• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Hotelet me 5 yje do të përjashtohen nga taksat për 10 vite

by Java News
29/08/2017 12:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rritja e cilësisë së shërbimeve në sektorin e turizmit do të jetë në qendër të vëmendjes së qeverisë së re të drejtuar nga Kryeministri Rama gjatë mandatit të dytë.

Në këtë drejtim, Kryeministri Edi Rama gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët nga Llogaraja bëri të ditur se për të gjitha hotelet me 5 yje do të hiqen taksat për një periudhë 10 vjeçare.

 “Po bëjmë një paketë të re. Do të vendosim një incentivë. Kush merr operim me 5 yje midis 30 brandeve ndërkombëtare të mos ketë asnjë taksë për 10 vite”, deklaroi Rama.

Sipas tij, nuk ka sot një fasilitet në Shqipëri që të ketë 5 yje, përveç një subjekti në Tiranë.  Kjo incentivë, theksoi ai, do të shkojë për të gjitha investimet që janë në zhvillim, por edhe për ato që duan të adoptohen. Rama la mundësi të hapur për përfshirjen në këtë incentivë edhe për hotelet me 4 yje.

Duke vijuar me paraqitjen e objektivave të qeverisë për zhvillimin e turizmit, Kryeministri po ashtu informoi se të gjitha hotelet që operojnë në vend përgjatë bregdetit do t’u duhet të vendosin impiantin e përpunimit të ujrave të zeza brenda muajit maj, në të kundërt do të ndalohet hapja e tyre.

Zhvillimi i infrastrukturës rrugore përgjatë vijës bregdetare nga jugu në veri ishte një tjetër objektiv të cilin Rama e ndau me gazetarët. Sipas tij, do të ndërtohet një aks rrugor turistik, që do të jetë gjurmë e re, që lidh Llogaranë me Himarën. Kjo rrugë, theksoi ai, do të bëjë të mundur edhe ripërtëritjen e fshatrave të kësaj zone.

Rruga e Thethit, dhe një rrugë e re që lidh Shëngjinin me Velipojën, duke bërë të mundur kështu lidhje të shkurtër me Malin e Zi, janë dy projektet e tjera që pritet t’i japin hov turizmit, të prezantuara këtë të martë nga Kryeministri. /b.d

Next Post
40% e grave janë me depresion dhe ankth

40% e grave janë me depresion dhe ankth

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

Bylykbashi: Kuvendi t’i hapë rrugën SPAK për Ballukun. Çdo vendim tjetër është goditje për integrimin dhe…

March 12, 2026
VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

VIDEO / Votimi për imunitetin e Ballukut, mungojnë 3 socialistë. Balla ruhet me gardist

March 12, 2026
FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

FOTOLAJM / “Erë lufte?” Nëndetësja turke mbërrin në Durrës në kulmin e luftës në Iran

March 12, 2026
Tregjet e naftës në pritje të reagimit të Iranit

Çmimi i naftës rritet mbi 100 dollarë për fuçi, tensionet në Lindjen e Mesme ndikojnë tregjet

March 12, 2026
Bylykbashi: 34 mijë personave iu refuzua kërkesa për t’u regjistruar si votues nga jashtë

Bylykbashi lexon raportin e PD për Ballukun: Kuvendi nuk bën shqyrtim ligjor!

March 12, 2026
Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

Berisha në dyert e Parlamentit: Qytetarët kërkojnë sot dorëheqjen e Ramës

March 12, 2026
“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

“Dorëheqje”, PD me pankarta në sallë, jashtë protestë! PS pritet të rrëzojë kërkesën e SPAK

March 12, 2026
LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

LIVE! Nis seanca për Ballukun! PD në protestë: Mazhoranca po kthehet në mburojë të korrupsionit

March 12, 2026
“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

“Njohim progresin në reformën gjyqësore”, Ambasada Britanike: Imuniteti parlamentar nuk duhet të…

March 12, 2026
Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

Shkatërroi me eksploziv një automjet në Bulqizë 8 vite më parë, ekstradohet nga Spanja 48-vjeçari

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In