Demi
Në këtë vit të ri që ka nisur jepini rëndësi krijimeve tuaja. Për aq kohë sa nuk tregoheni mirënjohës për çfarë keni, nuk do merrni kurrë mjaftueshëm. 2023 është viti për t’u përmbushur emocionalisht dhe financiarisht përnjëherë.
Demi
Ky është viti për t’u dashuruar me veten. Kur bëhet fjalë për çështjet e zemrës, ju kërkohet të merrni iniciativën. Tregojini njerëzve se çfarë mendoni dhe si ndiheni pavarësisht frikës së refuzimit. Diçka na thotë se gjërat do të rezultojnë më mirë nga sa e imagjinoni!
Binjakët
Sfidat ju kanë bërë mirë. Dhe këtë vit, ju kërkohet të mbani mend të gjitha mënyrat në të cilat keni triumfuar mbi demonët tuaj të brendshëm dhe të jashtëm. Ju keni forcën dhe guximin për të kapërcyer pengesat e vendosura në rrugën tuaj tani. Pra, sa herë që e gjeni veten ngushtë, merreni si një mësim. Oh, dhe një gjë tjetër! Nëse jeni çift, prisni momente pasiononte në vijim.
Gaforrja
Merrni frymë dhe largohuni nga dramat. Tani e tutje do të shkojë mirë, optimizmi juaj do të rikthehet. Mos harroni, ajo buzëqeshja në fytyrën tuaj është ngjitëse dhe ju jeni në vendin e duhur.
Luani
Bëni vepra të mira për familjen, të afërm e miq. Asgjë nuk kalon pa u vënë re dhe padyshim do t’ju kthehet shumëfish. Në të njëjtën kohë, mos bëni gjëra për të tjerët me synimin që t’i merrni mbrapsht. Në një farë forme ju po i falni dashurinë tuaj Universit.
Virgjëresha
E kuptojmë, Virgjëreshë. Këto muaj e fundit kanë qenë si mos më keq për ju. Por energjia do kthehet tek ju, mos kini frikë të rrini vetëm. Por mos refuzoni ndihmë nga të tjerët nëse ua ofrojnë.
Peshorja
Jeni aty ku supozohet të jeni. Lidhuni sa më shumë me elementin e ujit. Shkoni për të notuar nëse keni mundësi ose bëni një banjë rituale në shtëpi. Dëgjimi i muzikës meditative do ju bëjë të ndiheni shumë mirë. Mos e mbani mendjen vetëm tek puna!
Akrepi
Shërimi ka të bëjë me vetëdijen. Ndërgjegjësohu! Detyra juaj këtë javë është të pyesni veten si mund ta ktheni dhimbjen në fuqi dhe plagët në mençuri?’ Në të njëjtën kohë, kultivoni qetësinë. Praktikoni heshtjen. Përgjigjet që po kërkoni do të dalin papritur.
Shigjetari
Sot, kartat po ju inkurajojnë të hiqni dorë nga e kaluara dhe të gjitha historitë që lidhen me të. Hapni zemrën dhe mos i largoni njerëzit që keni më afër jush. Ata ju duan për atë që jeni.
Bricjapi
Këtë javë do të qartësoheni mbi shumë të vërteta. Ju do të bëni atë që dëshironi shumë shpejt dhe padyshim do merrni atë që realisht meritoni në çdo aspekt.
Ujori
Javët e ardhshme do të testoheni. Do të përballeni me ca momente të vështira por tregohuni të butë me veten.
Peshqit
Ju jeni njerëz pasionantë por kjo nuk mjafton që të jeni të suksesshëm në punë apo projekte të tjera që merrni përsipër. Sa më pak egocentrikë të jeni në këtë kohë, aq më shumë do të lulëzoni.