Lazarati është bërë aq i famshëm sa ka nxitur edhe interesimin e producentëve televizivë amerikanë, të cilët do ta kthejnë në film historinë e fshatit të njohur për kultivimin e kanabisit.
Projekt nga Hollywoodi po bëhet gati të nisë xhirimet e filmit, një pjesë e të cilëve do të xhirohen në Shqipëri.
Ditët e fundit ka mbërritur në Shqipëri regjisori i filmit, i cili po shëtit në disa vende për të parë vendet e përshtatshme ku do të kryhet xhirimi i skenave.
Një ndër këto vende është edhe zona e Fushë-Krujës. Ndërkohë që nuk dihen emrat e aktorëve që do të luajnë në film dhe nëse midis tyre do të ketë edhe emra të njohur të kinematografisë amerikane.