• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi, e premte 1 shtator 2017

by Java News
31/08/2017 19:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi 

Nëse jeni në një lidhje, dita e sotme do jetë e mrekullueshme. Si ju ashtu edhe ai/ajo që keni në krah do i kushtoni vëmendjen dhe përkushtimin e duhur njeri-tjetrit. Beqarët ka shumë mundësi të gjejnë personin e tyre të ëndrrave. Në planin financiar do kryeni transaksione të rëndësishme që do e përmirësojnë situatën.

Demi 

Do jeni me humor të keq gjatë kësaj dite dhe asgjë nuk do shkojë ashtu si e kishit menduar në çift. Zënkat me partnerin/en do jenë shumë të shpeshta. Beqarët do kenë takime të rëndësishme, por nuk duhet të nguten për asgjë. Në planin financiar tregohuni më realistë dhe mos shpenzoni shuma të mëdha kur e dini që situata nuk është aq e favorshme.

Binjakët

Bashkëpunimi do mbizotërojë gjatë gjithë kohës sot në jetën tuaj në çift. Do filloni të thurni edhe projekte të rëndësishme për një të ardhme të ndritur bashkë. Beqarët do ndihen shumë mirë me statusin që kanë dhe nuk do kërkojnë të fillojnë një lidhje. Në planin financiar nuk duhet të alarmoheni me problemin më të vogël.

Gaforrja

Ka rrezik që rutina ta pushtojë gjatë gjithë kohës jetën tuaj në çift gjatë kësaj dite. Nuk do i kushtoni rëndësinë e duhur ambientit në çift pa menduar se kjo mund të jetë shkatërruese për ju. Beqarët duhet ta heqin turpin dhe ti shprehin më tepër ndjenjat. Me financat do keni disa probleme të vogla të cilat mund t’i zgjidhni me maturi.

Luani

Nëse kohët e fundit marrëdhënia mes jush dhe partnerit/es ishte ftohur duhet të gjeni mënyrën e duhur për ta përmirësuar. Mos i lini gjërat pas dore sepse situata edhe mund të ndërlikohet. Beqarët do kenë takime shumë interesante të cilat nuk duhet t’i humbin për asnjë lloj arsyeje. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes.

Virgjëresha

Çështjet e zemrës do shkojnë më së miri sot. Nuk do i mbani aspak mëri partnerit/es për ndonjë kritikë që do iu bëjë sepse do e kuptoni që ai ka të drejtë. Beqarëve nuk do iu ecin gjërat shumë mirë. Kujdes me personat që do iu joshin sepse edhe mund t’iu lëndojnë. Në planin financiar do arrini ta përmirësoni situatën.

Peshorja

Flisni me takt dhe diplomaci gjatë kësaj dite në jetën tuaj në çift sepse përndryshe do keni debate të shumta. Tregohuni edhe pak më të kuptueshëm. Beqarët do vazhdojnë edhe sot të kenë të njëjtin status kështu që është e kotë të mundohen të gjejnë një person. Në planin financiar situata do jetë e qëndrueshme.

Akrepi

Ditë shumë e bukur kjo e sotmja për gjithë të dashuruarit. Do qëndroni më shumë kohë pranë atij që dashuroni dhe do i sqaroni përfundimisht të gjitha dilemat që keni pasur. Beqarët duhet të tregohen më realistë dhe të mos ëndërrojnë gjëra të paqëna. Financat do jenë të qëndrueshme kështu që mund të bëni investimet e duhura.

Shigjetari

Jeta në çift do jetë më e bukur gjatë kësaj dite. Do ruani një komunikim të mirë me partnerin/en dhe do kaloni momente mjaft sensuale. Për sa iu përket beqarëve ata do vazhdojnë të jenë në kërkim të dashurisë së madhe, por pa ndonjë rezultat specifik. Në planin financiar do jeni me fat dhe do arrini të rregulloni problemet.

Bricjapi

Edhe pse marrëdhënia në çift do jetë shumë e mirë, nuk duhet të merrni vendime të rëndësishme për të ardhmen. Tregohuni pak më të duruar nëse doni që gjithçka të shkojë për së mbari. Beqarët do tregohen impulsivë dhe mund të bëjnë gabime të rënda. Në planin financiar ka mundësi t’iu gjeni zgjidhje të gjitha problemeve.

Ujori

Marrëdhënia juaj me partnerin/en do fillojë të përmirësohet gjatë kësaj dite. Do flisni më lirshëm për gjithçka që iu mundon dhe do i zgjidhni brengat. Edhe për beqarët gjithçka do jetë e mundur. Bëjini sytë katër sepse mundësitë për takime do jenë të mrekullueshme. Me financat nuk do i keni punët shumë mirë, mos shpenzoni pa kufij.

Peshqit

Jeta në çift do vijë duke u përmirësuar dita ditës. Duke filluar që sot do ia shprehni më shumë ndjenjat atij që keni në krah dhe e ardhmja pritet të jetë më e ndritur. Beqarët do kenë takime të shumta dhe në fund të ditës do iu duhet të marrin vendime të rëndësishme. Në planin financiar do jeni më të qetë falë një shume që keni marrë kohët e fundit.

a.ç

Next Post
Zhduken një vajzë e dy djem të mitur në Tiranë, nënat e tyre denoncojnë në polici

Tiranë, 49-vjeçarja kërcënon të dashurën e djalit por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Autostradat e 2025-ës, projektet: Nga korridoret evropiane, te bregdeti

Rrjeti i rrugëve pakësohet me 181 km në 10 vite, qarqet me rënie dhe rritje

March 10, 2026
Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

Të shtënat me armë zjarri pranë Policisë, arrestohet shoferi dhe pasagjeri 17-vjeçar

March 10, 2026
SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

SHBA sfidon Kinën! Lufta për naftën iraniane dhe kontrollin e Ngushticës së Hormuzit

March 10, 2026
Shqipëria ftohet në tryezën e historisë

Parlamenti nuk është noter i arrestimeve

March 10, 2026
Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In