• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, January 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi ditor për të Dielën, 19 Shtator 2021

by A R
18/09/2021 22:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Do të jeni në gjendje të mirë shpirtërore dhe plot inspirim këtë ditë të fundit të javës. Mendja ju punon në mënyrë aktive dhe do të vini me ide dhe strategji të reja. Kjo ditë mund të jetë shumë produktive për ju. Sidoqoftë, të gjitha këto mund të prishen nëse nuk merrni në konsideratë çështjet e shëndetit.

Demi

Keni nevojë të ndryshoni mënyrën si merreni me njerëzit. Në shumicën e kohës, gjërat shkojnë siç doni ju, por është momenti që t’i lini edhe të tjerët të marrin çfarë duan nga aktivitetet e përbashkëta. Nuk është më çështja vetëm për ju.

Binjakët

Kjo e diel është e favorshme për të kaluar kohë me familjen. Shkoni në aktivitete të ndryshme me prindërit, ose edhe me partnerin. Përfshihu në aktivitete gazmore me fëmijët. Lërini tensionet mënjanë nesër dhe përpiquni që të kaloni mirë. Do të surprizoheni nga ato që do mësoni.

Gaforrja

Po merrni vëmendje nga të gjithë. Së shpejti do të dalloni edhe armiqtë. Bëni kujdes si silleni me këta persona pasi do të përpiqen që t’ju provokojnë. Megjithatë këtë të diel 19 do të gjeni një person të ri, tek i cili mund të besoni.

Luani

Kjo e diel është për ju. Mund të nisni diçka të re ose mund të mbaroni një projekt që e keni nisur me kohë. Argëtim dhe lojëra rezervon mbrëmja. Lidhuni me miqtë, të rinj dhe të vjetër. Shijojini momentet me ta.

Virgjëresha

Mund të gjeni dashurinë këtë të diel. Mbajini sytë hapur sepse mund të takoni burrin/gruan e ëndrrave. Sidoqoftë njohja e personit të ëndrrave mund të jetë pak e vështirë sepse do të vijë në mënyrë të çuditshme. Ndërkohë, mund të merrni një dhuratë nga një person i panjohur.

Peshorja

Me pak durim, e diela mund të kthehet shumë produktive për ju. Kjo do të jetë edhe sfida më e madhe për momentin. Koha do të duket sikur po ecën ngadalë dhe sikur asgjë nuk po ju përshtatet. Por nëse kërkoni të nxitoni në këtë proces mund të shkatërroni gjithçka. Fillojeni ditën duke bërë disa ushtrime që mund t’ju ndihmojnë të kontrolloni energjinë.

Akrepi

Intuita juaj është e fortë dhe kjo do të jetë një udhërrëfyes për gjithçka bëni. Mund të merrni risqe për qejf. Fati është në anën tuaj, por përpara se të bëni një hap duhet të mendoheni dy herë. Mund të përjetoni shumë emocione. Miqtë e rinj dhe të vjetër mund t’ju risjellin energji pozitive këtë të diel.

Shigjetari

Këtë ditë të diel mund të prisni mbështetje dhe mirënjohje nga personat që ju rrethojnë. Tashmë jeni plot jetë, optimistë dhe gati të nisni projekte të reja. Nuk e keni humbur aftësinë të kuptoni dhe të gjykoni një projekt të mirë. Kjo do ju drejtojë që të investoni në punë që mund t’ju sjellin të ardhura të shumta në të ardhmen.

Bricjapi

Puno shumë dhe festo akoma më shumë. Kjo do të jetë motoja juaj e ditës. E diela mund të nisë me rutinën normale, por mund të përfundojë duke festuar me miqtë dhe familjen. Do të keni një sens të lartë humori.

Ujori

Përpiquni të bashkëpunoni me persona që keni të njëjtat interesa. Disa njerëz do të përpiqen që t’iu influencojnë duke ju dhënë shpresa të rreme, por mos u kushtoni rëndësi. Bëni gjykimet tuaja. Keni planifikuar prej kohësh të blini një shtëpi të re, kjo mund të jetë dita.

Peshqit

Do t’i shpenzoni të gjitha energjitë që të zgjidhni një çështje që po dominon në jetën tuaj në këto momente. Ka shumë mundësi që të largoheni nga detyrimet financiare dhe sociale vetëm që të merreni me këtë çështje. Megjithatë duhet të dini që nxitimi nuk zgjidh asgjë. Çelësi është durimi.

Next Post
Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta zv.kryetari i degës së PD-së në Dibër

Lajm i hidhur/ Ndahet nga jeta zv.kryetari i degës së PD-së në Dibër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

Princi i kurorës në mërgim thirrje botës: Ndihmoni protestuesit për të rrëzuar qeverinë e Iranit

January 16, 2026
“Më nxorën zvarrë nga makina”, dhuna në Mineapolis, policia arreston gruan nga Lindja e Mesme

“Më nxorën zvarrë nga makina”, dhuna në Mineapolis, policia arreston gruan nga Lindja e Mesme

January 16, 2026
Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

January 16, 2026
“Meta kryetar i opozitës”, zëdhënësi i Presidentit del hapur: Më mirë opozitar, po bëhemi gati kundër bandës dhe tiranisë

Pas letër-porosisë amerikane, SPAK “rëndon” Metën, dyshime për 280 mijë dollarë të tjerë

January 16, 2026
Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe-“Me detin Jon e kemi mbyllur”

January 16, 2026
Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

Stërvitje ajrore e përbashkët mes SHBA e Shqipërisë: Po ndërtojmë një NATO më të gatshme për luftime

January 16, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Reforma kushtetuese, përballë nevojës për reformë politike brenda pushtetit

January 16, 2026
Rama thumbon opozitën: Bëjnë lehaqenie! Po të duan të bashkëpunojnë bujrum, derën e kanë të hapur por…

“Reforma zgjedhore ka nisur qëkur kisha thonjtë e paprera në Paris”, Rama-opozitës: Me ju shumë mirë, pa ju po aq mirë! Puna do bëhet

January 16, 2026
PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

PROFIL/ Të shkëlqesh si Shkëlqim Hajdari, pas dorëheqjes!

January 16, 2026
“Dumani, personazh që vlerësohet nga shqiptarët”/ Sondazhi i Zaloshnjes: Nëse votohet sot, PS e Rithemelimi marrin mandate në çdo qark

“Siguria në rrugë, përmirësim i ndjeshëm”/ Zaloshnja: Policia Rrugore ndikon tek njerëzit që janë të arsyeshëm

January 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In