• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Hoxha Hasan Tahsini, a do mundësohet gjetja e varrit të kryerilindasit?

by Java News
18/03/2016 16:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben ANDONI

Historianët shqiptarë të Arkivit Qendror do të shfrytëzojnë vizitën e Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ugur Unal për të shtrirë më tej kërkimet dhe bashkëpunimin e tyre. Një nga kërkesat e bashkëpunimit është ndihma për të gjetur fijet lidhëse që mungojnë prej vitesh, dekadash e shekujsh të veprës së shumë patriotëve. Kështu do kërkohet mes të tjerave dhe një informacion shtesë për dokumentet, veprën por edhe vendvarrimin e kryerilindasit shqiptar Hoxha Hasan Tahsinit, konfirmon për Javanews drejtori Gjet Ndoj.

Fati i keq i Hoxhës ishte nuk pati të afërm; kohët tashmë janë shumë larg; dhe njerëzit kanë qenë indiferentë me kulturën që kishin. Ndërkohë që edhe shteti shqiptar me strukturat e veta ka qenë i pazoti të organizohet, që të paktën t’i ngjallin kujtimin dhe të kishte qoftë edhe një tabelëz atje ku ka jetuar apo më shumë të dihej vendi i varrit.

Të gjithë këtë ndërmarrje, deri më tani, për të identifikuar e ka marrë përsipër një nga pinjollet e veta në Shqipëri, por që e vetme nuk bën dot më asgjë, pasi me shpenzimet e veta ka botuar një pjesë të krijimtarisë së tij. Hoxha Tahsini ishte Rilindasi me kulturën me të gjerë të përgjithshme dhe jo më kot ishte ngritur deri në postin e rektorit të Universitetit të Stambollit. Për shkak se i mungonin pinjollët iu grabitën dorëshkrimet, thotë Mehdi Frashëri, që e vlerësonte jashtëzakonisht.

Në retrospektivë, prej kohësh, janë intensifikuar marrëdhëniet mes arkivave qendrore të Shqipërisë dhe Turqisë. Falë kësaj marrëdhënie arkivat shqiptare arritën t’u marrin autoriteteve turke një pjesë të materialeve që lidhen me aktivitetin administrativ të perandorisë drejt Shqipërisë. Ato përmblidhen në 57 tahiret (regjistra). Regjistrat, si quhen sot, janë pjesë specifike e 980 syresh për të gjithë perandorinë dhe që përmbajnë të dhëna bazike për veprimtarinë në vendin tonë.

tahsin

Së fundmi, në një takim në Stamboll, mbështetur edhe nga TIKA, struktura turke për promovimin e kulturës vendase, drejtori shqiptar ka pasur mirëkuptimin e palës turke dhe respektivisht Drejtorit të Përgjithshëm të Arkivave të Turqisë z. Ugur Unal dhe nëndrejtorit z. Sebahattin Bayram, që kanë krijuar lehtësirat për fillimin e hartimit të modaliteteve nga ku duhet të fillohet nga puna me shfrytëzimin e arkivave për dokumentet e tjera historike dhe shumë probleme të interesit reciprok.

Ndërkohë që të dy vendet do të shkëmbejnë specialistët në mënyrë që të krijohet një trafik shkëmbimi elektronik i materialeve, si edhe për t’u hapur studiuesve një rrugë të re dhe shumë efikase por edhe bashkëpunimin e ndihmën reciproke.

Por, rëndësia për të identifikuar më tej veprën e Hoxha Tahsinit ishte se ai përbën një figurë vërtetë të shquar dhe ende të panjohur. Statura e tij plotësohej me faktin se ai njihte shumë mirë filozofinë, Platonin, Aristotelin, Heraklitin, Empedoklin, Parmenidin, Sokratin, Demokritin, Epikurin dhe deri Avicenën, Xhordano Brunon, Galileun, Dekartin, Bekonin etj… I dhënë shumë pas astronomisë dhe kozmozgonisë dhe krejt ndryshe nga pothuaj të gjithë ekipi i madh i Rilindjes, ai njeh shumë mirë dhe shkencat ekzakte. Dituria e tij çan shtigje dhe ai shkon deri te poezia kozmogonike. Pa asnjë dyshim, ky është nga ai lloji i enciklopedistit me të cilin do mund të krenohej çdo vend.

Next Post

BE -Turqi arrijnë në një marëveshje për emigrantët, ja detajet e planit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

VIDEO / Ambasadorja e SHBA në Athinë, vizitë ‘misterioze’ në Kryeministri tek Rama

March 12, 2026
AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

AKU sekuestron 738 kg mish pule të KMY-së dhe 329 kg djathë në Tiranë

March 12, 2026
Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

Votimi për Ballukun, reagon Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij

March 12, 2026
Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

Bardhi pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për Ballukun: Rama shpalli fajtore drejtësinë

March 12, 2026
“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

“Nëse Kosova është në kërcënim, është edhe Shqipëria”, Rama për median turke: S’kemi plan B për anëtarësimin në BE

March 12, 2026
Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

Ambasada holandeze reagon pas votimit për Ballukun: Drejtësia të mos pengohet!

March 12, 2026
Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

Misteri që shqetëson Tajvanin: Pse Kina ka larguar avionët e luftës prej 2 javësh?

March 12, 2026
“Rikthejmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar”, Berisha do të zhbëjë Vettingun: Procesi duhet të rishikohet

“Berisha, agjent i rusëve dhe serbëve”, avokati: SPAK ka rënë në lojën e PD

March 12, 2026
“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In