• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi javor nga Paolo Fox, zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet për data 7-13 qershor

by A R
06/06/2021 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi:

Këtë javë planeti Mars do të kthehet në pozicion të favorshëm për Dashin. Duke filluar nga dita e premte, situata juaj do të përmirësohet. Do të ndiheni më të fortë e më luftarakë se kurdoherë. Edhe në aspektin profesional do të merrni kënaqësi, pasi Mërkurin dhe Jupiterin do t’i keni aleatë. Në sferën e ndjenjave mund të keni ndonjë shqetësim, sepse Venusin do ta keni kundër.

Demi

Dita me diell duket që në mëngjes. Edhe për ju fillimi i javës do të jetë i mbarë, sepse Hëna në shenjë do t’ju dhurojë fat. Duke filluar nga dita e premte, planeti Mars do të vendoset në pozicion të pafavorshëm për Demin dhe për rrjedhojë gjatë ditëve në vazhdim do të ndjeni lodhje dhe stres të shtuar. Në dashuri do të keni shumë fat, falë Venusit që ju favorizon.

Binjakët

Kjo do të jetë një javë me të vërtetë entuziazmuese. Hëna do të ndriçojë në shenjën tuaj ditën e mërkurë dhe të enjte. Edhe Mërkuri do të jetë i vendosur në pozicion të favorshëm, duke ju dhuruar më shumë fat në sferën profesionale. Aty rreth datës 11 qershor edhe Marsi do të kthehet nga orbita juaj, duke ju bërë të pamposhtur.

Gaforrja

Planeti Mars do të rrijë në shenjën tuaj deri më datë 11, i gatshëm për t’ju dhuruar forcë dhe energji. Falë kalimit të Venusit te Gaforrja, nuk do të mungojnë momentet e bukura në shoqërinë e dikujt. Për beqarët parashikohen njohje të shumta. E premtja, e shtuna dhe e diela do të jenë ditët më me fat të javës, pasi edhe Hënën do ta keni në shenjë. Përgatituni të kaloni një fundjavë të mbushur me pasion.

Luani

Këtë javë planeti Mars do të futet në shenjën tuaj. Duke filluar që nga dita  e premte, do të nisë një periudhë e rikuperimit të energjive, duke ju bërë që të ndiheni më mirë fizikisht dhe psikologjikisht. Do të shpëtoni nga stresi që keni përjetuar gjatë këtyre muajve të fundit dhe do të ndiheni si të rilindur. Kujdes ditën e hënë, sepse Hënën do ta keni kundër.

Virgjëresha

Do të vazhdojë për ju një periudhë e favorshme për sa i përket dashurisë dhe ndjenjave. Venusi e mbron lidhjen tuaj dhe nëse jeni beqarë ju ndihmon të afroheni me një njeri të veçantë. Por në sferën profesionale nuk do të jeni po kaq fatlumë, pasi Mërkuri do t’ju bëhet pengesë në mbarëvajtjen e punëve. Ditët me fat të javës do të jenë e hëna dhe e marta.

Peshorja

Duke filluar që nga dita e premte, planeti Mars do të veprojë në favorin tuaj. Kështu, do të ndiheni më energjikë. Nëse këto javët e fundit kanë qenë stresuese për Peshoren, tani do të fillojë një periudhë rikuperimi. Në dashuri do të hasni pengesa dhe do të bëni debate me partnerin, pasi Venusin do ta keni kundër. Veçanërisht e vështirë do të jetë fundjava.

Akrepi

Datat 7 dhe 8 qershor nuk do të jenë fort të mbara, pasi Hëna nuk ju favorizon. Me siguri që gjatë atyre ditëve do të hasni pengesa dhe vonesa. Më datë 11 qershor do të përballeni me Marsin në pozicion të pafavorshëm, që do t’ju shkaktojë dhe më shumë stres. Kurse në sferën e ndjenjave do të keni fat, pasi Venusi do t’ju dhurojë dashuri dhe pasion.

Shigjetari

Edhe këtë javë, Mërkuri në pozicion të pafavorshëm do t’ju nxjerrë pengesa në projektet dhe punët tuaja. S’ju mbetet veçse të bëni durim, sepse në fund fitorja është e sigurt. Bëni kujdes ditën e mërkurë dhe të enjte, sepse edhe Hënën do ta keni kundër. Me fat do të jetë fundjava, atëherë kur planeti Mars do t’ju dhurojë energji pozitive.

Bricjapi

Tashmë mund të merrni frymë të lehtësuar, sepse duke filluar që nga dita e premte planetin Mars nuk do ta keni më kundërshtar dhe pak nga pak do ta merrni veten. Venusi për fat të keq do të vazhdojë të mbetet në pozicion të pafavorshëm dhe kjo do t ‘ju sjellë probleme dhe debate në marrëdhënie me partnerin, sidomos në datat 11, 12 dhe 13 qershor.

Ujori

Më datë 11 qershor, planeti Mars do të kalojë në pozicion të pafavorshëm për Ujorin. Do të fillojë për ju kësisoj një periudhë e lodhshme dhe e vështirë. Do të ndiheni të plogësht dhe do t’ju mungojë dëshira për punë. Për fat, Jupiterin dhe Mërkurin do t’i keni aleatë dhe do t’ju ndihmojnë në sferën profesionale dhe personale. Ditët me fat të javës janë e mërkura dhe e enjtja.

Peshqit

Rroftë dashuria! Ajo do të jetë protagonistja e vërtetë gjatë këtyre ditëve, me Venusin në pozicion të favorshëm. Do të përjetoni emocione të bukura, sidomos në fundjavë, ku përveç Venusit edhe Hënën do ta keni aleate. Në punë do të keni mosmarrëveshje me eprorët dhe kolegët. Mund të hasni pengesa dhe do të keni vonesa, për shkak se Mërkurin do ta keni kundër.

Next Post
Mirush Kabashi është shëndoshë e mirë! Një lajm i pavertetë tronditi sot internetin

Mirush Kabashi është shëndoshë e mirë! Një lajm i pavertetë tronditi sot internetin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In