Dashi
Mjafton të nisni aty ku e keni ndërprerë punën, dhe do të shikoni që askush nuk mund t’ju akuzojë se nuk arritët ta përfundoni në kohë. Për çdo vështirësi do keni përkrahjen e partnerit/es. Beqarët do vazhdojnë të mbeten vetëm pasi nuk do e bëjnë dot për vete personin që pëlqejnë. Financat do favorizohen nga yjet.
Demi
Ditë e shkëlqyer për ju të dashuruarit. Të përfshirë nga periudha e festave do të nisni të bëni planet për udhëtime në çift. Beqarët nuk duhet të marrin vendime të nxituara edhe pse janë mërzitur me vetminë sepse mund të lëndohen. Financat për do jene të kënaqshme, mund edhe të shpenzoni.
Binjakët
Keni nevojë të ambientoheni sërish me vendet ku keni munguar për njëfarë kohe ju që jeni në një marrëdhënie. Tani që jeni rikthyer keni nostalgjinë. Beqarëve do ju buzëqeshë fati dhe jeta do ju ndryshoje për mirë. Në planin financiar do dini si ta mbani gjendjen nën kontroll pa u rrezikuar.
Gaforrja
Këtë periudhë jeni mjaft të ndjeshëm ndaj çështjeve të zemrës. Një kritikë që do t’ju bëjë partneri/ja do t’ju prekë më shumë seç duhet. Beqarët edhe pse do bëjnë çmos për të ndryshuar statusin nuk do jenë me fat në dashuri. Në planin financiar kujdes me shpenzimet e tepruara sepse do vuani pasojat.
Luani
Keni zgjedhur mënyrën më të mirë për të ekuilibruar jetën profesionale dhe atë sentimentale. Në këtë mënyrë do të dini të kënaqni këdo. Beqarët do fillojnë një histori të bukur dashurie e cila do i bëjë të përjetojnë emocione më të forta. Me financat tregohuni sa më të matur në shpenzimet që do kryeni.
Virgjëresha
Sot doni të jeni të sigurt që asnjë nuk do t’ju rrezikojë në rrugën tuaj ju që jeni në një marrëdhënie në çift. Keni filluar të rikonsideroni të gjitha raportet e mëparshme. Beqarët nëse duan të ndryshojnë statusin bëjnë mirë të pranojnë ftesat për takime. Financat nuk do jenë në gjendjen më të mirë, por as problematike.
Peshorja
Keni bërë shumë për marrëdhënien tuaj që të ndiheni të mbushur shpirtërisht dhe në paqe ju të dashuruarit. Me disa ndryshime të vogla sot do të ndiheni mjaft mirë. Beqarët do i kenë mendimet shumë të qarta dhe do dinë si ta joshin personin që pëlqejnë. Financat do jenë shumë të mira, nuk ka vend për shqetësime.
Akrepi
Po kërkoni një mënyrë se si të mos ju vraseë ndërgjegjja sepse jeni koshientë që kohët e fundit keni bërë shumë veprime të gabuara karshi partnerit/es. Beqarët do refuzojnë të gjitha ftesat për takime pasi nuk e ndjejnë ende veten gati për të bërë ndryshime. Financat do jenë të mbrojtura nga Venusi dhe Dielli.
Shigjetari
Sot do të shikoni që më në fund puna dhe mundi juaj po vlerësohen siç duhet. Keni kohë që e prisni këtë reagim dhe sjelljet sot do t’ju lumturojnë. Beqarët duhet të jenë më të hapur ndaj njohjeve të reja sepse vetëm në atë mënyrë mund të ndryshojnë statusin. Financat do jenë të mira, do favorizohen mjaftueshëm nga disa yje.
Bricjapi
Ka situata që sot do të zhvillohen krejt ndryshe nga ajo që kishit imagjinuar. Do t’ju lëndojnë sidomos në fushën personale. Beqarët të mërzitur nga vetmia mund të bëjnë edhe çmenduria për të mos qëndruar vetëm. Financat nuk do jenë problematike, megjithatë shpenzimet bëjini me maturi.
Ujori
Doni të jeni në qendër të situatave të ndryshme, por harroni që nuk mund të kontrolloni dot gjithçka. Sigurisht do të ketë detaje që do t’ju shpëtojnë. Beqarët nuk do kenë një ditë me fat në dashuri prandaj më mirë të presin edhe pak për të hedhur hapa. Në planin financiar gjendja do vijë duke u përmirësuar ndjeshëm.
Peshqit
Nëse nuk doni të keni probleme me partnerin/en sot, mundohuni të zgjidhni gjithçka brenda kohës që keni programuar që herët. Beqarët duhet të tregohen të hapur në takime nëse duan të bëjnë për vete personin që pëlqejnë. Në planin financiar nëse tregoheni të kujdesshëm me shpenzimet, situata do vijë duke u përmirësuar.