• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi i mëkatit: Zbulo se ku e ke vendin në ferr…

by A R
06/10/2017 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ujori- Limbo (rrethi i parë)

Si njeri i pafajshëm dhe i ndershëm që je, Ujor, s’ke për të hequr shumë. I përket rrethit të parë, limbos që do të thotë “vendi i të harruarve”. Mëkati yt është se nuk ke dashur t’i bindesh asnjë lloj forme spiritualizmi. Tek rrethi i parë i “Ferrit” të Dantes ishin të dënuar të kalonin përjetësinë ateistët, si edhe ata që nuk ishin pagëzuar dot.

Dashi- Rrethi i epshorëve (i dyti)

Nëse diçka të bën të ndihesh mirë, do ta bësh patjetër. Nuk ke pasur ndonjëherë për qëllim të lëndosh ndokënd, thjesht s’i mendon gjërat dy herë. Do të bësh qejf edhe pse kjo mund të të shtjerë në telashe. Por të paktën nuk do të mërzitesh: tek rrethi i epshorëve do të dëgjosh kaq shumë histori interesante, si përshembull ajo e Paolos me Francesca-n, që u dashuruan kur ajo ishte e martuar me vëllanë e tij.

Peshorja- Rrethi i grykësve (i treti)

Që Peshorja ka qejf të bëjë jetë të mirë, këtë e di dhe ti. Por ndonjëherë e tepron, sepse dëshirat e tua për ushqim, veshje, pasion, s’kanë të sosur. Nëse ka akoma vend për më shumë, mirë apo keq do ta marrësh.

Shigjetari- Rrethi i lakmitarëve (i katërti)

Pa marrë parasysh kë mund të kesh shkelur rrugës, s’të intereson sepse nuk mjaftohesh kurrë me jetë qejfi, pasioni, blerjesh… thjesht i do të gjitha. Nëse njerëz të tjerë e shikojnë jetën si dhuratë, ti e shikon si dhuratën tënde personale, ndaj do ta jetosh si të ta ketë ënda ty.

Gaforrja: Rrethi i zemërimit (i pesti)

Gaforre inatçore dhe grindavece, asnjë rreth nuk të pranon. Kështu që ky është i vetmi vend ku përshtatesh, me gjithë ato ulje-ngritjet acaruese të humorit. Aty do ta provosh mbi shpinën tënde atë që u ke bërë të tjerëve gjithë jetën.

Demi: Rrethi i heretikëve (i gjashti)

S’i je nënshtruar askujt dhe këtë e ke parë si përparësi tek vetja, por për ata lart, është e papranueshme. Flasim për ëngjëjt dhe gjyqtarët e ferrit, por edhe për drejtuesve të cilëve nuk u je bindur sepse ti je qeveri më vete. Mund të të ketë ndihmuar në jetë, por përtej saj nuk do t’ia kalosh edhe aq mirë.

Bricjapi: Rrethi i dhunuesve (i shtati)

S’e përmban dot karakterin që ke, ndaj Ferri do të të hidhte në një rreth me të gjithë të papërmbajtshmit si puna jote.

Luani: Rrethi i mashtruesve (i teti)

Je një njeri i programuar: dukesh në rregull dhe i ndershëm, por çdo gjë brenda teje është e bërë me skenar dhe gënjeshtra që i beson edhe vetë.

Akrepi: Rrethi i tradhtarëve (i nënti)

E luan aq mirë lojën sa askush nuk e kupton dot deri në fund. Ty s’të intereson kush lëndohet rrugës, mendon vetëm qëllimin tënd egoist dhe kaq. Të shikojmë sa mund të bësh të njëjtën gjë me Satananë, që do të torturojë në përjetësi.

Peshqit: Parajsa

Mos u gëzo, Peshkush i vogël. Je munduar tërë jetën të jesh i mirë dhe të dhurosh dashuri, ashtu si ëngjëllushët e tjerë që do të gjesh atje. Por si ëndërrimtar që je, do të fillosh të kërkosh të shikosh diçka më shumë sesa thjesht qiej të kaltër dhe luledele.

Binjakët: Pranë Satanasë

Parajsa nuk të do, Ferri jo e jo. Por ke një avantazh: mund të përshtatesh shumë mirë. Ndaj qenia e fundme e Ferrit, Satanai, do të donte të të kishte afër dhe do të shkonit shumë mirë me njëri-tjetrin. Me Luçiferin literalisht do ta digjni fare bashkë!

Virgjëresha: Purgatori

Virgjëresha është vërtet një prej shenjave më bujare, por kur dikush ia shkel besimin dhe nuk e vlerëson, lëndohet dhe mund të bjerë pre e tundimit për t’u hakërryer. Do të ishte një ligësi jetëshkurtër: pjesa tjetër, pendesë. Kaq analitike sa je, Virgjëreshë, Purgatori nuk do të ishte aspak keq për ty sepse gjeje pak: do të kishe kohë plot për t’i analizuar të gjitha situatat e jetës, fundja a nuk e bën vazhdimisht? /b.d

Next Post
VIDEO/ Vranë para një viti, ja momenti i arrestimit të vëllezërve lezhjanë

VIDEO/ Vranë para një viti, ja momenti i arrestimit të vëllezërve lezhjanë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

600,000 banorë janë larguar nga Kievi që nga 9 janari, shkak sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike

January 20, 2026
“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

“Bordi i Paqes”, Preç Zogaj: Ftesa për Shqipërinë ishte e natyrshme, SHBA kanë një afinitet të veçantë historik

January 20, 2026
“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

“Jemi 1 nga 60 vendet e ftuara në Bordin e Paqes”, ish-ministri i Jashtëm Milo: Kujdes me detyrimet ndaj BE-së

January 20, 2026
Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

Trump: Do ta zbuloni se sa larg do të shkoj me Groenlandën. Macron dhe Starmer janë të ashpër kur unë nuk jam pranë

January 20, 2026
Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

Zbardhet dosja e SPAK: 425 tentativa hakerimi ndaj kompjuterit të Altin Dumanit

January 20, 2026
Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

Forumi i Davos, Macron: BE duhet të përdorë mjetet e veta kundër tarifave të Trump

January 20, 2026
Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

Firmoset marrëveshja në Uashington, Kosova dhe Ishujt Bahamas heqin vizat mes dy vendeve

January 20, 2026
Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

Punonjës të padeklaruar, paga jo reale, dhe evazion tatimor/ Tatimet, kontroll në agjencitë më të mëdha imobilare

January 20, 2026
“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

“OKB, joefektive në përfundimin e luftërave”, Trump: Bordi i Paqes mund të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

January 20, 2026
“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

“Mos ve skedina fituse o bos, të marrim %”/ SMS-të që zbuluan policët që vinin baste, zbardhen bisedat

January 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In