• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, December 30, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Horoskopi 18 Maj 2015

by
18/05/2015 06:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dashi

Me Hënën si planet trazit në shenjën tuaj, ju do të ndiheni nën presion si në ambientin e punës ashtu edhe në iniciativa të tjera. Fatkeqësisht, edhe benefitet që mund t’ju sillte prania e Uranit, do të zhduken sot. E megjithatë, po të jeni të kujdesshëm ndaj detajeve sot, mund të ndodhë diçka e mirë.

Numri juaj me fat : 30

Demi

Thuajse gjithçka do të shkojë mirë sot duke pasur parasysh influencën negative të planetit Mars në shenjën tuaj. Problemet më të mëdha do t’i hasni në meaxhimin dhe organizimin e ideve tuaja. Megjithatë, mundohuni të lini disa gjëra edhe për nesër.

Numri juaj me fat: 10

Binajkët

Do të ndiheni disi të tensionuar sot dhe jo vetëm në marrëdhënien tuaj në çift, por thuajse në të gjitha relacionet që keni krijuar. Pjestarë të familjes, partneri apo edhe miqtë tuaj do të kenë nevojë për më shumë vëmendje. Edhe pse ju ndiheni të shqetësuar sot, bëni mirë të qetësoheni, ndoshta edhe me pak çaj kamomili.

Numri juaj me fat: 21

Gaforrja

Sot do të jetë një ditë e qetë. E megjithatë, brenda vetes të gjithë ju që i përkisni shenjës së Gaforres do të ndieni që jeni konfuz dhe që disa detaje ju shqetësojnë. Nëse do t’ju duhet të merrni vendime do të ishte mirë që të mos vendosni sot, por të merrni kohën dhe qetësinë e duhur.

Numri juaj më fat: 17

Luani

Planetet për këtë shenjë dhe ofrojnë një ditë plot dinamikë në të gjitha iniciativat që Luanët dëshirojnë të realizojnë. Është një ditë që do të ofrojë për ju energji dhe shkëlqim në të gjitha drejtimet. Edhe mbrëmja ofron miq të rinj dhe më shumë shoqëri.

Numri juaj me fat: 12

Virgjëresha

Ka mundësi që sot të jeni mjaft irebeluar, e sidomos me çështjet që i përkasin familjes. I gjithë ky rebelim do të vijë për shkak të influencës negative që Plutoni do të shpërndajë në shenjën tuaj. Ka diçka që vërtet dëshironi ta ndryshoni, por që ndieni rezistencën e të arfërmve kundrejt këtyre iniciativave dhe ndryshimeve që doni të ndërmerrni. Megjithatë, yjet ju këshillojnë t’i merrni vetë vendimet dhe të ndërveproni vetë.

Numri juaj me fat: 23

Peshorja

Një mik i mirë do të ndryshojë rrjedhën e të gjithë ditës suaj. Keni nevojë për ndihmë dhe do ta gjeni padiskutim te ky person. Çfarëdo që të ndodhë gjatë ditës së sotme do të ishte mirë ta kthenit në avantazhin tuaj dhe ta shihni me pozitivitet.

Numri juaj me fat: 4

Akrepi

Sot do të zbuloni se energjitë tuaja intelektuale janë gati gati shkatërruese. Jeni të bindur që do të triumfoni në të gjitha projektet fdhe iniciativat që keni marrë përsipër të realizoni. E nëse për një moment dështoni, të paktën i lini edhe të tjerët që të flasin.

Numri juaj me fat: 15

Shigjetari

Falë influencës që do të ketë në shenjën tuaj Hëna, jo gjithçka do të shkojë mirë. Komnikimi juaj me të tjerët nuk do të jetë ai që dëshironi dhe në disa situate do të shfaqni shumëçka nga karakteri juaj i rrëmbyer. Komunikoni drejtpërsëdrejti me ata që ju rrethojnë, ndryshe mesazhet mund t’ua përkeqësojnë edhe më shumë situatën.

Numri juaj me fat: 25

Bricjapi

Edhe në shenjën tuaj, Hëna do të jetë më shumë se e pranishme dhe shumë influencuese. Kjo do t’ju bëjë juve që të shfaqeni gjatë ditës së sotme si njerëz materialist, që shqetësoheni dhe vareni prej parasë. Ju nuk jeni kështu, ndaj mundohuni që të takoni një mik apo familjar që është idealist dhe sheh përtej parasë, blerjeve dhe shpenzimeve të tepërta.

Numri juaj me fat: 6

Ujori

Sot është një ditë e mirë që ju të shprehni të gjitha idetë tuaja artistike në projektet që keni ndërmarrë. Falë Hënës që ndodhet e pozicionuar shumë mirë në shenjën tuaj, sot do të argëtoheni me miqtë tuaj më të mire dhe do ta shijoni ditën. Mjaft të mos shpenzoni shumë.

Numri juaj me fat: 2

Peshqit

Për të gjithë ata që i përkasin shenjës së Peshqëve, kjo është dita e shpenzimeve. Edhe pse financat tuaja mund të mos jenë në gjendjen e tyre më të mirë, ju do ta ndieni të arsyeshmë për të shpenzuar duke e përkëdhelur disi veten. Nuk ka asgjë të keqe që disa orë t’i shpenzoni me miqtë, duke hequr kështu maninë për të shpenzuar për shopping.

Numri juaj me fat: 13

Next Post

Emina Cumulaj dhe multimilioneri Iranian, ja detajet e dasmës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

Kërkimi shkencor në hije, pse 0,3% e PBB-së nuk mjafton për zhvillimin afatgjatë

December 30, 2025
“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

“I përdor paratë për lëmoshë…”/ Haxhiu krahason Ramën me Kurtin: Shqipëria ka zhvillim të madh dhe…

December 30, 2025
A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

December 30, 2025
Goditi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet në Gjermani 60-vjeçari shqiptar

December 30, 2025
12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

12 vite pas aksidentit, jeta e heshtur e Michael Schumacher

December 30, 2025
A do i njohë PD zgjedhjet? Kaso: Duke parë duke bërë, duhet të presim të gjitha hallkat

“Opozita nuk prodhon asnjë ide”/ Mahmutaj: Nëse mbahen zgjedhje, Rama merr 10 deputetë më shumë

December 30, 2025
CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

CIA kryen sulm me dron në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, i pari brenda vendit

December 30, 2025
Pas sherrit përplas me makinë 40-vjeçarin, arrestohet një person në Fier

Policia ‘blindon’ Tiranën për festimet e Vitit të Ri, shtohen kontrollet dhe patrullimet

December 30, 2025
Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimi i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

Riparohet defekti i tubacionit, nis furnizimi i Vlorës me ujë pas pesë ditësh ndërprerje

December 30, 2025
Pekini qëllon raketa gjatë stërvitjes rreth Tajvanit, 130 avionë pranë ishullit

Pekini qëllon raketa gjatë stërvitjes rreth Tajvanit, 130 avionë pranë ishullit

December 30, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com