• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi për ditën e fundit të muajit, 31 Tetor 2019

by Java News
31/10/2019 11:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Njihuni me parashikimin e astrologut të famshëm italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është horoskopi për ditën fundit të muajit, e enjte 31 tetor 2019.

Dashi
Gjërat po shkojnë drejt përmirësimit. Pas disa ditësh të komplikuara, kjo e enjte do t’ju japë disa momente qetësie dhe relaksi. Përfitoni nga kjo periudhë pozitive, veçanërisht në aspektin sentimental. Yjet ju këshillojnë që të fokusoheni tek e ardhmja juaj dhe të mos keni frikë dhe pasiguri për të hedhur hapa të rëndësishëm përpara. Muaji që vjen do t’ju gjejë në formë të shkëlqyer. Lajme të mira në punë, ku do të përfitoni rezultatet e angazhimit tuaj. Nëntori do të jetë me fat edhe për beqarët.

Demi
Sot do të bëni një rezyme të muajit që shkoi dhe do të ndjeheni të kënaqur me rezultatet që keni arritur. Ka qenë një muaj i vështirë, mes problemeve në punë dhe pakënaqësive në aspektin sentimental, por ju ja dolët mbanë për t’i kaluar me sukses këto pengesa. Përfitoni nga kjo ditë për të rimbushur bateritë tuaja dhe të karikoheni me energji të reja. Përgatituni për zhvillime të rëndësishme në nëntor. Shikoni të ardhmen tuaj me optimizëm, për ta filluar muajin me këmbën e djathtë.

Binjakët
Ditën e sotme mund të jeni nervozë. Ka shumë arsye që mund t’ju bëjnë të jeni të shqetësuar, por yjet ju këshillojnë të mos e humbni durimin. Kohët e fundit keni qenë gjithmonë të gatshëm të luftoni për disa gjëra që i përkasin të shkuarës, por e mira është ta lini atë të shkojë. Sa i përket dsahurisë, nëse keni pasur një krizë kohët e fundit, ky është momenti i duhur për të dialogur me partnerin/partnerin dhe të pajtoheni.

Gaforrja
Ju pret një ditë e shkëlqyer në aspektin profesional. Pas angazhimeve të shumta që keni pasur në punë, tashmë ka ardhur momenti i duhur për të shijuar rezultatet. I gjithë mundi juaj më në fund do të shpërblehet. Nëse mund të hasni pengesa të papritura, mos hezitoni të kërkoni ndihmën e miqve dhe kolegëve. Lajme të mira do të ketë edhe në dashuri, si për çiftet, ashtu edhe për ata që janë beqarë.

Luani
Në aspektin sentimental, dita e sotme do të jetë e mbushur me luhatje. Keni kaq shumë arsye për të qenë të lumtur, por po aq sa edhe të zemëroheni me të gjithë. E keni ju në dorë të zgjidhni nëse dëshironi ta shihni gotën gjysmë të plotë apo gjysmë të zbazët. Yjet ju këshillojnë që të jeni më optimistë dhe çdo gjë do të përmirëspohet. Sa i përket aspektit profesional, mund të bëni disa ndryshime të rëndësishme për mirë.

Virgjëresha
Kjo e enjte mund të jetë një pikë kthese për ju. Megjithatë, duhet të tregoni kujdes maksimal me strategjinë që do të zgjidhni për të vepruar. Bëni kujdes me xhelozinë, pasi mund t’ju krijojë probeme të mëdha nëse jeni çift. Duhet të gjeni më tepër kohë për të afërmit tuaj, veçanërisht familjen. Përpiquni t’i bëni të lumtur të gjithë ata që ju duan, por së pari filloni me veten tuaj.

Peshorja
Keni ende disa probleme që duhen zgjidhur, disa prej të cilave kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. Përpiquni ta menaxhoni më mirë kohën tuaj, që të mos keni probleme me të ardhmen. Pranoni këshillat e atyre që kanë më shumë përvojë jetësore se ju, si prindërit, miqtë, kolegët etj. Më pas veproni në përputhje me rrethanat. Yjet ju këshillojnë të shoqëroheni me persona që ju bëjnë të ndiheni mirë.

Akrepi
Kjo e enjte do të jetë një ditë mjaft pozitive për ju, ku do të ndiheni të lumtur dhe në formë të shkëlqyer. Arsyeja mund të jetë një person i veçantë që është rikthyer tek ju dhe i jep ngjyra të tjera jetës tuaj. Për disa të tjerë mund të ketë edhe rezultate të shkëlqyera në punë, të cilat mund t’ju bëjnë të ndiheni entuziastë dhe të kënaqur me veten. Përfitoni maksimalisht nga kjo periudhë pozitive.

Shigjetari
Ndonëse do t’i keni yjet në anën tuaj, këtë të enjte do të keni shumë angazhime dhe do të jetë një ditë e lodhshme. Mund të përballeni me disa pengesa, si në familje ashtu edhe në punë. Megjithatë, përvishni mëngët dhe demonstroni aftësitë tuaja dhe shumë shpejt gjërat do të zgjidhen në mënyrën më të mirë të mundshme. Nëse veproni kështu, në fund të ditës do të ndiheni të kënaqur dhe do të arrini rezultatet që dëshironi.

Bricjapi
Ju pret një ditë tepër e vështirë sot! Në dashuri, mund të humbni durimin tuaj me partnerin/partneren, pas disa sjelljeve të diskutueshme. Në punë, mund të jeni të lodhur nga disa kolegë, të cilët pretendojnë se janë miqtë tuaj, por në momente të caktuara ua punojnë pas shpine. Edhe në familje do të keni disa probleme për të zgjidhur. Yjet ju këshillojnë të qëndroni të fortë dhe të përballeni me gjithçka. Mos u shqetësoni, yjet do të jenë në anën tuaj dhe do t’ju mbështesin.

Ujori
Yjet ju ftojnë të jeni më optimistë! Jeni mësuar të ankoheni për gjithçka, sidomos me kolegët në punë. Mundohuni të pajtoheni me disa njerëz, me të cilët i keni prishur raportet dhe mos shikoni në gjithçka anët negative. Nëse do tërpiqeni ta shihni botën me më shumë optimizëm, do të zbuloni se keni shumë arsye për të dhuruar një buzëqeshje më shumë. Kushtojini më shumë vëmendje dhe kohë njerëzve tuaj të dashur.

Peshqit
Kjo e enjte do të jetë një ditë e lodhshme, ku mund të ndiheni të rraskapitur. Shkak mund të jenë angazhimet e shumta në punë, ose problemet që keni pasur në aspektin sentimental. Do të keni një dëshirë të madhe për të sfiduar gjithçka dhe të filloni nga e para. Mirëpo, në situatën në të cilën ndodheni, kjo gjë nuk është e mundur për fat të keq. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se nuk duhet të luftoni për të përmirësuar konditat tuaja.

Next Post
VIDEO/ Momenti kur policia arreston djalin e “El Chapo”-s dhe e detyron të thërrasë vëllain e tij që të ndalojnë sulmin ndaj ushtarëve në betejën që la 13 të vdekur

VIDEO/ Momenti kur policia arreston djalin e "El Chapo"-s dhe e detyron të thërrasë vëllain e tij që të ndalojnë sulmin ndaj ushtarëve në betejën që la 13 të vdekur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

Era e fortë rrëzon pishat në rrugën Vlorë-Zvërnec, bllokohet qarkullimi për automjetet, ndërhyjnë forcat zjarrfikëse

January 25, 2026
Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

Censi i Bujqësisë/ BIRN: Qeveria bën gati nismën për të dhënat e ekonomisë rurale

January 25, 2026
21 janari, truku shihet, por nuk është!

21 janari, truku shihet, por nuk është!

January 25, 2026
“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

“Lëshova njerëz në vitin që lamë pas…’, rrëfimi i Grida Dumës për jetën personale: Kam ndalur së bëri …

January 25, 2026
Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In