• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi/ Meri Shehu parashikon një javë ‘të nxehtë’, cilën shenjë e vlerëson me 4 yje

by Java News
05/06/2023 20:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kalimi i Afërditës, planetit të dashurisë në shenjën e Luanit do të sjellë lajme të mira për shenjat por fillimisht do duhet që të bëjmë kujdes në tre ditët e para të javës. Një tjetër lëvizje planetare do të vështirësojë disi situatën dhe do të sprovojë disi shenjat.

Në parashikimin javor nga Meri Shehu në emisionin “Rudina”, asnjëra prej shenjave nuk arrin të marrë 5 yjet ndërsa duket se Shigjetarët do vazhdojë t’i ndjekë fati i mirë pas kryesimit të renditjes mujore.

Meri Shehu: Sot hyn Afërdita në Luan dhe kjo është një nga prurjet më të bukura të verës sepse është në shenjën e dashurisë, bukurisë, madhështisë, luksit, gëzimit, dhurimit, haresë, fëmijëve dhe sjell një gëzim. I prek të gjitha shenjat sepse të gjithë e kemi diku në hartën astrologjike Luanin. Tre ditët e para Afërdita përballet me Plutonin në Ujor që do të thotë se kalojmë nga një pasion i madh, nga një sprovë e madhe për të merituar dashurinë e madhe ose më të sinqertën.

Mund të na vihen përballë tundime, joshje, provokime dhe në fund fare do të shihet se sa ne apo të dashurit tanë i kemi rezistuar këtyre gjërave dhe të arrijmë pastaj të shohim çift ose tek dashurinë ose Afërditën në Luan. Këtë javë futet edhe Mërkuri në Binjak që do të thotë se komunikimi do të jetë shumë i mirë, i këndshëm dhe do të na japë një ajër të freskët në marrëdhëniet tona në përgjithësi.

Dashi – 3 yje

Afërdita në Luan i jep një sharm, një gëzim, dëshirë për të shijuar jetën, për të dalë, për t’u argëtuar, është në shenjën e dashurisë për Dashët. Këto tre ditët e para do të vihen direkt në sprova të mëdha,  personale, sociale, mund të kemi thashetheme, gjëra që i prekin në identitetin e tyre. Do kalojnë një krizë personale pastaj do qetësohen në fund të javës.

Demi – 2 yje

Janë në katërkëndësh direkt me Luanin, Afërdita do bëjë një lidhje të vështirë me Jupiterin në Dem dhe do sprovohen në çështje familjare, në investime biznesesh familjare ose në marrëdhënie me njerëzit e afërt. Duhet të marrin parasysh se çfarë kanë e çfarë mungon.

Binjakët  – 3 yje

Mërkuri në shenjën e tyre do bëjë të fillojnë komunikimin, jetën personale, bashkëpunimin, udhëtime dhe Afërdita në Luan nuk është e keqe, marrin një energji të mirë, promovime e propozime. Tre ditët e para mund të kenë një tradhti në lidhje me biznesin ose çështjet ligjore.

Gaforrja – 1 yll

Është një nga shenjat që do të shpenzojnë më shumë ose do vihet përballë një tundimi për të dhënë para. Do përdoren ose do përdorin të tjerët por futen në një tunel të errët sa i përket shpenzimeve ekonomike. Një pasion i madh i fshehur diku iu del papritur në zemrën e tyre ose që mendonin se i kishin vënë kapakun, por s’është mbyllur mirë e i vë përballë një sprove shpirtërore.

Luani – 3 yje

Kurorëzohen Luanët me Afërditën, mbretëreshën e bukurisë dhe dashurisë në shenjën e tyre dhe të ekonomisë, por tre ditët e para do kenë partneritete të vështira, sprova të vështira para se të arrijnë ta shijojnë. Mund të kenë ndarje në çift, keqkuptime, xhelozira dhe kujdes në partneritete e bashkëpunime.

Virgjëresha – 2 yje

Kanë prapaskena në lidhje me punën dhe jetën personale me Afërditën në Luan. Afërditën, në tre ditët e përparme ose të mbrapme e kanë më shpirtërore, më të fshehtë dhe të paqartë për ta deklaruar ndjenjën e tyre. Kujdes në ekonomi. Në jetën që ka të bëjë me punën, shtetin, ligjin do ecin shumë mirë dhe aty duhet të fokusojnë energjinë, tek puna dhe udhëtimet.

Peshorja – 3 yje

Janë një nga shenjat që favorizohen shumë nga Afërdita në Luan, marrin drejt për së drejti këtë energji, do ndihen mirë. Të kenë kujdes në çështjet ekonomike, ligjore ose në dashuri mund të përjetojnë ca dramaticitete 3 ditët e para ose keqkutpime dhe t’i çojnë gjërat në ekstrem, erotikë ose xhelozi ekstreme.

Akrepi – 3 yje

Do merren shumë me kontaktet me jashtë, dashuritë që i kanë lënë përgjysmë jashtë, njohjet por që fillimisht do ndiejnë sikur është e paarritshme, e pakontrollueshme por iu hapet një rrugë shumë e madhe, udhëtime dhe kontakte e njohje,fejesa e martesa për ata që nuk janë martuar, me dikë të huaj ose diku jashtë që iu ndrin ylli edhe njëherë sa i përket jetës erotike dhe ekonomike.

Shigjetari  – 4 yje

Afërdita në Luan është një faktor shumë frymëzues, shumë pozitiv në dashuri, në ekonomi, në gëzim, dalje, udhëtime, relacione, partneritete. Sado këto 3-4 ditët e para do jenë nervozë, të paqartë, duket sikur duan të tradhtojnë gjithë botën për dëshirat që nuk u janë plotësuar, do e marrin veten. Do dalin me anën e tyre më të mirë pas të mërkurës dhe do e shijojnë si ata, ashtu dhe njerëzit rreth tyre.

Bricjapi – 3 yje

Do shikojnë një mundësi të mirë ekonomike që iu mohohet 3 ditët e para nga një bashkëpunim, ndarje  në martesë nuk marrin dot atë që pretendohet nga të tjerët. Nga mesi i javës e tutje iu hapen punët, iu çlirohen çeqet ose llogaritë dhe investojnë shpirtërisht dhe i bëjnë gjërat me dashuri.

Ujori – 3 yje

Janë katalizatori që do vërë në sprovë të gjithë shenjat e tyre. Demët, Luanët, Afërdita në Luan përballë Ujorit direkt. Do jetë kriteri i vërtetësisë apo arti i të qenit mirë me veten. Po nuk aprovoi Ujori një  marrëdhënie ose çek, është e pamundur të ecë përpara bashkëpunimi dhe marrëdhënia.

Peshqit – 3 yje

Do finalizojnë një punë shumë të këndshme që ka të bëjë me artin, me të bukurën, femrën, dashurinë, me teatrin. Do shpenzojnë shumë për ta arritur sepse shijet janë shumë të forta dhe të shtrenjta. Këtu ndoshta do çalojnë tre ditët e para por do i gjejnë burimet financiare për ta realizuar.

Këshilla e fundit e astrologes është të keni kujdes sepse do të jetë një “javë mëkatare”.

Next Post
Marrëdhëniet Shqipërisë me fqinjin jugor, flet profesori grek: Greqia duhet të ndalojë së bëri të fortin me shqiptarët

Marrëdhëniet Shqipërisë me fqinjin jugor, flet profesori grek: Greqia duhet të ndalojë së bëri të fortin me shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

McAllister nuk e takoi Berishën/ Sondazhi: Sinjali më i fortë i izolimit personal

February 23, 2026
“Molotovi, armë vdekjeprurëse! Të futet në Kodin Penal”, Erjon Braçe reagon për protestën e opozitës

SONDAZHI: 80% e qytetarëve kundër molotovëve në protestat e Sali Berishës!

February 23, 2026
SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

SHBA-të urdhërojnë largimin e stafit nga ambasada në Bejrut mes tensioneve me Iranin

February 23, 2026
Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

Zef Mazi: Çfarë na tha Nënë Tereza, mua dhe Ramiz Alisë kur e pritëm në Rinas!

February 23, 2026
“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

“Balluku nuk ka bërë presion”/ Haxhiu: Sokol Balla nuk është i përfshirë, thirrja në SPAK, taktikë e prokurorëve…

February 23, 2026
Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

Asnjë tërheqje bankare dhe zero shpenzime: GdF i sekuestron shqiptarit vilën prej 500 mijë eurosh

February 23, 2026
Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

Gjin Gjoni elozhe Berishës: Nëse ne deputetët do punonim sa ai, Rama do kishte rënë me kohë!

February 23, 2026
Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

Flet ambasadori Mazi: 1997-a u bë për të dobësuar Shqipërinë dhe për t’i ulur kokën Kosovës!

February 23, 2026
Rreth 18 orë seancë plenare, miratohet paketa e ndryshimeve në Kodin Penal

‘Nuk do të ketë më arreste pa…’, analisti zbulon propozimin e ri të PS: Ligj për të vendosur standardin e Rumanisë

February 23, 2026
“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

“Policia po vjen, mos e rruaj k**in”, gjyqtari përfshihet në përplasje me pronën

February 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In