Njihuni me parashikimin, për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.
Dashi
Parashikohet një ditë disi e mbytur për ju, ku pozitiviteti dhe negativiteti do të jenë në luftë me njëra tjetrën. Përpiquni të gjykoni me mendje të ftohtë se si të rregulloni gabimet tuaja. Përsa i përket dashurisë, jeni konfuz në lidhje me zgjedhjet që keni bërë. Një surprizë e bukur në mbrëmje, do i japë ngjyra lidhjes tuaj duke bërë që të besoni ëndrrat tuaja. Beqarët duhet ti japin fund kritikave ndaj të gjithëve dhe ndaj gjithçkaje. Qendroni larg polemikave pasi rrezikoni të qendroni gjithnjë vetëm. Në punë parashikohet një ditë e mirë, pasi yjet do të lehtësojnë çdo marrëveshje që do ndërmerrni.
Demi
Java do të nisë shumë mirë për ju ku çdo gjë do të jetë në përputhje me dëshirat tuaja. Në dashuri gjërat po shkojnë në relaks dhe qetësi të plotë. Në mbrëmje këshillohet që të dilni për një darkë romantike. Beqarët duhet ta shfrytëzojnë për mirë qetësinë që ua jep kjo ditë. Përsa i përket punës, do të keni rezultate të kënaqshme. Sidoqoftë merrni parasysh një këshillë: mos rrezikoni pa qenë e nevojshme pasi çdo gabim do të ishte fatal.
Binjakët
Parashikohet një e hënë e vështirë për ju. Disa peripeci nga rutina e përditshme do e bëjnë ditën të mërzitshme. Edhe në dashuri gjërat nuk po ecin mirë ku nuk do të mungojnë debatet me tone të larta. Beqarët do të jenë të perqendruar krejtësisht te vetja dhe interesat e tyre personale, duke lënë pas dore jetën sentimentale. Jepini hapësirë njerëzve që ju rrethojnë në mënyrë që të hapen shtigje të reja për ju. Në punë mos bëni më shumë se sa ju kërkohet. Kurseni energjitë tuaja pasi duke parë situatën e pafavorshme do të evitoni situatat e pakëndshme.
Gaforrja
Parashikohet një ditë e zakonshme për ju. Përqendrojeni vëmendjen tuaj në atë që mendoni se janë prioritetet tuaja në mënyrë që të merrni kënaqësitë që meritoni. Në dashuri shumë prej jush do të jenë entuziastë. Duke parë lidhjen e fortë në çift, do të keni objektiva që të realizoni dëshirat që keni në kokë. Një ditë e mirë edhe për beqarët, ku do të ketë njohje të reja për ju. Përsa i përket punës, merrni masat e nevojshme në mënyrë që gjithçka të mund të rrjedhë sipas pritshmërive tuaja.
Luani
Një ditë mesatarisht e mirë për ju. Si shpirti i mirë ashtu edhe fiziku, do të jenë në qendër të vëmendjes, ndersa ky do të jetë momenti për të dhënë më të mirën në gjithçka që ndërmerrni. Përsa i përket jetës në dashuri, duhet që të jeni më tolerantë në disa vendime. Jepni më shumë hapësira partnerit/es tuaj në mënyrë që lidhja juaj të ecë si duhet. Beqarët do të jenë shumë të frymëzuar në këtë ditë. Energjitë tuaja janë të qendrueshme në këtë periudhë, prandaj ka ardhur koha që të nisni një histori të re me dikë. Do të ketë surpriza pozitive për ju në punë. Është koha që të konkretizoni idetë tuaja që kanë qenë në pritje prej një kohe të gjatë.
Virgjëresha
Qielli për ju do të skëlqejë si asnjëherë më parë. Do të ndiheni mirë në disa situata pasi dita do të jetë në favorin tuaj. Në dashuri këshillohet që të uleni të bisedoni me partnerin tuaj në mënyrë që të sheshoni problemet që keni grumbulluar me kohën. Gjithashtu beqarët do të kenë si aletë të gjitha planetet. Një buzëqeshje e juaja mund të vlejë me shumë se 1000 fjalë. Shfrytëzoni mundësitë tuaja në këtë ditë. Përsa i përket punës, disa nga ju do të kenë lajme të mira.
Peshorja
Java për ju do të nisë në mënyrë të jashtëzakonshme. Në dashuri, ky do të jetë momenti i duhur për të zhvilluar pozitivisht marrëdhënien tuaj në çift. Do të jetë një ditë plot pasion dhe argëtim në çift. Beqarët do të jenë në një ditë të mirë dhe do të jetë në dorën e tyre nëse do të duan të përmirësojnë jetën sentimentale. Përfitoni në mënyrë që të krijoni njohje të reja duke hequr dorë nga zakonet e vjetra. Në punë dita nuk do të jetë aspak keq. Planetët janë në krahun tuaj dhe rezultatet do të jenë të kënaqshme.
Akrepi
Një ditë e zakonshme për ju ku në faza të veçanta do të jetë në përputhje me pritshmëritë tuaja. Nuk do të ketë surpriza të mëdha por as probleme të pakapërcyeshme. Në dashuri do të dominojë dialogu, ku ndoshta do të mund të zgjidhni edhe disa probleme aktuale. Beqarët mund të mësojnë nga eksperiencat sentimentale që kanë pasur në të kaluarën, në mënyrë që të shfrytëzohen pozitivisht për të ardhmen. Përdorni qetësinë e brendshme dhe do të keni mjaftueshëm sukses. Përsa i përket punës, këshillohet që të ndërmerrni eksperienca të reja. Duke dhënë më të mirën tuaj, do të mund të arrini lart.
Shigjetari
Parashikohet një ditë e mirë për ju. Në dashuri, qetësia në familje është shumë e rëndësishme për ju. Bëni një dhuratë për partnerin/en tuaj në mënyrë që të krijoni emocione sentimentale gjatë ditës dhe ta bëni më të lumtur klimën në çift. Në këtë mënyrë do të hidhni pas ditët e kaluara me grindje. Beqarët duhet t’i japin më shumë rendësi intuitës së tyre dhe të mos bazohen gjithmonë te fjala e miqve. Bazohuni te kjo këshillë dhe do të keni një ditë të paharruar. Dita në punë do të jetë e jashtëzakonshme. Do të jetë e mbushur me kënaqësi dhe me iniciativa të veçanta. Do të jeni i mbushur me energji dhe shumë propozime tuajat, do të marrin rrugë.
Bricjapi
Parashikohet një ditë relativisht e mirë për ju. Duhet të tregoheni i kujdesshëm në marrëdhënien çift. Nëse uleni dhe bisedoni me qetësi, gjërat mes jush do shkojnë si duhet. Përsa i përket beqarëve, nuk duhet të pretendojnë shumë nga vetja. Këshillohet që të jeni të më të butë dhe më të qeshur. Vetëm në këtë mënyrë do të marrin zgjidhje disa tensione. Udhëhiquni nga intuita në lidhje me vendimet e rendësishme. Në punë situata po merr avancim pozitiv. Marrëveshje të reja në shteg për ju. Shfrytëzojini si mundësi.
Ujori
Edhe për personat që i përkasin kësaj shenje, dita do të jetë e mirë. Pjesa ku duhet të tregoni kujdes është në aspektin sentimental. Dëgjoni më shumë se sa flisni. Përpiquni të mos nervozoheni shumë, ndryshe problemet do jenë të pashmangshme. Beqarët nuk duhet të dyshojnë në aftësitë e tyre. Një njohje e re është në sfond, “hidhuni” me entuzizëm në këtë aventurë. Gjërat do të shkojnë mirë. Në punë nuk do të keni probleme. Shmangni projektet e shumta dhe përqendrohuni vetëm te ai që keni për zemër.
Peshqit
Kjo e hënë do jetë e shkëlqyer në çdo drejtim për ju. Qetësi familjare, sentimentale por edhe në miqësi parashikohet për ju. Marrëdhënia në çift do shkojë më së miri. E gjithë dita juaj do shkojë në harmoni të plotë. Mbrëmja premton të jetë plot pasion. Edhe për beqarët parashikohet një ditë fantastike dhe me njohje të reja në aspektin sentimental. Është momenti ideal për ta shijuar jetën maksimalisht, ndoshta siç nuk e keni bërë asnjëherë më parë. Edhe në punë koha juaj do të shkojë shumë mirë. Ambjenti dhe raporti me kolegët në mënyrë të shkëlqyer. Projekte të reja në sfond për ju.