• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Homoseksual lind apo bëhesh? Ja përgjigja e psikiatrit amerikan

by A R
14/08/2016 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, e pranojnë se homoseksualiteti ekziston. Ai është i pranishëm në çdo shoqëri, kudo në botë. Homoseksualizmi ka ekzistuar edhe në shumë shoqëri antike, gjatë gjithë historisë së njerëzimit. Por, homoseksual lind apo bëhesh?

Gjithkush ka opinionin e tij për homoseksualitetin dhe shpesh, ky opinion është shumë i fortë e i palëkundur. Të gjithë, kush më shumë e kush më pak, e pranojnë se homoseksualiteti ekziston. Ai është i pranishëm në çdo shoqëri, kudo në botë. Homoseksualizmi ka ekzistuar edhe në shumë shoqëri antike, gjatë gjithë historisë së njerëzimit.

Madje, Richard C. Pillard M.D., psikiatër në “Boston University School of Medicine” dhe një ekspert i shquar për homoseksualitetin, shkon edhe më tej, kur thotë: “Homoseksualiteti, virtualisht, ekziston në çdo specie kafshësh, që është studiuar në mënyrë shteruese”, transmeton Lajmi.net.

Nga rezultatet e kërkimeve të Dr. Alfred Kinsey, mësojmë:

Rreth 4 për qind e burrave (në Amerikë), janë homoseksualë ekskluziv gjatë gjithë jetës së tyre.

Rreth 10% e meshkujve amerikanë mendohet të jenë homoseksualë për tre vjet të jetës së tyre si të rritur (homoseksualë jo ekskluzivë).

Rreth 37% e 5000 burrave amerikanë, që studioi Dr. Kinsey, kanë pasur, më së paku, një marrëdhënie seksuale deri në orgazëm, me një mashkull tjetër.

Tek gratë këto shifra janë më të vogla. Rreth 2% deri 3% e grave të rritura, mendohet të jenë ekskluzivisht homoseksuale (lesbike), gjatë gjithë jetës së tyre.

Studimet e kryera për këtë qëllim edhe në kultura të tjera moderne, tregojnë se përqindja homoseksualëve në këto vende është në shifrat e më sipërme.

Sa herë flitet për homoseksualizmin, njerëzit, bëjnë këto tre pyetje:

1. Çfarë e shkakton homoseksualizmin?2. Është apo nuk është homoseksualizmi një fenomen “natyral”?3. Çfarë është në vetvete homoseksualiteti?

Këto janë edhe pyetjet, që studiuesit e homoseksualizmit, e kanë më të vështirë për t’iu përgjigjur. Ata, kur përpiqen t’u përgjigjen këtyre pyetjeve, ndjejnë se këtu fillon pjesa më e vështirë e gjithë asaj që ka të bëjë me homoseksualitetin.

Por, për çudi, këto pyetje, marrin përgjigje të menjëhershme dhe “definitive”, në disa emisione televizive. Në këto emisione, përgjigjet e gabuara shiten si të vërteta të padiskutueshme.

Definicioni më i mirë për homoseksualitetin është ky: “Orientim seksual për partnerë me gjini të njëjtë”. Vini re! “Orientim seksual” dhe jo “preferencë seksuale”. Këto dy terma nuk duhet të ngatërrohen. Ne orientohemi seksualisht për një partner të gjinisë tonë, ose të gjinisë tjetër.

Por, pavarësisht, orientimit seksual, ne kemi preferenca për partnerin. Dikush preferon një bionde, më shumë se një brune. Dikush preferon një grua me gjinj të mëdhenj, dikush me gjinj të vegjël.

Dikush preferon një partner ose partnere me ngjyrë, dikush tjetër një të bardhë. E kështu preferencat janë pa fund. Siç e shikoni, preferencë seksuale kanë heteroseksualet edhe homoseksualët.

Por, si për çdo gjë tjetër lidhur me seksualitetin human, orientimi seksual nuk është një gjë e prerë me thikë. Ka shumë heteroseksualë (njerëzit seksualisht të drejtë), që janë të tillë gjatë gjithë jetës së tyre, por ndonjëherë, fantazojnë për marrëdhënie seksuale me seksin e njëjtë.

Kjo, nuk i bën ata, domosdoshmërisht, “homoseksualë latentë”, siç është bërë zakon t’i quajnë. Në një anketim me 171 burra heteroseksualë, një e treta e tyre, thanë se kanë pasur fantazi të rastësishme për seks me djem dhe burra. Po ashtu, shumica e homoseksualëve, që kanë qenë të tillë gjatë gjithë jetës, kanë bërë seks rastësor, me partner seksualë gra. Në një rishikim që i bëra literaturës gjeta:

60% deri 70% për qind e burrave homoseksualë, kanë bërë seks me një grua ose vajzë, më së paku, një herë.

Mbi 80% e grave lesbike kanë bërë seks me një burrë, ose një djalë.

Ashtu siç e përshkroi situatën, kohë më parë, doktor Kinsey: “Njerëzit nuk prezantohen në dy popullata të ndara me thikë – heteroseksualë dhe homoseksualë. Bota nuk mund të ndahet në dele dhe në dhi…

Kjo botë e gjallë është një kontinuum në të gjitha aspektet, si dhe në çdo aspekt të veçantë të saj. Sa më shpejt të mësojmë për sjelljen seksuale humane, aq më shpejt do të arrijmë mirëkuptimin për realitetin e seksit”

Për një përcaktim më të mirë të “realitetit të seksit”, Dr.Kinsey, krijoi një grafik me shtatë shkallë, që njihet si “shkalla e Kinsey”.

Kjo shkallë tregon gjithë diapazonin e orientimeve seksuale humane. Në njërën anë të shkallës (zero), janë ata që janë ekskluzivisht heteroseksualë gjatë gjithë jetës së tyre dhe në anën tjetër (gjashta) ata që janë ekskluzivisht homoseksualë.

Në mes të këtyre dy ekstremeve është një zonë e gjerë me shumë nuanca gri, ku hyjnë të gjithë ata që nuk përputhen dot në mënyrë precize në asnjërën kategori. Një nga gjetjet më të mëdha të Dr. Kinsey është që ky grup i mesit, në mënyrë të çuditshme, është shumë i madh.

Ai shkon nga njerëz që kanë pasur vetëm një marrëdhënie seksuale të shkurtër jashtë karakterit, deri tek ata që kënaqen në mënyrë të barabartë si me partnerët meshkuj dhe me partneret femra.

Next Post

Phelps e përfundon karrierën Olimpike me medalje të artë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In