• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

Horoskopi 9 Tetor 2016

by A R
08/10/2016 20:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Nervozizmi që do të shfaqni mund të bezdisë partnerin. Në dashuri bëni më shumë kujdes, ndërsa në punë organizojini sa më mirë gjërat tuaja. Do të jetë e dobishme pasja e ideve të reja për punën, pasi do arrini të zhbllokoni një situatë të pandryshueshme prej kohësh. Vetëm nisja e javës së re do ju gjejë me energji.

Demi

Vendosmëria juaj do të jetë e tillë sa që do arrini të kapërceni thuajse të gjitha problemet. Kjo fundjavë do të jetë shumë e mbarë për ju. Mundohuni të përqendroheni në atë që ju bën të ndiheni mirë, duke lënë pas çdo tension të shkaktuar nga puna.

Binjakët

Në sajë të pranisë së Mërkurit në shenjë, do përjetoni situata konfliktuale. Bëni kujdes në mbrëmje, pasi një debat mund të prishë gjithë çfarë keni planifikuar. Në dashuri do të jeni të pavendosur dhe nuk përjashtohet mundësia që të veproni të shtyrë nga impulsi. Bëni kujdes ndaj zgjedhjeve tuaja, pasi do e keni të vështirë të ktheheni mbrapsht.

Gaforrja

Java e parë e tetorit ka qenë e vështirë për ju, por fundjava do të mbyllet më së miri. Kërkohet që të tregoheni në mënyrë sa më diplomatike, sidomos në çështje që kanë të bëjnë me punën. Gjetja e një kompromisi do të jetë e vështirë, ndaj bëni kujdes pasi situata aktuale nuk ju lejon mundësinë e manovrave të mëdha.

Luani

E diela do të nisë më së miri në sajë të ndikimit të favorshëm të Uranit në shenjën tuaj. Favorizohen takimet. Do të keni një jetë të pasur sociale dhe do të ndiheni mirë. Do të jetë një fundjavë e shkëlqyer veçanërisht për ata që janë vetëm, por me vështirësi do i shfaqin ndjenjat. Në dashuri do preferojnë të tregohen disi të rezervuar.

Virgjëresha

Do e gjeni veten në konflikti mes dëshirës për ta lënë veten të lirë dhe asaj për të pasur gjithçka nën kontroll. Zemra dhe arsyeja nuk do të marrin vesh, por munduni që të qëndroni me këmbë në tokë për momentin. Lëreni mënjanë fantazinë dhe mungesën e sigurisë sa i përket dashurisë. Për momentin bëni mirë të përqendroheni në punë, pasi kjo është gjëja më e mirë.

Peshorja

Gjatë kësaj dite humori juaj mund të mos jetë më i miri, ndaj mund të reagoni keq ndaj provokimeve të të tjerëve. Në familje klima është e tensionuar. Do të keni nevojë për një njeri që t’iu dëgjojë dhe ku mund të shfryheni. Një këshillë objektive mund t’iu ndihmojë që t’i shikoni gjërat ndryshe.

Akrepi

Rreth jush ka diçka të re. Është e nevojshme që në këtë moment të nxirrni në pah potencialin tuaj. Pranimi i ndryshimeve nuk është i lehtë, por pasi të kalojë kjo fazë, do i shihni gjërat më qartë. Përpara jush do të shpalosen mundësi të mira, të cilat i keni synuar prej kohësh, ndaj mos i humbni.

Shigjetari

Situata financiare nuk paraqitet e qëndrueshme dhe prej kohësh prisni diçka më shumë. Do të ndiheni në qendër të vëmendjes, ndaj nxirrni aftësitë tuaja më të mira. Sjellja juaj, mund të shqetësojë dikë. Bëni kujdes, pasi dikush që sillet si mik, mund të flasë pas shpine për ju.

Bricjapi
Do të përballeni me një sërë pengesash, konflikte që do e kenë origjinën në tensionet e së shkuarës. Rezistenca që do të tregoni do të jetë për t’u admiruar dhe pavarësisht vështirësive do arrini të kaloni çdo situatë. Është e vështirë që ta lini veten të rrëmbeheni nga emocionet.

Ujori

Një udhëtim apo një shëtitje në natyrë është ajo që ju duhet. Kjo ditë do të jetë e mbushur me lëvizje të shumta. Ky është momenti i duhur për të sistemuar disa situata të lëna pezull dhe për të vënë rregull në jetën tuaj. Mendja juaj do të kërkojnë zgjidhje të guximshme dhe do të arrini të realizoni objektivat që i kishit vënë vetes prej kohësh.

Peshqit

Do të doni të shfryheni dhe të qani hallet me një mik tuajin. Do të keni gjëra që do të doni t’ia besoni. Shpesh ankthi do të bëjë që të veproni në mënyrë impulsive, por bëni kujdes, pasi mund të pendoheni për fjalët që do të thoni. Bëni kujdes me shpenzimet, pasi situata juaj ekonomike nuk është më e mira./a.m.

Next Post
Darmian nuk gjen hapësira te United, Roma e Inter në kërkim të mbrojtësit italian

Darmian nuk gjen hapësira te United, Roma e Inter në kërkim të mbrojtësit italian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

110 vjet nga tragjedia në Shëngjin, homazhe për 400 emigrantët e mbytur në janar 1916

110 vjet nga tragjedia në Shëngjin, homazhe për 400 emigrantët e mbytur në janar 1916

January 7, 2026
SQARIM/ Ilir Yzeiri: Shkrimi im ‘Fushatë me hijen e burgut’ s’kishte qëllim që të fyente pamjen fizike të gjyqtarit

Mbreti lakuriq dhe idiotët e Tiranës

January 7, 2026
Po shisnin 5 kg kanabis, arrestohen në flagrancë dy persona në Tropojë

Po shisnin 5 kg kanabis, arrestohen në flagrancë dy persona në Tropojë

January 7, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Na duhet një qeveri politike, jo thjesht një Kryeministër politik

January 7, 2026
Efektivi mban qytetarin në shpinë/ Reagon Braçe: Nder e respekt për çdo burrë e djalë, shërbyen për njerëzit

Uji nuk është armik i qytetit; armik është ideja se mund të mundim natyrën me pompa

January 7, 2026
Baltë e inerte brenda shtëpive e bizneseve, dëme të mëdha nga përmbytjet në Gjirokastër

Baltë e inerte brenda shtëpive e bizneseve, dëme të mëdha nga përmbytjet në Gjirokastër

January 7, 2026
VIDEO / Momenti kur Policia shkatërron derën dhe zbulon “shtëpinë e barit” në Vaun e Dejës

VIDEO / Momenti kur Policia shkatërron derën dhe zbulon “shtëpinë e barit” në Vaun e Dejës

January 7, 2026
Europa tregon “muskujt”: Trupa për Ukrainën, veto Groenlandën

Europa tregon “muskujt”: Trupa për Ukrainën, veto Groenlandën

January 7, 2026
Moti i keq në Kosovë shkakton përmbytje, shtyhet nisja e procesit mësimor

Moti i keq në Kosovë shkakton përmbytje, shtyhet nisja e procesit mësimor

January 7, 2026
Vdes agjenti i CIA-s që u shiste sekrete sovjetikëve, po vuante dënimin me burgim të përjetshëm

Vdes agjenti i CIA-s që u shiste sekrete sovjetikëve, po vuante dënimin me burgim të përjetshëm

January 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In