• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Holokausti/ Presidenti Begaj: Ditë përkujtimi me synim të dyfishtë. Të ndajnë të mirën nga e keqja

by Java News
26/01/2023 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj i është drejtuar me një mesazh Kuvendit të Shqipërisë, në seancën e posaçme për përkujtimin e viktimave të Holokaustit.

Në mesazhin e tij, kreu i shtetit shqiptar shprehet se 27 janari është një ditë përkujtimi me synim të dyfishtë. Nga njëra anë, si data e përkujtimit zyrtar të 6 milionë viktimave të Holokaustit dhe nga ana tjetër, si një moment për të reflektuar dhe për të ecur përpara, duke lënë pas çdo formë anti-semitizmi apo tentative për mohimin e këtij fakti historik.

Mesazhi i plotë

“Lejomëni që të sjell në vëmendje fjalët e të ndjerit Noach Flug, diplomat dhe mbrojtës i shquar për të drejtat e të mbijetuarve të Holokaustit. “Kujtesa është si uji: është thelbësore për jetën dhe gjen rrugën e vet drejt hapësirave të reja dhe njerëzve të ndryshëm. Kujtesa është gjithmonë konkrete: ajo është e gjallë, me fytyra dhe vende, me hapësirë, aromë dhe tinguj”, deklaroi Flug.

Kujtesa i ndihmon qëniet njerëzore të ndajnë të mirën nga e keqja, të drejtën nga e gabuara dhe pa të, shoqëritë nuk mund të arrijnë kurrë drejt një të ardhmeje më të mirë. Kujtojmë sot viktimat e Holokaustit, krim kundër njerëzimit, kulmi i dështimit shoqëror falë presionit, frikës paragjykimeve dhe ekstremizmit që shoqëronin luftën. 27 janar, është një ditë përkujtimi me synim të dyfishtë. Nga njëra anë, si data e përkujtimit zyrtar të 6 milionë viktimave të Holokaustit dhe nga ana tjetër, si një moment për të reflektuar dhe për të ecur përpara, duke lënë pas çdo formë anti-semitizmi apo tentative për mohimin e këtij fakti historik.

Jam i nderuar t’ju drejtohem sot, si President i këtij vendi që u distancua nga një prej akteve më çnjerëzore të historisë. Shqipëria ka qënë në anën e duhur të historisë për shkak të zgjedhjeve që ka bërë. Zgjedhje jo vetëm zyrtare, në formën e vendimeve, por edhe vlerave njerëzore, përmes solidaritetit. Besa dhe mikpritja e shqiptarëve, është origjina e këtij solidariteti të pashoq e të pazakontë. Të gjithë e dimë se cilat ndër vlerat tona e frymëzuan këtë qasje, për ne të natyrshme, dhe që forcoi miqësinë me Izraelin: Mbështetja e dokumentuar e Shqipërisë ndaj komunitetit hebre, me legjitimimin e të drejtës së hebrenjve për të mos punuar gjatë Shabbatit. Refuzimi i shtetit shqiptar për të dorëzuar tek nazistët listën e hebrenjve të strehuar në vendin tonë.

Përpjekjet e shqiptarëve, muslimanë e të krishterë, për të fshehur dhe mbrojtur hebrenjtë, duke rrezikuar vetë jetët e tyre për t’i njësuar ata në komunitetin shqiptar. Kemi ndërmarrë nisma në përkujtim jo vetëm të viktimave të Holokaustit, për edhe të rolit të Shqipërisë në mbështetjen e tyre ashtu edhe të miqësisë mes shqiptarëve dhe hebrenjve. Memoriali i Hebrenjve në Tiranë dhe Muzeu Solomon në Berat. Muzeu Hebraik në Vlorë së bashku me rikonstruksionin e Rrugës së Hebrenjve në këtë qytet. Shqipëria është vlerësuar nga Fondacioni Ndërkombëtar hebre “Raoul Wallenberg” si “House of life”.

Vendi ynë mbajti për herë të parë në Ballkan një forum kundër anti-semitizmit tre vjet më parë, i cili do të mbahet përsëri këtë tetor. Parlamenti shqiptar ka legjitimuar unanimisht përkufizimin e anti-semitizmit, si dëshmi e një mbështetjeje që nuk mbaroi me mikpritjen tonë gjatë viteve të errëta të Luftës së Dytë Botërore.

Të nderuar miq, Shprehja “kurrë më” shpesh përdorur në marrëdhënie me gjenocidin, është thyer deri në ditët e sotme. Teksa dënojmë me forcë antisemitizmin, le të mos harrojmë se pavarësisht se nga vijmë, pavarësisht gjuhës që flasim apo besimit që ndjekim, ajo që na bën bashkë, është aftësia për të dashur, për të kuptuar e për të ndihmuar njëri tjetrin!

/s.f

 

 

Next Post
Hetimi për McGonigal, rrëzohet kërkesa e PD për debat me Ramën

Hetimi për McGonigal, rrëzohet kërkesa e PD për debat me Ramën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reshjet e dendura të shiut në Tiranë, Veliaj apel qytetarëve: Të evitojmë lëvizje të panevojshme!

Marsi mbyllet me mot të paqëndrueshëm! Sinoptikanët parashikojnë reshje shiu gjatë kësaj jave

March 23, 2026
The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

The Washington Post: Mojtaba Khamenei i plagosur dhe i izoluar, nuk u përgjigjet mesazheve

March 23, 2026
“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

“Ndalo, ndalo, ndalo…”, publikohet audio nga LaGuardia Airport në momentin e përplasjes së avionit

March 23, 2026
Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

Projektligji i ri për transparencën, rregulla të forta për kompanitë në bursë dhe raportim digjital

March 23, 2026
Braçe i përgjigjet PD-së: Vratë 4 protestues me plumb në ballë, sot vini e thoni na keni gjuajtur me ujë!

Reagimi i Ambasadës, Braçe: Dekori i zjarrit paska qenë me flamuj gjermanë, por Gjermania qenka kundër

March 23, 2026
Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

Rritja e çmimeve të karburanteve, Mitsotakis shpall paketën 300 milionë euro me masa lehtësuese

March 23, 2026
Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

Ndahet nga jeta në moshën 70-vjeçare ish-deputeti i Partisë Socialiste, Hamit Kosta

March 23, 2026
Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

Kërcënon Teherani: Nëse brigjet tona sulmohen, do të minojmë të gjithë Gjirin Persik

March 23, 2026
Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

Pas vendimit të bujshëm për Netanyahu-n, gjyqtari francez në telashe të mëdha

March 23, 2026
Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

Protesta e PD/ Avokati i Popullit: Ankesa nga protestues se janë dhunuar nga policia, raport të plotë pas përfundimit të hetimeve

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In