• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi, e diel 7 Janar 2018

by A R
06/01/2018 17:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Kjo e diel do të nisë me disa dyshime për shkak të kundërshtimit të Venusit. Sot dashuria nuk është në atë mënyrë që ju do e dëshironit dhe një diskutim familjar mund të degjenerojë në debate. Beqarët do të ndjehen nervoz për shkak të një çështje të pazgjidhur. Në punë mundohuni t’i analizoni me kujdes projektet tuaja.

Demi

Fillim i mbarë i kësaj të diele për ju. Venusi do të jetë një mbështetës i madh për dashurinë tuaj në çift, por kini kujdes sepse mund të lindin edhe disa vështirësi në marrëdhënien tuaj për shkak të keqkuptimeve. Nëse jeni vetëm do të ndjeni nevojën për t’u argëtuar dhe të mos mbylleni në shtëpi. Financat do jenë të mira.

Binjakët

Gjatë kësaj të diele për ju të shenjës së Binjakëve mund të lindin disa tensione në jetën tuaj në çift. Nëse keni pasur probleme, përpiquni t’i zgjidhni ato dhe të shmangni keqkuptimet. Zemrat e vetmuara nuk duhet të nënvlerësojnë të njohurit e rastësishëm, mes tyre mund të jetë dashuria e jetës. Sfera e punës ju jep kënaqësi të mëdha, sot ju mund të rikuperoni negociatat që dukeshin të paqarta.

Gaforrja

Sot gjithçka duket se ju peshon më shumë se zakonisht. Gjendja juaj jo e mirë shpirtërore mund të krijojë probleme edhe në marrëdhëniet më të qëndrueshme. Debate mund të ketë edhe në sferën e familjes. Beqarët do të duhet t’i kushtojnë rëndësi ftesave për takime nëse nuk duan të rrinë vetëm. Në planin financiar do keni një punë të rëndësishme, e cila do rrisë të ardhurat.

Luani

Nëse keni pasur një zhgënjim në dashuri dhe po përpiqeni ta harroni atë është një kohë e mirë për ta kthyer faqen. Kapni gjërat e bukura që keni sot! Beqarët mund të jetojnë momente të mbushura me shqetësim gjatë kësaj të diele për shkak të keqkuptimeve, por fatmirësisht në mbrëmje gjithçka do jetë e qetë. Mundësi të shkëlqyera për të zgjidhur situatën e punës dhe atë ekonomike.

Virgjëresha

Një ditë shumë interesante, dashuria do të ecë pa probleme dhe ju mund t’i kushtoni vëmendjen e duhur dhe ngrohtësi partnerit/es tuaj. Do të arrini të merreni vesh shumë mirë duke marrë edhe vendime të rëndësishme për të ardhmen. Edhe për beqarët do ketë raste shumë të mira, ku shumë prej jush do të takohen me personin e zemrës! Sot mund të ketë një thirrje stimuluese për punë.

Peshorja

Nuk ka shumë siguri në dashurinë tuaj dhe disa mendime ka shumë të ngjarë që t’ju ngatërrojnë. Nëse jeni çift, mos jepni një imazh të gabuar për veten tuaj. Ndërsa ata që janë vetëm do të realizojnë takime interesante që do të hapin horizonte të reja. Nëse keni një profesion të pakënaqshëm pune mund të keni mundësi të reja për të ndryshuar, por jini të kujdesshëm.

Akrepi

Ditë e mahnitshme kjo e sotmja për jetën në çift, erosi në qiellin tuaj do të bëjë që çdo keqkuptim me partnerin/en të zhduket. Mes puthjeve dhe përkëdheljeve ju do të jeni në gjendje të zhdukni disa nga gabimet tuaja! Për beqarët do të jetë një ditë e mbushur me lajme dhe takime të këndshme. Mbrëmje në shoqëri të mirë. Mundësi të mira për të rritur të ardhurat, por duhet të keni më shumë besim në aftësitë tuaja.

Shigjetari

Falë kalimit të Mërkurit në shenjën tuaj do të ketë kënaqësi të mëdha në jetën tuaj dashurore për ju Shigjetar. Dashuria po lulëzon! Ditë me fat edhe për ata që janë vetëm. Sot ju do të jeni në qendër të vëmendjes dhe askush nuk do t’ju rezistojë! Në punë, vendosmëria juaj do të jetë vendimtare për të rritur të ardhurat.

Bricjapi

Fillon një fazë e rëndësishme për çiftet, shumë prej jush mund të realizojnë projekte si martesa, të tjerë bashkëjetesë. Sidoqoftë, dashuria fiton mbi gjithçka! Për beqarët mund të ndodhë diçka e veçantë. Dashuria do të rezervojë takime të reja! Nëse jeni duke planifikuar të hapni ndonjë biznes, sot dita ju favorizon për projektet tuaja.

Ujori

Ditë e rëndësishme për të dashuruarit, për të cilët janë rezervuar momente të mbushura me lumturi në prani të njeriut të tyre të zemrës. Gjithçka do të jetë e qartë në marrëdhënien e tyre. Beqarët sot do të kërkojnë flirtime të reja dhe do të zgjojnë emocionet. Dita do të provojë të jetë e rëndësishme në një nivel financiar, sot do të keni përfitime të mëdha.

Peshqit

Sot ju të shenjës së peshqve do të jeni të mbushur me një energji pozitive dhe do keni dëshirën e madhe për t’i dhënë më shumë emocione jetës në çift. Gjithashtu nuk do ju mungojnë edhe planet për projekte afatgjata në marrëdhënien tuaj. Beqarët duhet të jenë më të qartë dhe konkretë dhe të bëjnë të qarta se çfarë duan nga jeta. Përsa i përket punës është koha që të lësh mënjanë përtacinë ose frikën se mos gaboni.

Next Post
E bardha, e kuqja dhe e zeza e 100 ditëve të para të Rama 2.0

E bardha, e kuqja dhe e zeza e 100 ditëve të para të Rama 2.0

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

Apeli i GJKKO shqyrton më 9 mars masën e sigurisë ndaj Belinda Ballukut

March 5, 2026
Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

Lëvizte i armatosur, arrestohet 33-vjeçari në Tiranë

March 5, 2026
Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

Dy dronë iranianë sulmojnë aeroportin e Azerbajxhanit

March 5, 2026
A u rritën PS e PD në kurriz të LSI-së?

33% probabiliteti në Poloni, por në Portugali e kishim vetëm 1%…

March 5, 2026
Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

Mori pjesë në vrasjen e një personi në Peqin në vitin 2021, ekstradohet nga Mbretëria e Bashkuar 49-vjeçari

March 5, 2026
Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

Ndryshimet ne rregullore, Balla: I kemi menduar prej shumë kohësh. Shpresoj të miratohen me konsensus

March 5, 2026
Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

Kuvend/ Kumbaro: Ndërtimi i shkollës “Edith Durham” ka përfunduar, shumë shpejt nxënësit kthehen në një mjedis modern dhe funksional

March 5, 2026
Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

Noka: Keni zegjinizuar Parlamentin! Deputeti i PS: Je një kalk i shëmtuar i doktorit!

March 5, 2026
Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

Shtyhet më 12 mars seanca paraprake për dosjen “Meta”

March 5, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

Tensionet në Lindjen e Mesme, Katari raporton sulm me raketa mes përshkallëzimit rajonal

March 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In