Horoskopi javor/ Ky është parashikimi i yjeve (2-8 nëntor 2020)

DASHI Karriera: Biznesi juaj tani po lëviz në një drejtim të ri, të cilin mbase nuk e keni pritur. Jini të përgatitur edhe për disa surpriza të tjera, sepse do keni mundësinë për të zhvilluar kreativitetin tuaj. Do të ketë një shpikje.

Shëndeti: Kush ka mundësi të udhëtojë, le të udhëtojë. Së paku për një piknik.

Dashuria: Kryesisht do të luani në kartën e joshjes. Kjo në të vërtetë do të funksionojë më mirë për ju në jetën tuaj private. Nëse përpiqeni të flisni me palën tjetër pak më shumë, do të hasni në keqkuptim dhe kaos. Kjo është arsyeja pse ju thjesht e doni njëri-tjetrin në heshtje.

DEMI  Karriera: Veprimi nga hijet do t’ju duket varianti më i mirë i punës. Kështu që ju do të bëni gjithçka me qetësi, pa shumë zhurmë. Ju do të shijoni gjërat e vogla. Disa do t’i zvogëlojnë ambiciet e tyre në një masë reale dhe do t’ju pëlqejnë. Do të ketë edhe nga ata që do të vlerësojnë arritjet e tyre nga e kaluara.

Shëndeti: Janë të mundshme ëndrrat e pazakonshme.

Dashuria: Ka ditë përpara jush në të cilat do të shkëmbeni ide për gjithçka dhe çdo gjë, por kjo do t’ju plotësojë të dyve. Ata që janë ende vetëm do të kërkojnë personin e ëndrrave.

BINJAKËT Karriera: Disa do të imagjinojnë se mund të arrijnë më shumë sesa do të munden në të vërtetë. Prandaj, do të përballen me zhgënjime të caktuara. Është e rëndësishme të jesh realist dhe të vendosësh qëllime në një mënyrë të pjekur. Ata që kanë sukses në këtë do të lëvizin drejt rezultateve të mira.

Shëndeti: Duhet të jeni më të qetë dhe t’i jetoni ndjenjat me më pak negativitet.

Dashuria: Gjithnjë e më shumë do të merreni me shoqërinë, ndonëse nuk do ta lini anash as personin e dashur. Megjithatë, kur është fjala për emocionet faza juaj sociale do të funksionojë. Shumica nuk do të dallojë kush është kush, sepse ata do ta përjetojnë të gjithë ekipin si një tërësi. Kujdes.

GAFORRJA Karriera: Shumica do të tregojnë emocione në punë ose do të kuptojnë se sa e duan atë që bëjnë. Kjo do të rezultojë në një motivim të ri, si dhe në ide të freskëta. Disiplina, përkushtimi dhe energjia juaj do të jenë infektuese. Disa do t’i nxisin kolegët përreth.

Shëndeti: Keni nevojë për më shumë qetësi.

Dashuria: Këto ditë dashuria do të mund të gjendet në një udhëtim apo duke lëvizur jashtë shtigjeve të zakonshme. Për disa kjo do të mund të jetë edhe dashuri e ëndrrave. Megjithatë, mos u nxitoni, sepse nëse çdo gjë fillon vrullshëm, po ashtu do të mund të dobësohet. Nëse ngadalësoni çdo gjë do të jetë më e qëndrueshme.

LUANI Karriera: Do të ëndërroni për një punë më të mirë dhe ndërmarrje më të mëdha. Sapo të filloni, shpejt do të bini në tokë. Është e rëndësishme të jesh realist dhe të vendosësh qëllime në një mënyrë të pjekur. Ata që kanë sukses në këtë do të shkojnë drejt rezultateve të mira. Duhet vetëm më shumë durim.

Shëndeti: Silluni më me akt.

Dashuria: Do të përqendroheni te njerëz të rinj dhe njohje të reja, por ekziston ende mundësia e provokimeve, madje edhe debate që nuk ju shkojnë më së miri. Duhet të keni kujdes se si komunikoni. Prandaj mos u ankoni. Jini me takt dhe i vëmendshëm.

VIRGJËRESHA Karriera: Në momentet kur ndieni presion të shtuar në kuptimin e afateve të punës, mbështetuni në të drejtat tuaja. Kështu gjërat do t’i orientoni në drejtim pozitiv dhe do të shmangni debatet e panevojshme. Mos mendoni që ju duan, ata kanë qëllim vetëm t’ju shfrytëzojnë.

Shëndeti: Ndiheni pak të lodhur në këtë periudhë, ndaj duhet të gjeni një zgjidhje për këtë ndjesi, transmeton Telegrafi.

Dashuria: Diçka do të ndodhë çdo ditë që do të zgjojë emocionet tuaja dhe do ta përmbushë jetën tuaj private. Do të jeni shumë argëtues për të tjerët.

PESHORJA Karriera: Çfarëdo që të jetë në rendin e ditës, ju do të jeni drejtuesi kryesor i gjithçkaje. Kjo do të shoqërohet me përpjekje të caktuara, madje edhe me stres. Ju do të keni energji sa për dy veta, kështu që asgjë nuk do të jetë e vështirë për ju. Lëvizjet tuaja do të marrin rëndësi dhe reputacioni juaj do të rritet.

Shëndeti: Ruajeni energjinë.

Dashuria: Do të josheni nga mundësia e një lidhjeje dashurie me një person të respektuar, por pasionet nuk do t’ju japin paqe për të funksionuar me takt. Ju do bëni një luftë të fortë midis arsyes dhe ndjenjave tuaja. Do të ishte më mirë të udhëhiqeni nga arsyeja, të paktën tani për tani.

AKREPI Karriera: Arroganca e disa njerëzve do t’ju ngrejë nervat, por mos reagoni nëse nuk është e nevojshme. Nga brendia juaj, do t’ju tërheqë diçka që të grindeni, por kjo nuk do të jetë gjë e mirë. Bëni punën tuaj dhe mos komentoni për të tjerët. Do të vijë një kohë kur gjithçka do të arrihet nëpërmjet rezultateve.

Shëndeti: Ushtroni jogën.

Dashuria: Nëpërmjet tregimit dhe shoqërimit të papritur ju do të mund të zbuloni veten dhe do të arrini deri te njohjet e rëndësishme private. Prandaj mos nënvlerësoni asnjë bisedë, asnjë ftesë për një kafe pa obligime. Çdo gjë është e hapur dhe e mundshme. Është e nevojshme vetëm të jeni të zgjuar. Ata të cilët janë në lidhje do të jenë në distancë.

SHIGJETARI Karriera: Njerëzit me të cilët bashkëpunoni në afarizëm ju janë edhe eprorë. Do të mund t’ju befasojnë me disa propozime krejtësisht të reja dhe të papritura. Në çastin e parë nuk do të dini se çfarë qëndrimi do të merrni, mirëpo shpejt do të bindeni që fjala është për një rast të mirë. Bashkëpunoni.

Shëndeti: Mos u përfshini në diskutime.

Dashuria: Më me dëshirë do ta joshni personin i cili ju pëlqen, mirëpo rrethanat assesi nuk po ju lejojnë në atë drejtim. Këto ditë nuk janë të përjashtuara situatat kur ju me çdo çmim flirtoni me personat e gjinisë tjetër, mirëpo ata nuk reagojnë ndaj pritjeve tuaja. Kujdes.

BRICJAPI Karriera: Ju gjithmonë synoni drejt qëllimeve të larta dhe rrethanat, njerëzit dhe ngjarjet do t’ju mbështesin në këtë. Problemet e vogla mund të vëzhgohen për shkak të shefave. Respektoni pikëpamje të ndryshme dhe harmonizoni ato me idetë tuaja. Mund të arrini një kompromis.

Shëndeti: Mos harroni të pushoni.

Dashuria: Po bëheni më i shoqërueshëm. Ata të cilët janë ende të vetëm, pothuajse gjatë gjithë kohës do të ftojnë miq në shtëpitë e veta, mirëpo pikërisht nëpërmjet miqve do të mund të njohin dashurinë e re. Ata të cilët janë në lidhje dashurie do të vizitojnë së bashku vende atraktive dhe rrallëherë do të jenë të vetëm.

UJORI Karriera: Jeni në gjendje të bashkëpunoni në të gjitha idetë dhe projektet e reja. Do të balanconi midis qasjes së hapur dhe të mbyllur. Disa gjëra do t’i mbani për vete, sepse zëri juaj I brendshëm ju thotë ashtu.

Shëndeti: Do të jeni të durueshëm dhe të matur në çdo gjë.

Dashuria: Ju ndoshta do të duhet të distancoheni pak nga i dashuri juaj ose gatishmëria juaj për dashuri do të pakësohet. Por përsëri do të jeni në humor për ahengje, kështu që do të ketë zgjidhje. Sidoqoftë, marrëdhëniet që do të krijoni do të mbesin sipërfaqësore.

PESHQIT Karriera: Atmosfera në vendin e punës do të përmirësohet. Do të punoni më me lehtësi, ndonëse punë do të ketë gjithnjë e më shumë. Shumica do të jenë më afër rezultateve të mira. Të punësuarit në veprimtari shërbyese do të përgatisin projekte të mëdha. Disa më me dëshirë do të punojnë në shtëpi.

Shëndeti: Merruni me sport.

Dashuria: Para jush janë ditët e bukura dashurore në të cilat do të ketë mjaft raste për të krijuar lidhje. Jeta juaj shoqërore do të jetë interesante, ndërkaq ju do të jeni të hareshëm dhe të kënaqur. Nëse jeni ende të vetëm, mos rrini në shtëpi, dilni dhe takohuni me njerëz. Ata ju presin me padurim

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com