• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Homologu çek pret Veliajn: Tirana dhe Praga kanë shumë ura lidhëse mes tyre

by A R
11/09/2019 19:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tirana dhe Praga do të shtojnë bashkëpunimin mes tyre, veçanërisht start up-et në fushën e sipërmarrjes, rinisë dhe të kulturës. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po zhvillon një vizitë dy ditore në Çeki, ku u prit në një takim nga homologu i Pragës, Zdeněk Hřib, me të cilin bashkëbiseduan se ku dy qytetet mund të forcojnë marrëdhëniet dhe të ndërtojnë ura të reja bashkëpunimi në të mirë të qytetarëve.

Kryetari i Bashkisë së Pragës Zdeněk Hřib vlerësoi kryebashkiakun Veliaj për energjinë në shërbim të transformimit të kryeqytetit shqiptar dhe shprehu vullnetin që ky bashkëpunim të forcohet. “E falenderoj shumë Kryetarin e Bashkisë se Tiranës, për këtë takim të shkëlqyer dhe interesant. Ju përshëndes duke ju falenderuar dhe duke përgëzuar qytetarët e Tiranës për këtë kryetar bashkie kaq energjik, duke shpresuar që do takohemi sërisht”, theksoi Zdeněk Hřib.

Kryebashkiaku Veliaj falenderoi homologun çek për mikpritjen, ndërsa shtoi se Tirana dhe Praga kanë shumë ura lidhëse mes tyre, çka e bën edhe më të domosdoshëm rritjen e nivelit të bashkëpunimit mes tyre. “Me kryetarin e bashkisë patëm një mundësi fantastike për të folur për urat e bashkëpunimit mes Tiranës dhe Pragës. Kemi shumë studentë, të rinj, të vjetër, edhe një qytet me përmasa sa të Tiranës dhe një histori fantastike. Besoj se një nga gjërat që mund të mësojmë nga bashkëpunimi me Pragën ka të bëjë me kulturën e start up-eve, me fokusin që është vënë te rinia sipërmarrëse, te rinia që prodhon, te rinia që zhvillon ekonomi”, tha Veliaj.

Ai shtoi se Praga dhe Tirana kanë mundësi të shkëmbejnë përvojat e suksesshme që kanë zbatuar edhe në fushën e politikave mjedisore dhe qyteteve të gjelbra. “Ishte muzikë për veshët e mi që Praga, si Tirana, ka një projekt për 1 milion pemë rreth qytetit. Me sa duket ky është trendi i qyteteve, që duan të kufizohen me hapësira të gjelbra, për të diktuar se ku mbaron zhvillimi urban dhe ku fillon pjesa rurale dhe agro-turizmi, që duhet ruajtur. Besoj se për shumë prej këtyre fushave, ku Tirana kandidon për të qenë Kryeqyteti Evropian i Rinisë për vitin 2022, kemi shumë për të mësuar nga Praga”, u shpreh Veliaj.

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se forcimi i marrëdhënieve mes qyteteve është bërë një domosdoshmëri për të kthyer në efekte të prekshme për qytetarët çdo lloj marrëveshje që lidhin qeveritë mes tyre. “Ashtu si dy qeveritë tona kanë një marrëdhënie të shkëlqyer, marrëdhënia mes kryeministrave, ministrave të jashtëm, parlamenteve tona, besoj që qytetet janë diplomacitë e reja. Diplomacia mes qyteteve mund të përkthejë në terma praktikë shumë nga protokollet dhe shumë nga marrëveshjet që i kemi në termat burokratikë”, tha Veliaj, ndërsa ftoi kryebashkiakun Zdeněk Hřib për vizitë në Tiranë.

Veliaj ndodhet në një vizitë zyrtare në Pragë ku do të marrë pjesë në Forumin e 27-të Ekonomik dhe Mjedisor të OSBE-së.

/a.r

Next Post
Zyrtari i Komisionit të Venecias: Biseda me Ramën, Presidenti dhe qëndrimet e opozitës

Zyrtari i Komisionit të Venecias: Biseda me Ramën, Presidenti dhe qëndrimet e opozitës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

Analiza: A ishte Trump i pavetëdijshëm për realitetin e ‘luftës së lehtë’ që Netanyahu i premtoi ndaj Iranit?

April 6, 2026
Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

Kurti takohet me Abdixhikun, mbyllen pa rezultat bisedimet për Presidentin

April 6, 2026
Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

Irani refuzoi armëpushimin 45-ditor, Trump: Nesër është afati i fundit, propozimi i tyre për paqe nuk është i mjaftueshëm

April 6, 2026
 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

 Skandali brenda Europës, ministri i Jashtëm hungarez i ka premtuar Lavrovit favore

April 6, 2026
Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

Kriza energjetike rrit çmimet, Greqia nis sot skemën e subvencionimit

April 6, 2026
Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

Ku i merr Shqipëria perimet? Gjermania dhe Greqia furnizuesit kryesorë

April 6, 2026
Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

Ish-diplomatja amerikane godet BE-në: Nëse këto 5 vende njohin Kosovën, Serbia do të gjunjëzohet në tryezë!

April 6, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

“Autoriteti” politik është Fe

April 6, 2026
“M’u mohua e drejta e mbrojtjes”, Veliaj kërkesë në GJKKO: Të përjashtohet gjyqtarja Etleva Deda

E PLOTË/ Si u sajua kurthi me shtetasin italian që u pagua për të shpifur ndaj Veliajt në 2023 dhe zbulimi i mashtrimit

April 6, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

April 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In