Ish-presidenti Bamir Topi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.
Lajm i trishtë, shprehet Topi, ndërsa shton se ruan një konsideratë të veçantë pas një bashkëpunimi, gati 30-vjeçar.
Mesazhi:
Me trishtim përjetova lajmin e ndarjes nga jeta ne mënyrë te parakohshme te Presidentit Nishani. Përgjatë një njohje e bashkëpunimi gati 30 vjeçar ruaj konsiderata te veçanta te një njeriu te përkushtuar ne te gjitha detyrat qe ka kryer me dinjitet njerezor e profesionalizëm. Me këtë rast të dhimbshëm. I dergoj familjes. Bashkëshortes e fëmijve ngushëllimet me te sinqerta. U prehtë në paqe. Me respekt Bamir Topi