• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Homoseksualët kosovarë kërkojnë azil në SHBA e Kanada

by Ylli Dylgjeri
06/01/2016 19:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shumë lesbike, homoseksualë, biseksualë apo transeksualë (LGBT) që kërkojnë azil në SHBA apo në Kanada raportojnë për persekutim dhe abuzim në vendlindjet e tyre, ka zbuluar një studim i vogël. Abuzimi i ashpër verbal, fizik dhe seksual shpesh nis nga fëmijëria, ka gjetur studimi. Kryesit e këtyre veprave janë prindërit dhe kujdestarët, shoqëria apo stafi i shkollës, kanë thënë hulumtues të Universitetit Rutgers. Studimi ka përfshirë 26 intervista me persona që kanë fituar statusin e refugjatit apo azilit në SHBA apo Kanada mbi bazën e orientimit seksual apo identitetit gjinor. Në mesin e tyre ka edhe individë nga Kosova, përveç Barbados, Bjellorusisë, Xhamajkës, Iranit, Kenias, Malajzisë, Nikaraguas, Perusë, Rusisë, Koresë Jugore, Trinidadi, Ugandës, Ukrainës dhe Venezuelës. Studimi mbështet hulumtimet e mëhershme që tregojnë se fëmijët dhe të rinjtë LGBT janë në rrezik të lartë për abuzim që kontribuon më pas në probleme mendore siç është depresioni, ankthi, stresi traumatik, mendimet vetëvrasëse dhe tentimet vetëvrasëse.

“Gjetjet sugjerojnë se në krahasim me ato që tashmë i dimë për të rinjtë LGBT në SHBA, fëmijët dhe të rinjtë në këto vende kanë mbështetje më të vogël gjë që ndikon në aftësitë e tyre ripërtëritëse”, ka thënë autori i studimit Edward Alessi, asistent-profesor në Shkollën për Punë Sociale në Universitetin Rutgers University në New Brunswick, New Jersey, transmeton Koha.net.

“Gjithashtu, për dallim nga të rinjtë në SHBA dhe Kanada, që mund të zgjedhin që të zhvendosen në ndonjë rajon më tolerant, zhvendosja në ndonjë pjesë tjetër të vendit nuk i ndihmon ata për shkak të ligjeve dhe politikave që e bëjmë ikjen nga homofobia dhe transfobia të vështirë”, ka shtuar ai.

Shumë pjesëmarrës të këtij studimi thonë se kanë konflikte të vazhdueshme me pjesëtarë të familjes. Të gjithë, përveç katër prej tyre, thanë se kanë përjetuar abuzime nga shoqëria dhe/ose nga stafi i shkollës. Abuzimi thonë se nis në shkollë fillore për të vazhduar përgjatë gjithë shkollës së mesme. Disa nga pjesëmarrësit kanë ndërruar shkollat, ndërsa të tjerë kanë lënë shkollimin. Studimi është publikuar kohë më parë në buletinin “Child Abuse & Neglect”.

Next Post

Ndocaj: A do të bëhem një ditë kryeministër?! Edhe unë e pëlqej pikturën (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In