Njihuni me parashikimin e astrologut italian Paolo Fox, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje. Ky është një përkthim ekskluziv nga noa.al i shërbimit astrologjik që përftohet në avancë për lexuesit tanë.
Dashi
Me Hënën që hyn në shenjën tuaj, parashikohet një ditë interesante. Është momenti ideal për të vënë në jetë projektet që keni në kokë, pasi do të merrni rezultatet e pritshme. Kjo fundjavë është interesante edhe për sferën sentimentale.
Demi
Nuk parashikohet që të keni probleme, përkundrazi do të fitoni siguri lidhur me ndjenjat që keni. Keni nevojë për tu ndjerë të dashuruar por edhe për ti shprehur ndjenjat lirisht. Periudha në vijim do të jetë mjaft e rëndësishme për gjithë ata çifte që duan të bëjnë zgjedhje të rëndësishme për jetën e tyre.
Binjakët
Horoskopi i kësaj dite kërkon që të veproni me kujdes. Mos sfidoni eprorët dhe mos u inatosni për gjëra të vogla. Është e vërtetë që po përballeni me një situatë stresuese, por bëhet fjalë për një periudhë kalimtare. Do të keni mundësi që të mbështeteni te Mërkuri, i cili do të japë mbështetje për shenjën tuaj. Përgjithësisht kjo është një periudhë e ngarkuar e cila ju detyron që të hiqni dorë nga diçka, ndërkohë që rikuperimi do të vijë në javët në vijim. Në dashuri shmangni reagimin me impulsivitet.
Gaforrja
Ju pret një fundjavë interesante gjatë së cilës do të keni mundësi që të merrni një vendim të rëndësishëm apo të bëni një zgjedhje pozitive. Jeta juaj profesionale mund t’iu shkaktojë shqetësime, por pavarësisht kësaj në këtë fundjavë do të keni dëshirë që të shpërqendroheni. Sa i takon dashurisë, keni nevojë për konfirmime dhe kjo e shtunë do të kërkojë edhe që të shprehni hapur ndjenjat tuaja.
Luani
Do të keni vështirësi për të marrë atë që dëshironi, kështu që mos u inatosni nëse gjërat nuk ecin siç duhet. Situata do të ndryshojë javën që vjen, në sajë të ndikimit që do të ketë Marsi dhe Neptuni. Megjithatë do të përballeni me një problem financiar, i cili iu krijon shqetësime. Fundjava do të jetë e rëndësishme sa i takon ndjenjave, ku do të ketë një rikuperim. Megjithatë është shumë e rëndësishme që të dini të rezistoni ndaj provokimeve.
Virgjëresha
Gjatë kësaj dite mund të jeni konfuz lidhur me një zgjedhje që keni bërë, pasi do të kuptoni se nuk do e kishit bërë nëse rrethanat do të ishin ndryshe. Këshillohet që të shmangni konfliktet, pasi do të sjellin vetëm tensione. Sa i takon ndjenjave, situata do të vijë duke u përmirësuar.
Peshorja
Marsi dhe Neptuni do të kenë ndikim të kundërt në shenjën tuaj dhe kjo gjë do të zgjasë deri të hënën. Bëni kujdes ndaj emocioneve të tepërta, pasi duhet të dini të menaxhoni emocionalitetin tuaj. Në raportet ndërpersonale do të përballeni me tensione, por për momentin shqetësimi juaj më i madh ka të bëjë me punën, duke i lënë në plan të dytë ndjenjat.
Akrepi
Ju pret një ditë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të Marsit dhe Neptunit. Do të jeni plot me energji dhe të vendosur për të realizuar synimet tuaja.
Duhet thënë se gjatë dy muajve të fundit ka pasur ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj, por pavarësisht kësaj mos u ndikoni nga e kaluara. Kjo fundjavë do të sjellë zgjidhje interesante për ju.
Shigjetari
Ka disa probleme me të cilat duhet të përballeni gjatë kësaj dite. Gjithashtu e dini mirë se është e pamundur që të harroni disa gjëra dhe të fshini emocionet tuaja. Nuk do ishit të sinqertë me veten. Dikush do mundohet që t’iu nxjerrë në pozitë të keqe për shkak të zgjedhjeve që keni bërë, ndaj mundohuni që të ruani qetësinë.
Bricjapi
Shijojeni këtë ditë, pasi planetet do të jenë në anën tuaj. Merrni guximin për diçka që ka rëndësi për ju dhe gjeni ekuilibrin e jetës suaj. Nëse doni të ecni përpara, bëjeni. E shtuna do të jetë një ditë mjaft pozitive për të folur për dashurinë dhe për tu sqaruar. Do të keni mundësi që të mendoni me optimizëm.
Ujori
Mundohuni që të jeni pozitiv dhe të harroni situatat negative me të cilat jeni përballur. Do të nisë për ju një periudhë rikuperimi e cila do të vijojë deri në fund të vitit. Diçka do të ndryshojë në sajë të afrimit të dy planetëve në shenjën tuaj, shkruan noa.al. Do të vlerësoheni për atë që bëni. Java që vjen do të jetë shumë e rëndësishme për punën tuaj. Edhe sa i takon jetës në çift situata do të vijë duke u përmirësuar.
Peshqit
Do të jeni shumë të stresuar, për shkak se disa persona do tentojnë që t’iu bindin se problemi jeni ju, por mos u lëshoni. Shumë nga të lindurit e kësaj shenje gjatë pjesës së dytë të muajit do të ndihen larg partnerit/es, si psikologjikisht edhe mendërisht. Duhet të mundoheni të riparoni, dhe nëse mendoni se ja vlen, tani është momenti për ta treguar.