Autoritetet në shtetin perëndimor të Meksikës, Colima raportojnë se kanë gjetur 50 trupa të tjerë në varre të fshehta, vetëm një javë pasi u zbuluan 19 kufoma në atë zonë.
Prokurori i shtetit Colima thotë se trupat u gjetën shumë afër zonës ku u gjetën varret e para javën e kaluar.
Ndërsa kanë nisur përpjekjet për identifikimin e trupave. Sipas autoriteteve disa prej trupave janë varrosur të paktën 5 vite më parë.
Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, Colima kishte shkallën më të lartë të vrasjeve në Meksikë në 2017, me 113 vrasje për 100.000 banorë.
E.Xh./