• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi, e shtunë 29 prill 2017

by Java News
28/04/2017 20:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi 

Dita e shtunë do të jetë nga ato ditë kur do të shijoni qëndrimin me shumë njerëz, të cilët ju vlerësojnë. Mund të frekuentoni edhe ambiente të reja, por do të ndiheni më të sigurt dhe të qetë nëse jeni pranë personave të afërt. Ju që jeni në cift bëni mirë të gjeni hapësira edhe për partnerin/en apo familjarët. Shëndeti i mirë.

Demi 

Kjo nuk është koha e duhur për aktivitete që kërkojnë shumë energji dhe për të marrë vendime të rëndësishme. Por, në disa fusha ndoshta do të finalizoni çështje që i keni nisur prej kohësh. Kjo mund të jetë në fushën personale, familjare apo arsimore. Shëndeti dhe financat në gjendjen e tyre më të mirë.

Binjakët 

Në çështjet që kanë të bëjnë me partnerin/en ju do të tregoheni shumë të sjellshëm e të dashur. Nëse jeni të lindurit e qershorit, do të vini në pah aftësitë tuaja joshëse. Megjithatë këshillohet që të keni durim dhe të dini të prisni. Shëndeti do jetë pak problematik, kujdesuni për veten.

Gaforrja 

Interesat që i keni mbajtur të fshehura për shumë gjatë mund të shfaqen gjatëmkësaj të shtune. Do të ndiheni të vetëkënaqur, nëse ndodheni diku ku mund të meditoni pa praninë e askujt. Do të keni tendencën të bëni plane si krijimi i familjes, ndërtimi i një shtëpie, martesa etj. Beqarët do preferojnë ta kalojnë kohën e tyre me miqtë.

Luani 

Dita e shtunë do të jetë dita më e mirë për shëtitje, vizita miqësore, dhe çështje romantike. Kur të vendosni të shkoni diku, mos harroni të mendoni se keni nevojë për qetësinë tuaj psikologjike dhe duhet të gjeni ambientin e përshtatshëm që ua ofron këtë gjë. Shëndeti aspak shqetësues për ju.

Virgjëresha 

Nëse ndiheni në humor të mirë gjatë kësaj dite, duhet ta ndani atë me njerëzit që ju rrethojnë. Kjo do t’ju ndihmojë edhe për veten, në mënyrë që ndjesitë pozitive t’ju zgjasin sa më shumë. Në këtë mënyrë do të jeni më produktivë edhe në punë e në fusha të tjera. Financat do vijnë duke u përmirësuar.

Peshorja 

Nëse keni lindur nga mesi i tetorit, do të keni tendencën të idealizoni veten dhe ata që ju rrethojnë. Gjatë kësaj dite të shtunë çdo gjë do t’ju duket më e mirë dhe do të shihni gjithçka me sy pozitiv. Si gjendja mendore dhe ajo fizike do ju përgjigjen, ndaj mos hiqni dorë nga asgjë me të cilën do përballeni.

Akrepi 

Edhe pse do të doni të mësoni shumë gjëra rreth partnerit/es suaj, do ta keni shumë të vështirë të merrni informacione për të. Do t’ju duhet të merrni me mend ato se çfarë ai/ajo ju lë të kuptoni. Pavarësisht dëshirës suaj për të bashkëpunuar me të, më mirë tregohuni të rezervuar. Shëndeti pak delikat.

Shigjetari 

Sot do të keni shumë bashkëveprime me miq, të afërm edhe njerëz të rastit. Shprehni mirënjohjen dhe mirësinë tuaj, ashtu siç e ndjeni ju. Çiftet do kenë një ditë të mbushur me momente të lumtura në prani të njeriut të zemrës. Financat do jenë të mira, mundësi për të shpenzuar.

Bricjapi 

Mundohuni të jeni sa më shumë pozitivë gjatë kësaj të shtune dhe jo të fokusoheni në çështjet problematike, pasi do të keni kohë edhe për to. Kolegët apo këdo që ka lidhje me punën, duhet t’i trajtoni me më shumë mirësjellje se zakonisht. Planetët do ju ndihmojnë që të bëni zgjedhjet e duhura dhe do ju ruajnë nga çdo problem.

Ujori 

Sot është dita kur do t’ju duhet të keni parasysh shumë rregulla të pashkruara, por që duhet t’i zbatoni në shoqëri. Idetë tuaja për të bërë aventura diku larg, do të tingëllojnë shumë jashtë realitetit për momentin. Kujdes me financat pasi parashikohet që të përballen me probleme të njëpasnjëshme.

Peshqit 

Mirësjellja do të jetë çelësi për të zgjidhur çdo konflikt gjatë kësaj të shtune, si në familje ashtu edhe në ambientin e punës. Taktika e mosndërhyrjes në shumë çështje dhe bashkëjetesa paqësore do të karakterizojnë ditën tuaj sot. Por, gjithashtu do të dëgjoni edhe atë që ju thotë zemra.

c.a

Next Post
Identifikohet shqiptari i vrarë me plumb në kokë në Francë

Identifikohet shqiptari i vrarë me plumb në kokë në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

Vritet zëdhënësi i Pasdaranëve, Lindja e Mesme mes breshërisë së raketave, Netanjahu: Shkatërruam Iranin

March 20, 2026
Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

Operacion antidrogë në Itali, përgjimet çmontojnë organizatën shqiptare! Përfundojnë në pranga dy persona

March 20, 2026
Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron Jeton Zulfajn kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

“Pas 12 vitesh, qeveria pranon se taksat rrisin çmimin e karburanteve”, Tabaku: Mazhoranca ka përfituar nga rritja e çmimeve dhe nuk ka mbrojtur qytetarët

March 20, 2026
Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

Rama mbledh nesër Asamblenë e PS, Klosi mban fjalën hapëse! (AXHENDA)

March 20, 2026
“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

“Askush nuk do të jetë udhëheqës në Iran”, Trump: Ne duam të flasim me ta, por nuk kemi me kë!

March 20, 2026
Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

Raketat drejt Turqisë/ Lideri Suprem Mojtaba Khamenei: U lëshuan nga Izraeli, jo nga Irani

March 20, 2026
Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

Khamenei: Armiqtë e Iranit gabuan rëndë

March 20, 2026
Dita e sotme me vranësira të dendura dhe reshje shiu me intensitet të ulët

Parashikimi i motit për fundjavën, çfarë do të ndodhë me temperaturat

March 20, 2026
SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

SHBA goditi sulmet kibernetike iraniane, AKSK: Hap i rëndësishëm për sigurinë e Shqipërisë!

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In