• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi për javën e fundit të shtatorit, këto janë shenjat më me fat

by
24/09/2021 16:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Bëni shumë kujdes me mënyrën si shpreheni këtë javë. Zgjidhini me kujdes fjalët dhe mos veproni me instinkt. Vetëm kështu do të arrini të shpëtoni një lidhje si në aspektin profesional edhe në atë personal. Pozicionimi i pafavorshëm i Mërkurit jua bën të vështirë komunikimin me të tjerët. Ditët me fat do të jenë e marta, e mërkura dhe e enjtja, sepse edhe Hëna do të kthehet nga shenja juaj.

Demi

Këtë javë nuk do ta keni mbështetjen e Venusit dhe problemet e zemrës do t’ju thithin të gjitha energjitë. Strategjia më e mirë për të rifituar qetësinë do të ishte që gjërat e rëndësishme t’i lini për të premten dhe të shtunën, sepse do ta keni Hënën në shenjë. Përfitoni që gjatë atyre ditëve të organizoni diçka me partnerin, të shkoni diku ku mund të jeni të qetë, larg problemeve të përditshme dhe të bëni me të biseda të sinqerta.

Binjakët

Java nuk do të fillojë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse Hëna është në pozicion të pafavorshëm. Por, të martën, të mërkurën dhe të enjten gjendja do të përmirësohet dhe do t’ju kthehet sërish humori. Mërkuri do t’ju favorizojë që të keni sukses si në jetën personale edhe në atë profesionale. Të dielën Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe ju mund të merrni një lajm të mirë.

Gaforrja

Me Venusin në shenjën tuaj, do të arrini të thyeni shumë zemra. Ata që kanë një marrëdhënie të konsoliduar do të përjetojnë një moment të veçantë në aspektin sentimental. Situata nuk do të jetë po kaq e mbarë në aspektin profesional, sepse Mërkuri nuk ju favorizon dhe do të hasni vështirësi, sidomos të martën, të mërkurën dhe të enjten. Në fundjavë, përkatësisht të premten dhe të shtunën, gjendja do të përmirësohet.

Luani

Për fat të keq, marrëdhënia me partnerin vazhdon të mos jetë në rrugë të mbarë. Venusi në pozicion të pafavorshëm e bën situatën edhe më të nderë, aq sa do të ndjeni dëshirën që të rrini vetëm. Ndërsa Mërkuri i kthyer nga shenja juaj do t’ju favorizojë që të keni takime dhe të reja interesante, sidomos gjatë pjesës së parë të javës. Të premten dhe të shtunën do të ndiheni disi nervozë.

Virgjëresha

Të hënën atmosfera do të jetë paksa e nderë për të lindurit në shenjën e Virgjëreshës. Hëna do të largohet nga shenja juaj dhe do të jeni në humor të keq. Do t’ju duhet të prisni fundjavën që të rifitoni energjitë e humbura. Gjithçka do të shkojë më së miri në aspektin e ndjenjave, sepse Venusi është në anën tuaj. Edhe nëse do të keni momente acarimi me partnerin, do të arrini ta gjeni sërish qetësinë në çift.

Peshorja

Me Mërkurin në shenjë, gjithçka mund të ndodhë. Ju presin të papritura, sidomos në aspektin profesional. Do të jeni gjithmonë në avantazh. Bëni vetëm kujdes që të mos lodheni së tepërmi, sidomos të martën, të mërkurën dhe të enjten, që mund të rezultojnë ditë stresuese. Vajzat që janë beqare këshillohet që t’i mbajnë sytë hapur, sepse në fundjavë parashikohet të kenë takime interesante.

Akrepi

Venusi, i cili do të jetë në shenjën tuaj edhe për këtë javë, do t’ju dhurojë dashuri, pasion dhe ndjenja të zjarrta. Për beqarët parashikohen takime emocionuese, sidomos në fillim të javës. Në fundjavë, Hëna e kthyer në pozicion të pafavorshëm mund të ndikojë që të krijohen tensione dhe që të ndiheni në humor të keq. Nëse do të lini një takim të rëndësishëm, shtyjeni më mirë për të dielën.

Shigjetari

Keni shumë projekte në kokë, por nuk jeni të përqendruar askund në veçanti. Mërkuri në shenjë ju ndihmon të përqendroheni dhe të vendosni rregull në jetën tuaj. Kësisoj do të ndiheni më të fortë dhe më të sigurt se më parë. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më me fat dhe do t’ju hapen shumë dyer. Bëni kujdes ditën e diel, sepse Hëna do të largohet nga shenja juaj dhe mund të ndiheni në humor të keq.

Bricjapi

Në këtë periudhë gjërat nuk po ecin dhe aq mbarë në aspektin profesional. Përgjegjës për këtë është Mërkuri, i cili është vendosur në pozicion të pafavorshëm dhe jua ndërlikon raportin me shefat dhe kolegët, duke ju krijuar pengesa në rrugën tuaj. Mos u shqetësoni, sepse shumë shpejt gjendja do të ndryshojë. Kushtojini rëndësi ndjenjave, sepse me Venusin në shenjë gjithçka në aspektin sentimental do të shkojë mirë.

Ujori

Ju pret një javë e mbushur me risi, gjatë së cilës do të keni raste të shumta për sukses. Mërkuri në shenjën tuaj do t’ju favorizojë për takime interesante. Për fat të keq, këtë javë Venusin nuk do ta keni aleat, duke ju krijuar kësisoj ndërlikime dhe tensione në aspektin sentimental. E marta, e mërkura dhe e enjtja do të jenë ditë të mbara me Hënën në shenjë. E premtja dhe e shtuna nuk do të rezultojnë pozitive.

Peshqit

Këtë javë do të ndërgjegjësoheni për faktin se keni në krah një njeri të veçantë, të cilin ndoshta e keni nënvlerësuar ose e keni lënë pas dore. E premtja dhe e shtuna do të jenë të mbushura me emocione dhe për ndonjërin prej jush edhe drithëruese. E hëna do të jetë një ditë e mbarë, sepse Hëna do të kthehet nga shenja juaj dhe ju do të merrni përgjigjet pohuese që i prisnit prej kohësh.

/b.h
Next Post
Murrizi del me propozim ekstrem: Të ikin Berisha dhe Basha, atëherë shpëton PD

Yuri Kim pas takimit me Bashën: Nga SHBA direkt në PD, demokracia është një parti opozitare që lulëzon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

Mes SHBA-së, NATO-s dhe BE-së, cilën zgjedhin shqiptarët? Zbardhen rezultatet e sondazhit

April 6, 2026
“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

“Paguhem në Iran, por nuk marr dot rrogën”, Jasir Asani thyen heshtjen: Futbolli i padrejtë

April 6, 2026
“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

“Ju shpall zyrtarisht burrë e grua”/ Mateo dhe Brikena shkëmbejnë unazat, banorja: Dua të jem përgjithmonë me ty

April 6, 2026
“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

“Jemi bërë si Bjellorusia”, Shehi: Opozita nuk prodhon më njerëz, ja si fitohen zgjedhjet

April 6, 2026
Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

Shqipëria në negociata intensive për t’u integruar në BE, sondazhi: 65.2 % besojnë te Rama, 2030 afat realist

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

Izraeli urdhëron evakuimin masiv të 40 fshatrave në Liban

April 6, 2026
Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

Artemis II thyen rekordin e Apollo 13, astronautët arrijnë distancën më të largët nga Toka

April 6, 2026
Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

Zgjedhjet vendore 2027, Muça: Opozita duhet të ketë kandidatin për Tiranën në tavolinë

April 6, 2026
Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

Krizë nafte në disa aeroporte italiane, Berberi: Avionët e linjës Tiranë-Brindisi, duhet të pajisen me karburant edhe për kthim! Nëse ‘Hormuzi’ nuk hapet…

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In