• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Horoskopi 2 Korrik 2015

by
02/07/2015 07:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Do të jeni në rritje të vazhdueshme gjatë kësaj dite, por kjo nuk do të thotë se e njëjta gjë vlen edhe për çështjet e dashurisë. Mund të keni probleme dhe luhatje humori në lidhje me partnerin. Nuk do të mungojnë as keqkuptimet mes jush. Nëse ëndërroni diçka, ajo do të bëhet realitet.

Demi

Nuk ka për të qenë një ditë shumë pozitive për ju kjo e sotmja. Nëse nuk ndiheni mirë, bëni një vizitë tek mjeku. Në punë duhet të fokusoheni dhe të jeni të vëmendshëm, nëse nuk doni që t’ju zëvendësojnë me të tjerë, të aftë dhe të gatshëm të bëjnë punën tuaj. Me shumë mundësi, nën disa rrethana të caktuara do të duhet të veproni me shpejtësi dhe me mendje të zgjuar.

Binjakët

Horoskopi dhe yjet ju këshillojnë të nisni diçka të re sot. Mund të planifikoni diçka afatgjatë ose pushime në të ardhmen. Do të kaloni momente shumë të këndshme me partnerin dhe kjo do t’jua zbukurojë ditën. Mundohuni të mos tregoheni shumë egoistë.

Gaforrja

Me shumë mundësi do të keni probleme me shëndetin sot, ndaj mos e neglizhoni këtë pjesë nëse nuk doni të përfundoni me pasoja të padëshiruara. Këshillohuni me një mjek dhe merrni masa paraprake. Do të jeni pa dëshirë për të ndërmarrë iniciativa dhe humori juaj do të jetë i luhatshëm. Tregohuni të vëmendshëm për çdo gjë.

Luani

Është një ditë shumë e mirë për të bërë plane me partnerin tuaj, për të caktuar ditën e dasmës, për aventura dhe për biznes. Me shumë mundësi, femrat luan do të jenë në qendër të vëmendjes sot dhe sytë e të gjithëve do të jenë të drejtuar nga ato. Mundohuni të mos tregoheni tepër ekstravagante, pasi mund të keqkuptoheni. Meshkujt luanë duhet të bëjnë kujdes me financat, për të mos pasur humbje.

Virgjëresha

Duhet të tregoni shumë kujdes gjatë kësaj dite. Me shumë mundësi, disa plane që keni bërë për këtë ditë, mund të mos ndodhin. Bëni diçka produktive për rritjen tuaj personale, siç është leximi i një libri. Besojini intuitës dhe mos qëndroni të vetmuar.

Peshorja

Nuk ka për të qenë një ditë shumë e suksesshme sa i takon mbarëvajtjes në punë dhe marrëdhënieve me familjarët tuaj. Tendenca e rrezikimit të çdo gjëje mund t’ju çojë drejt një humbjeje të mundshme, aspak të dëshiruar nga ju. Yjet ju rekomandojnë të ruani balancën dhe të mos tregoheni të paekuilibruar sot.

Akrepi

Gjatë pjesës së parë të ditës do të hasni vështirësi komunikimi me personat që ju rrethojnë si në punë, në mjedisin familjar dhe në shoqëri. Nuk këshilloheni që sot të bëni biznes me persona të cilëve nuk iu besoni, apo kur shikoni se rreziku i humbjes është relativisht i lartë. Pregatituni për të marrë disa lajme të mira.

Shigjetari

Nëse tregoheni më i drejtpërdrejtë seç duhet, sot mund të keqkuptoheni dhe të keni konflikte të shumta me personat që do të doni të vendosni marrëdhënie komunikuese. Një reagim i pakujdesshëm mund të bëjë që ju të dështoni në diskutimin e disa çështjeve të rëndësishme. Do të keni dëshirën të ndryshoni diçka në jetën tuaj sot.

Bricjapi

Humori i mirë do t’ju bëjë optimistë sot dhe do t’ju ndihmojë të vendosni marrëdhënie pozitive gjatë kësaj dite. Do të keni suksese në disa çështje pune, të cilat i shikoni si tepër të vështira për tu realizuar. Mundohuni të qëndroni larg zakoneve të këqija dhe veseve të dëmshme.

Ujori

Do të jetë një ditë e kënaqshme. Sot duhet të ndiqni me seriozitet çdo lloj marrëdhënie pune dhe çdo biznes që do t’ju duhet të bëni. Nëse jeni të frymëzuar dhe nëse keni kaluar disa vështirësi kohët e fundit, të jeni të sigurt se do të keni sukses në çdo gjë që do të bëni. Nëse doni të punoni në grup, fitorja do të jetë juaja.

Peshqit

Është një ditë shumë e mirë për të vizituar disa persona apo për të ftuar të tjerë në ambientet që ju frekuentoni më së shumti. Do të keni të gjitha mundësitë për të treguar talentin tuaj dhe nuk do të kujdeseni fare të krijoni një imazh të mirë përpara të tjerëve, pasi do të jenë veprat tuaja ato që do të flasin sot.

Next Post

Tropojë, asgjësohen 900 rrënjë kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

Motra e vëllezër nuk flasin për gati 10 vjet, testamenti i babait përçan familjen! Njëra nga vajzat ngre akuza

April 12, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Paradoksi i një Fataliteti të pandarë

April 12, 2026
Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

Presidenti Trump paralajmëron Kinën: Nëse ndihmojnë Iranin ushtarakisht, do kenë tarifa me 50%!

April 12, 2026
Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

Deklarimi i valutës në kufi dhe kufizimi i transaksioneve cash, rregullat e reja në pr.ligjin kundër pastrimit të parave

April 12, 2026
Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

Mediat në Iran: Teherani po dislokon forca të Marinës në bregdetin jugor, përgatitet për një pushtim të mundshëm nga SHBA

April 12, 2026
Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

Shkollat publike të hapura edhe gjatë pasdites për nxënësit! Programi ‘Pas shkolle’, mundësi për mësuesit në pension

April 12, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

PD i humb zgjedhjet në Tiranë, në seli, në zyrën e Kryetarit

April 12, 2026
Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

Ngjarje e rëndë në Vlorë, fëmija trevjeçar bie nga ballkoni i katit të katërt, ndërron jetë në spital

April 12, 2026
Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

Të shtëna me armë në një qendër tregtare në New Jersey, një i vdekur dhe gjashtë të plagosur

April 12, 2026
Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

Tronditet Britania, 20-vjeçarja për*hunohet në grup afër kishës, pak pasi doli nga një klub nate!

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In