• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Homazhet për 21 Janarin, Rama: As drejtësia e re nuk ka mjaftuar për ta zhdukur hijen e padrejtësisë

by A R
21/01/2026 10:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të mërkurë, në Kryeministri po zhvillohen homazhe me rastin e 15-vjetorit të ngjarjes së rëndë të 21 Janarit 2011, ku në protestën e thirrur nga Partia Socialiste humbën jetën katër persona.

Kreu i qeverisë, Edi Rama u shpreh se reagimi i protestuesve 15 vjet më parë erdhi pas përpjekjes së policisë për ta shpërndarë tubimin ende pa u mbledhur. Më tej ai shtoi se në përfundim të protestës armët u ulën në drejtim të qytetarëve duke marrë katër jetë të pafajshme dhe duke plagosur disa protestues të tjerë.

“Pasojë fatale e mendjes kriminale e cila me gjasë nuk deshi ta humbte rastin pa u treguar kundërshtarëve politikë dhe shqiptarëve se të vriste me të vërtetë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se ndjen një gur në zemër sa herë që vjen 21 janari dhe nuk ka drejtësi për familjarët e katër viktimave.

“Vetëm Zoti e di se me çfarë guri në zemër unë vij për në këtë godinë kur del drita e ditës së 21 janarit. Është një gur që bëhet gjithnjë e më i madh dhe që më tregon përmes një sekëlldie të madhe se sa më i madh bëhet në çdo 21 janar zhgënjimi juaj të dashur familjarë të katër dëshmorëve, hidhërimi juaj, pengu juaj, për mosardhjen e drejtësisë. 15 vjet pa drejtësi për 21 janarin, janë 15 vjetët e një padrejtësie të madhe jo thjesht për disa, por mbi Shqipërinë dhe mbi popullin shqiptar. Ndërsa për ju familjarët e dëshmorëve të 21 janarit, 15 vjetët e këtij boshllëku janë sa një jetë e tërë e jetuar në ankth, dhe poshtërim. Atyre që ndër ju ishin gjyshër, u ka ardhur koha për tu bërë stërgjyshër. Atyre që ishit fëmijë u ka ardhur koha për t’u bërë prindër. Ndërsa atyre katër copave të shpirtit tuaj nuk u ka ardhur koha ende të prehen qetë, sepse as përmbysja e sistemit të vjetër të drejtësisë, as pavarësimi i pushtetit gjyqësor dhe as rënia e kultit të pandëshkueshmërisë së individëve të veshur me pushtet politik nuk kanë mjaftuar për ta zhdukur hijen e padrejtësisë për 21 janarin”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi se pas vendimit të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut dy vite më parë, prokurorët e posaçme duhet ta kishin kërkuar deri tani drejtësinë.

“Nuk ka mjaftuar as vendimi nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut më shumë se dy vjet më parë që prokurorët speciale të kësaj republike t’ia kishin kërkuar deri tani gjykatës speciale drejtësinë për katër vrasjet shtetërore të 21 janarit ndërkohë që në emër të drejtësisë dhe vetëm drejtësisë, të drejtësisë së barabartë për të gjithë dhe të barazisë së secilit para ligjit prej plot gjashtë vjetësh ne u bëjmë atyre veç duvara dhe hosanara dhe u paguajmë rroga ku e ku më të larta sesa vetes dhe vetë presidentit të Republikës, pa llogaritur justifikim me durim dhe heshtje nga ana jonë, të gabimeve të tyre ndonjëherë tejet shqetësuese si gabime të rritjes së një institucioni të ri dhe jetik për shtetin e së drejtës”, tha Rama.

Next Post
15 vite nga 21 Janari, Rama sulmon Berishën: Deshi t’u tregonte shqiptarëve se të vret me të vërtetë

15 vite nga 21 Janari, Rama sulmon Berishën: Deshi t’u tregonte shqiptarëve se të vret me të vërtetë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

Dita e Verës! Policia e Elbasanit me plan masash, kufizime të qarkullimit në disa segmente të qytetit

March 13, 2026
Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

Projekti i Porto Romanos, Rama: Forca të errëta nuk donin zhvillimin e Portit të Ri

March 13, 2026
Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

Ndahet nga jeta ish-portieri i njohur gjirokastrit, Miço Çaro

March 13, 2026
LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

LIVE! “Integrimi nuk cenohet”, Rama: Kërkesa e SPAK nuk përmbushte kushtet minimale për t’u marrë në konsideratë

March 13, 2026
“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

“Irani do të përdorë çdo mjet kundër nesh”, Hoxha pas sulmit ndaj Kuvendit: Duhet të jemi vigjilentë

March 13, 2026
Surroi: Kosova dhe Serbia rrezikojnë të sjellin luftën e re të ftohtë në kufinjtë mes tyre

Rrëfime paqeje

March 13, 2026
Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

Serbia bleu raketa kineze, reagon Prishtina: Shpërfaqje e tendencave hegjemoniste ndaj fqinjëve

March 13, 2026
Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

Sërish raketa iraniane drejt Turqisë! Valë e re sulmesh amerikano-izraelite ndaj Iranit

March 13, 2026
Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

Kultivim dhe shitje narkotikësh, dënohen 5 anëtarët e grupit kriminal

March 13, 2026
E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

E pabesueshme! Trump i fiksuar pas këpucëve 145 dollarëshe, imponon vartësit t’i veshin

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In