Dashi
Te gjitha përpjekjet qe do bëni sot ne jetën tuaj ne çift do ju shpërblehen. Partneri do dashurohet edhe me tepër me ju. Beqaret duhet t’i gjykojnë mire gjerat para se te vendosin. Nëse bëjnë gabime do lëndohen e do vuajnë. Financat do jene ne çdo moment te ekuilibruara dhe nuk do keni asnjë lloj vështirësie. Do ndiheni me te qete kur te kryeni shpenzime. 
Demi
Dite goxha e mire kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera do ndryshojnë pozitivisht ne jetën tuaj. Beqaret duhet te bëjnë ato qe do ju thotë zemra dhe kane për te dale te fituar. Gjithsesi me inat nuk duhet t’i kërkojnë gjerat. Financat do jene mjaft delikate. Mundohuni qe te kryeni vetëm shpenzimet e nevojshme duke lënë gjithë te tjerat për me vone. 
Binjaket
Do jeni ne humor te mire gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin do ketë përmirësime te njëpasnjëshme. Beqaret do dine ta joshin me mënyrën e duhur një person dhe do fillojnë një marrëdhënie te kënaqshme. Financat do jene goxha me te mira se disa kohe me pare kështu qe mund te hiqni edhe disa para mënjanë për te siguruar te ardhmen. 
Gaforrja
Dite e paqëndrueshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Nuk do merreni dot vesh me personin qe keni ne krah dhe mund te ndiheni keq here pas here. Beqaret do i kenë te gjithë planetët ne krah dhe do e fillojnë me shpejt nga sa mendonin një lidhje fantastike. Me shpenzimet tregohuni sa me te arsyeshëm qe te mundeni ne mënyrë qe mos keni probleme. 
Luani
Nëse keni gjera për t’i diskutuar me partnerin tuaj sot mos hezitoni. Sa me shpejt t’i zgjidhni problemet aq me mire do jete për te dy palët. Beqaret do kenë një dite te animuar dhe te mbushur me takime fantastike. Shfrytëzojeni ne maksimum. Ne planin financiar duhet te bëni sa me shume kursime nëse doni qe situata te mbetet gjithë kohës e qëndrueshme. 
Virgjeresha
Drita jeshile do ndizet sot për ata qe janë ne një lidhje. Shume gjera kane për te ecur me mire se kurrë me pare dhe do merrni vendime te rëndësishme. Beqaret duhet te presin edhe disa kohe qe te ndryshojnë statusin. Sot nuk do jete dite me shume fat. Financat do i mbani gjithë kohës nen kontroll dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Mund te shlyeni edhe borxhet. 
Peshorja
Ne planin e ndjenjave do keni goxha përmirësime juve qe jeni ne një lidhje. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin dhe do e harroni te shkuarën e trazuar. Beqaret do realizojnë një takim ashtu si e kane ëndërruar gjithmonë dhe rrjedha e jetës do ju ndryshoje. Ne planin financiar do e keni fatin ne anën tuaj. Mund te merrni shpërblime ne pune, trashëgimi apo edhe ndonjë kompensim. 
Akrepi
Nëse prej disa ditësh jeta juaj ne çift nuk është shume e kënaqshme, mundohuni qe sot ta ndryshoni sa me pare atë. Flisni me partnerin dhe ai do jete i kuptueshëm. Beqaret do jene te pavendosur për hapat qe duhet te hedhin dhe do i refuzojnë ftesat. Për financat do jete dite jo pozitive. Mund te përballeni me probleme serioze dhe nuk do ndiheni te qete aspak. 
Shigjetari
Te dashuruarit do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë gjate kësaj dite pasi nëse krijohen probleme vështirë se mund te zgjidhen menjëherë. Beqaret me ne fund do e gjejnë personin ideal dhe do fillojnë një lidhje emocionuese. Klima yjore nuk do ketë e mire për sektorin e financave. Here pas here do ju dalin vështirësi dhe duhet te bëni kursime për te mos mbetur pa para. 
Bricjapi
Saturni do jete planeti qe do ju mbështesë ne çdo moment ju te dashuruarve dhe do ju tregoje rrugën qe duhet te ndiqi. Do kaloni edhe momente pasionante me partnerin. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë takim për te lënë mendjen. Ne planin financiar ndikimi i yjeve do jete pozitiv. Do i zgjidhni problemet dhe do jeni shume me te qete. 
Ujori
Dite mjaft intensive do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do jeni te dy me partnerin gati për te bere çmenduri dhe do ndiheni si neper ëndrra. Beqaret do takojnë një person interesant me te cilin do kenë goxha gjera te përbashkëta. Financat do vazhdojnë te mbeten delikate për shkak se nuk do arrini dot t’iu vini fre shpenzimeve. Po vazhduat kështu do keni probleme serioze. 
Peshqit
Dite e trazuar dhe problematike do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Asgjë nuk ka për t’iu ecur si keni dashur dhe ka rrezik qe gjithçka te përkeqësohet me tepër nëse nuk merrni masa. Beqaret do jene te ngarkuar me pune dhe plot angazhime te tjera prandaj nuk do e mbajnë mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Me financat do dini si te silleni ne çdo moment.