• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Horoskopi 21 Qershor 2015

by
21/06/2015 07:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Sot mund të punoni me disa dokumente dhe të lexoni pafund. Në të njëjtën kohë mos bëni asnjë përpjekje për të krijuar miq të rinj. Do të preferoni të mendoni për disa probleme që ju kanë shqetësuar gjatë kohëve të fundit dhe në të njëjtën kohë do të arrini tu jepni zgjidhje atyre.

Demi

Bëni mirë të përqendroheni tek planet financiare. Në rast se keni disa probleme të cilat ju duket se nuk i zgjidhni dot, bëni mirë të kërkoni ndihmën e një personi, i cili mund të jetë i duhuri për ju. Kushtojini vëmendje figurës dhe pamjes suaj në pjesën e dytë të ditës.

Binjakët

Si punët ekonomike e financiare, edhe ato që kanë lidhje me komunikimin dhe anën sentimentale do të kenë rëndësi të barasvlershme për ju. Do të ndryshoni mënyrën e të sjellurit në pjesën e mbrëmjes dhe do të kërkoni vëmendje e përqendrim nga ana e disa personave. Në rast se nuk do të merrni atë që kërkoni, do të tregoheni të papërmbajtshëm. Mos merrni masa drastike.

Gaforrja

Sot do të keni të gjitha mundësitë për të zgjedhur disa strategji të mira dhe për të çuar punët në drejtimin që ju mendoni se është më i përshtatshmi. Dita e sotme mund të jetë tërësisht e qetë por që gjithsesi, ju duhet të merrni vendimet që ju takojnë në lidhje me disa çështje të lëna pezull. Do të kaloni disa orë të këndshme me personat e zemrës miq apo familjarë në pjesën e dytë të ditës.

Luani

Takimet me eprorët apo disa kolegë në punë do të jenë jashtë çdo lloj interesi për ju. Megjithatë, mundohuni të shoqëroheni me disa persona të cilët do t’ju ndihmojnë shumë në të ardhmen tuaj. Ana financiare do të jetë shumë e mirë, por ju duhet të bëni kujdes me anën emocionale. Mos u tregoni tërësisht të ftohtë, pasi partneri do të reagojë siç nuk jua pret mendja.

Virgjëresha

Sot do të keni gjithë mundësitë për të analizuar anën tuaj profesionale, punë e bërë deri më tani si dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me burimin e të ardhurave e me jetën tuaj në përgjithësi. E ardhmja e projekteve tuaja do të jetë tej mase interesante. Nëse keni për të bërë disa punë të vështira, këshillohet që ato ti kryeni gjatë pjesës së parë të ditës.

Peshorja

Do të jetë një ditë shumë e mirë për të finalizuar disa projekte të nisura më parë që mund të kenë lidhje me arsimin, edukimin, shkollën, projekte në punë apo edhe një udhëtim interesant pune ose jo. Mundohuni të komunikoni me partnerin tuaj për disa probleme që keni pasur në çift së fundmi. Mundohuni të zgjidhni me qetësi çdo problem mes jush.

Akrepi

Nëse do t’ju duhet të bisedoni me partnerin apo partneren, mundohuni që të shmangi sa më shumë të jetë e mundur, një bisedë në lidhje me çështjet ekonomiko-financiare. Me shumë mundësi do të keqkuptoheni mes jush. Mundohuni të mbani nën kontroll situatat që do të krijohen.
Shigjetari

Nëse nuk keni vendosur ende marrëdhënie të mira me ata persona të cilët do të kenë ndikim të madh në karrierën dhe financat tuaja në të ardhmen, bëni mirë që sot të nxitoni për të finalizuar gjithçka me sukses. Nuk këshillohet të bëni ndonjë blerje deri në orët e vona të ditës. Nëse ju duhet të tregoheni të kuptueshëm kundrejt disa situatave, bëjeni pa u menduar dy herë. Do të jetë në favorin tuaj.

Bricjapi

Do të jetë një ditë shumë e mirë për të bërë disa punë rutinë. Sot do të keni mundësinë të përfundoni të gjitha punët e lëna pezull. Këshillohet që pjesën e dytë të ditës ta kaloni në praninë e personit të zemrës. Nëse ndjenjat romantike do ti keni me shumicë, mos i fshihni ato, por shfaqini pa komplekse.

Ujori

Do të keni mundësi të punoni fuqishëm dhe në të njëjtën kohë të investoni disa para, të cilat do të ndikojnë pozitivisht në gjendjen tuaj financiare në të ardhmen. Do të keni sukses në disa iniciativa që do të ndërmerrni. Fëmijët dhe partneri do t’ju adhurojnë gjatë kësaj dite.

Peshqit

Punët e shtëpisë dhe gjithçka që ka lidhje me ambientin familjar do t’ju acarojë pa masë gjatë kësaj dite. Nuk do të jeni të fokusuar tek familja, por do të doni që më parë të zgjidhni disa probleme tujat. Bëni mirë të qetësoheni gjatë orëve të para të ditës dhe të mbani çdo gjë nën kontroll, nëse nuk doni të ngeleni tërësisht të vetmuar në fund të kësaj të diele.

 

Next Post

Zgjedhjet vendore – Nis zyrtarisht procesi i votimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In