Pas thirrjeve të njëpasnjëshme të aktorit të njohur, Leonardo Di Caprio për mbrojtjen e lumit Vjosë, nga ndërtimi i HEC-eve, listës i është bashkuar edhe aktori Edward Norton.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Norton, kërkon mbështetjen e të gjithëve për të mos lejuar dëmtimin e lumit.
“Lumi Vjosa rrjedh i paprekur nga burimi në det dhe grupet e komunitetit lokal në Shqipëri po bëjnë thirrje që ai të mbrohet përmes krijimit të një parku të ri kombëtar. Tregoni mbështetjen tuaj, ndani filmin e Patagonia me #VjosaNationalParkNow” – shkruan ai.