• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Holokausti”: Jo të ngrirë në tmerrin e së shkuarës

by Java News
27/01/2019 19:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ines Pohl

Hebrenj që mbërritën në Aushvitc-Birkeau. Nga 2-Maj-9 Korrik 1944 u deportuan më shumë së 430.000 hebrenj hungarezë

Kaloi një kohë e gjatë derisa Gjermania pranoi se është një vend emigrantësh.

Shumë madje nuk e pranojnë, se nuk është vetëm pasurim kulturor, kur njerëz nga e gjithë bota që jetojnë e punojnë në Gjermani.

Po të kemi parasysh zhvillimin demografik, qytetarët e fuqisë më të madhe ekonomike në Europë nuk do ta mbajnë dot standartin e tyre të jetës pa fuqinë punëtore dhe kompetencën e njerëzve nga vende të tjera.

Jo të ngrirë në tmerrin e së shkuarës

Sot, 74 vjet pas çlirimit të kampit të shfarosjes Aushvitc, është një ditë e mirë për të menduar, se çdo të thotë të imigrosh në Gjermani, të jetosh apo të synosh pasaportën gjermane. Një ditë e mirë për të aktualizuar edhe njëherë, se pse tek miratimi si vend imigrimi kërkon rregulla ta qarta, të panegociueshme.

E në këtë pikë ka një qëndrim gjerman të përgjithshëm, që nuk vihet asnjëherë në dispozicion, që nuk pranon kompromise: Gjermania mban përgjegjësinë për vrasjen e të paktën 6 milionë hebrenjve.

Mban përgjegjësinë për vdekjen dhe dhimbjen e disa miliona të tjerëve në kontinentin europian e përtej. Kjo histori e Gjermanisë nuk kalon kurrë, nuk mund të harrohet, duhet të mbahet gjallë, me ditë përkujtimore si kjo e 27 Janarit. Por vështrimi pas nuk do të thotë ngrirje në tmerrin e së shkuarës. Ai duhet drejtuar përpara e gjithmonë duhet të jetë i lidhur me pyetjen – çfarë duhet bëjmë ne sot për t’iu përgjigjur si duhet kësaj përgjegjësie?

Pikërisht sepse të mbijetuarit e fundit, por edhe kriminelët e fundit po ndërrojnë jetë, duhet të gjejmë rrugë të tjera për t’ua sjellë afër këtë përgjegjësi të rinjve, votueseve e votuesve të ardhshëm, vendimmarrësve politikë të së ardhmes. Sa më shumë kohë të kalojë nga epoka e sundimit nazist, aq më e vështirë do të bëhet mbajtja gjallë e rëndësisë që ka kjo përgjegjësi për të tashmen.

Përtej kufijve partiakë

Prandaj është i rëndësishëm dhe i duhur informimi në shkolla, ekskursionet e klasave në kampet e shfarosjes dhe përqëndrimit, por edhe në fushëbeteja si Verdun. Është e rëndësishme dhe gjëja e duhur që të gjitha forcat politike e demokratike, përtej kufijve partiakë të bashkohen për të luftuar urrejtjen ndaj hebrenjve dhe antisemitizmin.

Por po kaq e rëndësishme është t’ua bëjmë të qartë atyre që imigrojnë sot në Gjermani, apo ata që jetojnë këtu, por që të parët e tyre nuk e jetuan këtë fazë të errët të historisë gjermane, – të gjithë ata që jetojnë sot në Gjermani duhet të jenë të gatshëm ta marrin këtë përgjegjësi. Sepse kjo nuk ka të bëjë aspak me fajin individual, por me vetëdijen e Republikës Federale Gjermane. E kjo duhet pohuar qartë në këtë 27 Janar.(DW)

 

 

Next Post
Pesë gjëra të frikshme që i ndodhin trupit kur qëndroni ulur

Ja çfarë ndodh kur qëndron gjatë ulur ?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

Tragjedia e tramvajit në Milano, drejtuesi dyshohet se ishte në telefon para aksidentit

March 20, 2026
U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

U rrëzua nga skelat e kantierit të ndërtimit, ndërron jetë 52-vjeçari shqiptar në Itali

March 20, 2026
Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

Korridori VIII, Civici: Ka rëndësi ekonomike dhe politike! Shqipëria duhet të lobojë për këto projekte

March 20, 2026
Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

Kurti emëron këshilltarin e tij kryenegociator të Kosovës me BE-në

March 20, 2026
“Epsteini” ynë

Një shpjegim pse Veliaj dhe Meta janë nën represion nga administrata e burgjeve

March 20, 2026
Monopatinat vijojnë të qarkullojnë, Braçe ironizon Koçiun e Prodën: Pikë e zezë, nis e lëre! Mungesa e kurajos për..

Deputet, e di kujt i dhe dorën?!

March 20, 2026
Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

Tirana mirëpret në qershor takimin e Ministrave të Jashtëm Ukrainë-Evropa Juglindore

March 20, 2026
SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

SHBA nis hetimet për presidentin e Kolumbisë pas akuzave për kontakt me trafikantët e drogës

March 20, 2026
Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

Nga lideri Robert Lewandowski te mesfushori i Interit, Polonia publikon listën kundër Shqipërisë

March 20, 2026
Pyetje retorike për një kandidat pa shanse

Ku, për çfarë dhe kundër kujt do ‘kandidoni’?

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In