• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi javor nga Paolo Fox, 30 shtator deri 6 tetor 2019

by A R
30/09/2019 09:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi: Parashikohet që kjo të jetë një javë e trazuar për të lindurit e kësaj shenje. Do të bëni debate të ndezura me partnerin, aq sa me raste do të preferoni më mirë të heshtni për të mos u acaruar më shumë. Puna do të jetë e lodhshme dhe me raste do të ndjeni ankth. Në aspektin shëndetësor këshillohet që të ndryshoni regjimin ushqimor dhe të kujdeseni më shumë për veten.

Demi: Kalimi i Mërkurit në shenjën e Akrepit do të ndikojë pozitivisht për ju. Nëse keni ide të reja, ky është momenti për t’i vënë në zbatim. Do të merreni gjatë këtyre ditëve me zgjidhjen e një problemi të krijuar për shkak të stresit, por nuk është asgjë shqetësuese. Do të jeni të dhënë pas punës dhe do t’i lini disi pas dore angazhimet familjare.

Binjakët: Mërkuri, i cili do të jetë në disonancë me shenjën tuaj, me siguri që do të ndikojë që të hasni pengesa. Por megjithatë do të jenë sfida interesante. Shfrytëzojini këto ditë për të arritur atë që doni, pasi Venusi në shenjën tuaj do t’ju ndihmojë si në aspektin profesional edhe në atë personal. Kush udhëton shpesh me makinë këshillohet të bëjë kujdes.

Gaforrja: Do të jeni të hapur në marrëdhënie me të tjerët. Do të keni dëshirën për të komunikuar dhe për të dëgjuar problemet e tyre. Të jeni të sigurt se shfaqja e empatisë nga ana juaj nuk do të kalojë pa u vënë re. Miqtë dhe partneri do t’ju vlerësojnë. Në aspektin profesional do të ndiheni disi të stresuar, por një propozim i papritur do t’jua ngrejë humorin.

Luani: Kalimi i Mërkurit në shenjën e Akrepit do të ndikojë që t’i merrni gjërat më me qetësi dhe t’u kushtoni vëmendje të afërmve tuaj, të cilët do t’ju bëhen krah në realizimin e sfidave që ju presin. Do të përfundoni me një projekt pune, falë të cilit do të siguroni bashkëpunime të shumta. Pritet që në përgjithësi të jetë një javë e mbarë.

Virgjëresha: Dueti Saturn-Uran me siguri do të ndikojë që të lindurit e kësaj shenje të ndihen euforikë. Por kujdes të mos e ekzagjeroni, sepse mund të arrini të kundërtën e asaj që dëshironi. Ndonjëherë nuk është keq që të tregoheni egoistë. Marsi do t’ju mbështesë, duke ju bërë që të ndiheni më energjikë dhe të vendosur për të kundërshtuar atëherë kur është e nevojshme.

Peshorja: Do të jeni të shpërqendruar dhe me mendje të turbulluar, pasi Mërkuri nuk do të jetë në harmoni me shenjën tuaj. Kjo do të pasqyrohet në punë dhe në mënyrën si i zgjidhni problemet. Deri ditën e mërkurë gjendja do të jetë e qetë. Kur vjen puna te dashuria, është e këshillueshme që të mos nxitoheni. Merrni kohën e duhur për të reflektuar. Thellojeni më tej një njohje të re.

Akrepi: Përpara jush do të shpalosen mundësi të reja. Mërkuri do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj. Do të ndieni nevojën për të bërë ndryshime, për të zbuluar gjëra të reja. Partneri juaj do të jetë një shoqërues i denjë në aventurat që do të ndërmerrni. Në aspektin profesional situata në përgjithësi parashikohet të jetë e mirë.

Shigjetari: Parashikohet që gjatë këtyre ditëve të keni risi të shumta. Si në aspektin profesional edhe në atë personal do t’ju duhet të përballeni me sfida të vështira. Do të ketë nga ata që do ta shfaqin hapur interesin ndaj jush. Do t’ju pëlqejë të bëni jetë mondane dhe të udhëtoni. Një propozim në punë mund të bëhet shkas për t’u shpërngulur në qytet tjetër.

Bricjapi: Yjet do të ndikojnë pozitivisht në shenjën tuaj gjatë kësaj jave. Do të ndiheni entuziastë dhe të gatshëm për të nisur aventura të reja. Marsi në shenjën tuaj do të ndikojë që të jeni më joshës se kurrë. Nëse do të t’ju pëlqejë dikush, do të keni aftësi ta bëni për vete, por me gjasë do të jetë një lidhje e bazuar vetëm në tërheqjen fizike.

Ujori: Parashikohet që këto ditë të jenë të qeta. Për shkak të ndikimit të Mërkurit dhe Marsit, në dashuri do të përjetoni harmoni dhe qetësi. Për beqarët parashikohen njohje të reja me njerëz interesantë. Në aspektin profesional pritet që të merrni lajme të mira. Fitimet do të shtohen dhe përpara jush do të hapen rrugë të reja.

Peshqit: Do të jeni një nga shenjat më të sulmuara të zodiakut këto ditë. Do të hasni pengesa dhe sfida për të cilat do t’ju duhet kurajë që t’i kapërceni. Ju pret një periudhë e lodhshme dhe në fund do të ndiheni edhe të stresuar. Ata që së fundmi kanë filluar një punë të re, do të mund të vjelin frytet vetëm pasi të ketë kaluar njëfarë kohe.

Next Post
“Venecia” e fundosi, por Meta qesëndis me shegët: Të paktën po piqen!

Sa mirë që s’të dëgjuam, sa keq që nuk na dëgjove…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO / Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime, Meloni mbledh Qeverinë

FOTO / Përleshje në Torino, dhjetëra të plagosur dhe arrestime, Meloni mbledh Qeverinë

February 1, 2026
Kievi në terr në mes të ftohtit: Paraliza energjetike godet Ukrainën para negociatave në Abu Dhabi

Kievi në terr në mes të ftohtit: Paraliza energjetike godet Ukrainën para negociatave në Abu Dhabi

February 1, 2026
VIDEO / Deti rrit nivelin mbi 1 metër në Radhimë, peshqit dalin në tokë

VIDEO / Deti rrit nivelin mbi 1 metër në Radhimë, peshqit dalin në tokë

February 1, 2026
Bllokohet rruga në Librazhd, policia apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Korçës ose anasjelltas

Bllokohet rruga në Librazhd, policia apel qytetarëve: Shmangni udhëtimin drejt Korçës ose anasjelltas

February 1, 2026
Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

Veliaj lihet në paraburgim, avokati: Nuk ka rrezik për prishjen e provave, por gjykata nuk mendon kështu

February 1, 2026
“Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copash”, Rama kujton dhunën në 1997: Ca skluptorë m’u futën me shufra hekuri

“Ma morën hundën në dorë dhe ma bënë copash”, Rama kujton dhunën në 1997: Ca skluptorë m’u futën me shufra hekuri

February 1, 2026

Veliaj refuzon avokaten e caktuar nga gjykata: Nuk e njeh dosjen! Si mund të flasë në emrin tim?

February 1, 2026
“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

“El Pais” – Shqipëria kryeson mes destinacioneve më të preferuara të Ballkanit për turistët ndërkombëtarë

February 1, 2026
Ulen të punësuarit në industrinë nxjerrëse dhe përpunimit, por shtohen tek ndërtimi! INSTAT: Rritje edhe tek indeksi i fondit të pagave

Sektori i ndërtimit, Rama: Nuk do të lejojmë informalitetin, pagat po rriten ndjeshëm

February 1, 2026
Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

Studimi: Oqeanet dikur ishin të gjelbra, në të ardhmen mund të bëhen vjollcë

February 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In