• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni ç’kanë parashikuar yjet për datat 26 tetor – 1 nentor

by A R
26/10/2020 11:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Nuk pritet që kjo të jetë një javë fort e mbarë për të lindurit e shenjës së Dashit, sidomos në aspektin sentimental. Venusi, Dielli dhe Hëna do të jenë në prapavijë. Do të keni të  vështirë të gjeni gjuhën e përbashkët me të dashurin e zemrës, aq sa me raste do të parapëlqeni të heshtni. Në aspektin profesional parashikohet që më datë 28 dhe 29 tetor të merrni një lajm të mirë.

Demi

Edhe pse Hënën do ta keni kundër në pjesën më të madhe të javës, kjo nuk do t’ju pengojë që të angazhoheni me shumë gjëra njëherësh dhe pse jo, edhe të keni sukses. Gjithçka do t’ju ecë shumë mbarë në aspektin profesional. Çfarëdolloj pune që do të merrni përsipër, do ta kryeni me sukses. Edhe në aspektin sentimental gjërat do të shkojnë mirë. Kujdes datat 31 tetor dhe 1 nëntor, pasi do të keni disa probleme.

Binjakët

Ju pret një javë e shkëlqyer. Kalimi i Mërkurit në shenjën e Akrepit më datë 26 dhe 27 tetor, duket se do të ndikojë për mirë edhe për ju. Gjërat do të shkojnë shumë mirë në aspektin financiar. Do ta keni të lehtë të gjeni ofertat më të mira, prandaj dhe do të bëni blerje të shumta. Bëni kujdes më datë 27 tetor, pasi nuk është dita më e përshtatshme për të nënshkruar kontrata apo për të marrë përsipër iniciativa të guximshme.

Gaforrja

Po kaloni një periudhë tranzicioni. Duket se shumë gjëra dhe shumë njerëz i keni lënë pas dore. Një ndryshim i  papritur mund të ndodhë ditën e premte më 30 tetor. Në aspektin financiar duket se gjithçka do të shkojë mirë. Në aspektin profesional pritet që të kaloni ditë të vështira, aq sa me zor do ta prisni fundjavën që të çlodheni pak. Lidhja me partnerin do të bëhet më e fortë dhe më e zjarrtë.

Luani

Javën e kaluar në jetën tuaj ka hyrë një person i ri. Tani është momenti i përshtatshëm që ta thelloni lidhjen me të. Kalimi i Mërkurit më datë 28 tetor në shenjën e Peshores, me siguri që do t’ju japë dhe juve një shtysë të mirë në aspektin profesional. Shmangini megjithatë për momentin investimet e rëndësishme në bursë. Yjet ju këshillojnë gjithashtu që të mos bini pre e provokimeve.

Virgjëresha

Gjatë kësaj jave Hënën do ta keni aleate. Tani është momenti që t’u kushtoheni disa çështjeve që i keni lënë pas dore. Llogaria juaj bankare është e boshatisur dhe një zgjidhje për momentin do të ishte marrja e një huaje. Keni nevojë për para që të vini në zbatim projektet tuaja. Bëni kujdes më datë 1 nëntor, pasi nuk do të ndiheni fort mirë shpirtërisht. Në dashuri do t’ju ecë mbarë. Më në fund mund të diskutoni për të ardhmen së bashku me partnerin.

Peshorja

Do të jetë një javë plot me mosmarrëveshje, gjatë së cilës nuk do të ndiheni mirë dhe shpeshherë do të keni momente pështjellimi. Shumë njerëz që i konsideronit miq, do t’ju dalin kundër. Në dashuri gjithçka do të shkojë mirë, por ditën e mërkurë më datë 28 do të keni një zënkë, për shkak të një personi që është bërë prej pak kohësh pjesë e jetës suaj. Beqarët pritet që të marrin në fundjavë një lajm të mirë.

Akrepi

Ju mbaheni për njerëz të fortë, por mos i mbivlerësoni aftësitë tuaja. Bëni kujdes të mos merrni përsipër diçka, që në fund mund të rezultojë me humbje. Në aspektin sentimental duket se gjithçka do të shkojë më së miri. Marrëdhënia me partnerin do të bëhet më e fortë. Situata në shtëpi paraqitet e mirë. Yjet ju këshillojnë të mos thoni fjalën e parë që ju vjen në mendje, sepse më pas mund të pendoheni.

Shigjetari

Nuk pritet që kjo të jetë një javë e mbarë në aspektin financiar. Bëni kujdes me shpenzimet e paparashikuara, përndryshe mund t’ju duhet të prekni kursimet tuaja, gjithmonë nëse keni, ose mund të kërkoni një hua. Në dashuri pritet që të keni disa mosmarrëveshje në fillim të javës, por që për fat do të zgjidhen në fundjavë. Datat 28, 29 dhe 30 tetor nuk do të jenë fort të mbara në aspektin profesional.

Bricjapi

Fillimi i javës do të jetë i mbarë, kurse në fundjavë do të keni probleme në çështjet e punës. Nëse jeni në kërkim të një pune, përpiquni që në fillim t’i keni idetë e qarta përpara se të merrni përsipër një angazhim të ri. Nëse mendoni se nuk po tregohen korrektë me ju, çojeni CV-në tuaj diku tjetër. Kujdes edhe me shpenzimet e mëdha, si në rastin kur bëhet fjalë për blerjen e një makine apo të një shtëpie, sidomos më datë 30 tetor.

Ujori

Mundohuni të ruani qetësinë, kur vjen puna te çështjet e zemrës. Prej kohësh partneri ju kërkon më shumë vëmendje, por me sa duket e keni të vështirë t’i përkushtoheni. Kjo nuk është arsye për ta prishur lidhjen, sepse në fund të fundit, ju duheni. Datat 27 dhe 29 tetor nuk do të jenë fort të mbara në aspektin profesional. Do të keni mosmarrëveshje me një koleg, që me sa duket ka pakënaqësi nga puna juaj. Mos bëni kompromise!

Peshqit

Në përgjithësi kjo do të jetë një javë e mbarë për ju. Jupiteri dhe Plutoni do të jenë të kthyer nga shenja juaj. Do t’ju duhet të mbyllni disa çështje të punës, të cilat i keni lënë pas dore. Për sa i përket çështjeve të zemrës, duket se më në fund keni gjetur ekuilibrin, që aq shumë e dëshironit. Për beqarët parashikohen takime me njerëz interesantë, që më vonë mund të kthehen në histori të rëndësishme dashurie.

Next Post
Laboratorë lëvizës për testet Covid

Laboratorë lëvizës për testet Covid

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

Dita e sotme me kthjellime dhe alternime vranësirash

March 20, 2026
FOTO LAJM/ Monika Kryemadhi dezinfekton karrigen ku ishte ulur Basha në emision

“Basha do drejtonte PD-në ndërsa Veliaj PS-në”, Kryemadhi: Dumani i premtoi Juri Kimit se do fuste në burg Berishën dhe Metën nëse…

March 20, 2026
Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

Sot “Fitër Bajrami”, besimtarët falin namazin në Sheshin Skënderbej. Spahiu: Festë e mirësisë dhe faljes

March 20, 2026

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In