen bir qeni nuk duhet të ishte atje kandidat. Ka dy dëshmorë të atdheut. Mbylle ore gojën, pusho aty! Më lër të mbaroj, po flas unë.
Mbylle dhe qepe gojën, nuk të ndërhyra asnjë sekondë!
/a.r