- DASHI (21 Mars – 19 Prill)
Kjo jave do jete edhe me harmonike nga sa ju e keni menduar. Do mendoni ne çdo moment ta surprizoni personin qe keni ne krah dhe do ndiheni për mrekulli se bashku. Tradhtitë as qe do jene pjese e mendjes e jo me e realitetit. Beqaret gjithashtu do kenë një periudhe te begate dhe do kenë me dashuri me shikim te pare. Gjithçka do marre një tjetër drejtim për ta. Sektori i parave do varet nga mënyra sesi ju do silleni. Kujdes me shpenzimet e mëdha sepse situata mund te përkeqësohet edhe me shume nga sa e kishit menduar. Shëndeti ditët e para do jete delikat, por fale përkujdesit qe do bëni gjendja do përmirësohet. Jeta profesionale do ece ashtu si e kishit programuar deri me sot. Familja pa probleme.
- DEMI (20 Prill – 20 Maj)
Shmangeni sa te mundni xhelozinë ne çift gjate kësaj dite sepse ajo mund t’iu shkatërrojë. Atmosfera ne lidhjen qe keni ndërtuar do varet tërësisht nga sjellja juaj. Beqaret duhet te tregohen disi te kujdesshëm sepse po gabuan jeta do ju marre drejtimin e gabuar. Mos i prishni pune vetes me dorën tuaj. Gjendja e financave do vazhdoje te jete gjithë kohës e qëndrueshme fale edhe masave qe keni marre se fundmi. Shëndeti mund te ketë disa probleme ditët e para, megjithatë ju nuk do e lini veten te sëmureni. Ne pune do keni shume besim tek vetja dhe do dini çfarë hapash te hidhni. Disa kolege gjithashtu do ju ndihmojnë te arrini ambiciet. Jeta familjare do jete e trazuar.
- BINJAKET (21 Maj – 21 Qershor)
Do keni një raport te mire me partnerin tuaj gjate kësaj jave dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te vogla te se shkuarës. Beqaret do ndihen gati te bëjnë gjithçka me personin qe do i joshe vetëm e vetëm qe te mos kenë një jete rutine si deri me sot. Ne planin financiar do ndihmoheni gjithë kohës nga disa te afërm dhe nuk do keni aspak probleme. Shëndeti do jete disi delikat ditët e para. Mund te keni dhimbje koke, muskujsh apo edhe dhimbje shpine. Çlodhuni dhe merruni me pak aktivitet fizik. Ne pune tregohuni te arsyeshëm dhe mos kërkoni te bëni gjera te pamundura. Gjithçka është e shkruar se kur do te ndodhe. Jeta familjare do jete e kënaqshme.
- GAFORRJA (22 Qershor – 22 Korrik)
Jeta juaj ne çift do jete e mbrojtur dhe nuk do ketë aspak debate me partnerin. Do jeni me te arsyeshëm dhe do e respektoni mendimin e tjetrit. Beqaret do jene me sensuale dhe do marrin propozime pa fund. Pranojini pasi te jeni siguruar njëherë. Ne planin financiar mos prisni te filloni lotari qe ta përmirësoni buxhetin, por merrni masa dhe riorganizojeni gjendjen. Për shëndetin duhet te tregoheni sa me vigjilente qe te mundeni sepse lidhja dhe ngarkesa ne pune mund te kenë pasoja. jeta profesionale do jete e mrekullueshme. Do dini çfarë te bëni dhe gjerat do ju rrjedhin sipas planeve qe keni bere. Do merrni përgëzime dhe shpërblime. Me familjen nuk do keni probleme aspak.
- LUANI (23 Korrik – 22 Gusht)
Pavarësisht te gjitha vështirësive qe do ju dalin këtë jave ne jetën tuaj ne çift, ju nuk do ndaleni dhe do bëni te pamundurën për te mos e shkatërruar atë qe keni ndërtuar deri me sot. Nga dita e premte e ne vazhdim do mundoheni te ndreqni gabimet dhe do kërkoni falje. Beqaret vetëm sa do afrohen me një person dhe do njihen me te, nuk priten ndryshime te statusit. Financat duhet t’i menaxhoni me kujdes dhe nuk duhet te ndërmerrni rreziqe. Gjendja shëndetësore do mbetet e mire. Do filloni edhe ndonjë diete për te rene disi ne peshe. Ne pune mos merrni vendime te nxituara sepse situata mund t’iu dale jashtë kontrollit ne çdo moment. Jeta familjare do përmirësohet.
- VIRGJERESHA (23 Gusht – 22 Shtator)
Kjo jave do jete fantastike për ata qe janë ne një lidhje. Do lidheni aq shume me partnerin saqë nuk do qëndroni dot asnjë moment larg tij. Beqaret duhet te përdorin te gjitha mjetet e mundshme ne mënyrë qe ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Me pak përpjekje dhe durim do ja dalin mbanë. Financat do kërkojnë një riorganizim. Pas te mërkurës gjendja do jete me e qëndrueshme. Shëndeti nuk do jete ne formën me te mire. Mund te vuani nga pagjumësia dhe krizat e nervave. Ne pune do hidhni hapat titanike dhe do i habisni te gjithë me arritjet. Ja qe asgjë nuk është e pamundur kur ekziston dëshira e mire. Marrëdhënia me familjaret do jete e qete.
- PESHORJA (23 Shtator – 22 Tetor)
Këtë jave duhet t’i merrni gjerat me qetësi ju qe jeni ne një lidhje ne mënyrë qe çdo gjë t’iu ece si duhet. Ata qe kane pak kohe se bashku do e forcojnë edhe me tepër marrëdhënien. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare qe ne fillim te javës. Shfrytëzojini sa te mundni! Gjendja e financave do vije dalëngadalë duke u përmirësuar dhe do mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër. Me shëndetin duhet pasur kujdes. Stresi dhe ankthi mund te shkaktojnë probleme te mëdha. Ne pune ambienti do jete shume i favorshëm për te filluar projekte te reja tejet te rëndësishme. Mund te bashkëpunoni edhe me disa kolege për te arritur me shpejt objektivin. Jeta familjare do jete e qëndrueshme.
- AKREPI (23 Tetor – 21 Nëntor)
Do jeni shume impulsive gjate gjithë kësaj jave ju qe jeni ne një lidhje dhe ka rrezik qe pa dashur te bëni gabime te pafalshme. Kujdes edhe flirtimet me persona te trete. Beqaret do e dine mire çfarë hapash te hedhin dhe kur duhet t’ia shprehin ndjenjat një personi. Ka mundësi qe pas te enjtes te ketë ndryshime për ta. Gjendja e financave do jete goxha e mire kështu qe mund te bëni ndonjë investim ose te hiqni disa para mënjanë për me vone. Gjendja fizike dhe ajo psikike nuk do kenë aspak probleme. Do ndeheni ne forme te shkëlqyer. Ne pune do jete periudhe e zakonshme dhe pa ndonjë çudi te madhe. Ecni ne baze te planeve te bëra. Ne familje do kaloni një krize.
- SHIGJETARI (22 Nëntor – 21 Dhjetor)
Do keni me shume besim se kurrë tek partneri juaj këtë jave dhe do ndiheni gati për te bere çdo lloj çmendurie me te. Gjithçka do jete me ndryshe nga disa kohe me pare, prandaj dhe emocionet do jene te shumëfishta. Beqaret nuk do mund t’i qëndrojnë dot indiferente një personi qe do ju qëndrojnë afër dhe mund te fillojnë shpejt me te një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar duhet t’i bëni mire llogarite para se te mendoni te kryeni shpenzime. Gjendja shëndetësore nuk do jete as e keqe, por dhe as perfekte. Mund te keni aksidente te vogla gjate gatimit ose gjate punës. Ne pune, te gjitha përpjekjet qe keni bere do japin rezultatet e shumëpritura. Me familjaret do ndiheni mire.
- BRICJAPI (22 Dhjetor – 19 Janar)
Te gjithë planetët do ju ndihmojnë këtë jave dhe do e përmirësoni jetën tuaj ne çift. Do i kuptoni gabimet dhe nuk do tregoheni me kokëfortë si dikur. Beqaret do përballen me zhgënjime nëse do tregohen te pamatur e te paduruar. Gjithçka ka kohen e vet. Ne planin financiar duhet vetëm te kujdeseni me shpenzimet ne mënyrë qe gjendja te mbetet e mire. Shëndeti mund te ketë disa probleme ditët e para. Merrni masa dhe kujdesuni për ushqimin. Ne pune do luftoni fort për te arritur atë qe keni dashur prej kohesh dhe asgjë nuk do ju pengoje te bëni edhe sakrifica. Duke filluar qe nga dita e mërkurë shume gjera do marrin drejtimin e duhur dhe mund te merrni edhe disa shpërblime te majme. Energjia nuk do ju mungoje asnjë çast. Jeta familjare do jete e mire e pa probleme.
- UJORI (20 Janar – 18 Shkurt)
Klima ujore do jete shume e ngrohte dhe e favorshme këtë jave për te gjitha ata qe janë ne një lidhje. Do ndiheni gjithë kohës mire dhe te dashuruar koke e këmbë me partnerin. Mbrëmjeve mund te keni edhe surpriza. Beqaret do ndihmohen nga Marsi dhe mund te takojnë disa persona me shume vlera. Njihuni mire me ta para se te vendosni çdo bëni. Financat do fillojnë te konsolidohen dhe kjo fale punës dhe perkudjesit tuaj. Shëndeti nuk do ketë probleme serioze, megjithatë mire është qe te mos e teproni me lodhjen dhe te merreni me aktivitet fizik. Do jeni me energjike. Ne pune do jeni me ambicioze dhe mete vendosur se kurrë. Do i dëgjoni edhe këshillat e kolegeve dhe do arrini sukses te madh. Me familjaret nuk do keni as probleme, por as ndonjë marrëdhënie perfekte.
- PESHQIT (19 Shkurt – 20 Mars)
Do keni shume debate dhe probleme këtë jave ne jetën tuaj ne çift dhe disa do mendojnë te ndahen përgjithmonë nga personi qe kane ne krah. Beqaret do kenë ndryshime pozitive ne jetën sentimentale. Do njihen me persona vërtet interesante me te cilët do ja vleje edhe te fillojnë një lidhje. Ne planin financiar tregohuni gjithmonë te arsyeshëm sepse gabimi me i vogël mund t’iu sjelle goxha vështirësi me vone. Gjendja shëndetësore nuk do jete e mire. Here pas here do ju duket sikur zemra nuk do ju punoje si duhet dhe mezi do merrni fryme. Beni sa me shpejt një vizite tek mjeku. Për punën do jete një jave e mbushur me angazhime dhe lodhje. Ne familje mund te keni vështirësi.