• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Horrori në Palasë, e ëma e djalit tenton dy herë vetëvrasjen

by A R
19/08/2016 08:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një shok i vërtetë nuk ka qenë vetëm vrasja e fëmijës 12-vjeçar, por edhe mënyra se si iu mor jeta e tij. Familja Zariu në lagjen “1 Maji” në qytetin e Fierit përcolli për në banesën e fundit djalin e vogël të saj, të masakruar nga kushëriri me probleme mendore. Në vilën 4-katëshe të familjes Zariu në Fier është bërë si “shtetrrethim”. Askush nuk të lë të depërtosh brenda saj, sidomos nëse je pjesë e medias. Personi i vetëm që arrin të flasë është një kushërirë e largët e familjes.

“Nuk është e mundur të futesh brenda. Gjendja është shumë e rëndë. E ëma e djalit nuk di gjë se si i ka ikur i biri nga kjo jetë. Ajo e di që dikush e ka qëlluar me gur në kokë dhe ai ka vdekur. Nuk e ka marrë vesh të vërtetën e shkreta ajo”, shprehet kushërira për “Panorama”.

Për këtë arsye, të afërm të familjes Zariu mundohen që të mbajnë larg çdo person, prej të cilit nëna Brunilda mund të mësojë të vërtetën e dhimbshme. Kushërira tregon se e ëma e viktimës është në gjendje shumë të rëndë psikologjike.

Prej saj mësohet se në dy raste ajo është penguar në çastin e fundit për të mos realizuar tentativën për të vrarë veten, duke u hedhur nga ballkonet e shtëpisë. Ceremonia mortore e përcjelljes së viktimës Andrea Zariu në banesën e fundit u bë në orën 12:30.

Në ceremoni ishin të pranishëm shumë banorë të fshatit Palasë, aty ku iu mor jeta 12- vjeçarit Andrea. Viktima ishte djali i vogël i familjes së Platon Zariut. Ndërsa djali i madh është 18 vjeç.

Në vilën 4-katëshe nga u përcoll dje 12-vjeçari jetonin deri dy ditë më parë gjyshërit e tij, pasi familja Zariu banonte në Greqi. Ata kishin ardhur për pushimet e verës, ku kishin qëndruar në fshatin e nënës së Andreas, në Palasë, afër detit.

Pikërisht në këtë fshat kishte dashur të qëndronte edhe disa ditë të tjera fëmija i vogël, te gjyshërit nga e ëma, pa e menduar as ai vetë, por as familjarët e tij për të keqen që do t’u pllakoste.

Megjithëse autorin e njihnin si person me probleme, në asnjë moment nuk ua merrte dot mendja se pikërisht ai do të bëhej tmerri i familjes së tyre. / panorama

Next Post
Horoskopi i përputhshmërisë, ja me cilën shenjë shkoni

Horoskopi i përputhshmërisë, ja me cilën shenjë shkoni

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

Pas prostitucionit dhe kokainës, “Daily Mail” zbulon biznesin e ri kriminal të shqiptarëve në Angli

March 2, 2026
Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

Ambasada amerikane në Bahrein: Grupet terroriste po planifikojnë të godasin qytetarët tanë

March 2, 2026
“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

“Po pija kafe 300 metra larg vendit ku ra bomba”, sipërmarrësi shqiptar rrëfen momentet e sulmit në Dubai

March 2, 2026
Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

Përshkallëzimi në Lindjen e Mesme/ Rritet ndjeshëm çmimi i naftës mes frikës për mbylljen e Ngushticës së Hormuzit

March 2, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Qeveria ndryshoi e gjitha për të ruajtur gjithçka ajo ishte

March 2, 2026
A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

A është Mbretëria e Bashkuar shënjestër e Iranit? Ja si përgjigjet sekretarja e jashtme britanike pas sulmit me dron në bazën e Qipros

March 2, 2026
Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

Punime në rrugët lidhëse të Llogarasë, ARRSH: Sot shpërthim i kontrolluar në drejtim të Palasës

March 2, 2026
Dita e Kujtesës për viktimat e Holokaustit, Begaj: Shqiptarët mbrojtën hebrenjtë me guxim dhe solidaritet

582-vjetori i Besëlidhja e Lezhës, Begaj: Dita kur triumfoi bashkimi mbi përçarjen

March 2, 2026
E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

E dënuar me 10 vjet burg në Gjermani për drogë, kapet 19-vjeçarja në Tiranë

March 2, 2026
Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

Bilanci tragjik i përshkallëzimit, harta e viktimave në Lindjen e Mesme pas sulmeve të fundit

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In