• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Hollivudi në Tiranë”, skenaristët amerikanë: Shqipëria duhet të shndërrohet në qendër të industrisë së filmit

by A R
22/02/2025 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pamela dhe Philip, dy amerikanë të angazhuar në industrinë e filmit, të cilët kanë themeluar qendrën e tyre të trajnimit për talentet e reja në Shqipëri, ishin të ftuarit e radhës të kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”.

“Catalyst Story Institute”, e ngritur në ambientet e ish-Kinostudios është një mundësi për të gjithë ata që duan të hyjnë në botën e kinemasë jo thjesht si regjisorë, aktorë apo  skenaristë, por edhe për të gjithë të tjerët që janë të përfshirë në zinxhirin e shërbimeve.

Në podkastin “Flasim”, Pamela, e cila është skenariste tregoi se si e zbuloi Shqipërinë nga një pikë në hartë, ndërsa gjithçka ndryshoi pas vizitës së saj këtu në vitin 2022, pikërisht për shkak të energjisë dhe historisë që ofron vendi.

Ndërsa për Philip “ky vend është një terren pjellor talentesh të pashfrytëzuara, në pritje që industria ta ndezë e të shpërthejë njësoj si një raketë që është gati të niset në platformën e lëshimit”.

“Lista e mrekullive fatlume shqiptare që na kanë ndodhur këtë vitin e fundit është e jashtëzakonshme ndaj mendoj se jemi në vendin e duhur”, u shpreh ai.

Por sipas tyre, ndikimi i industrisë së filmit shkon përtej interesit së një kategorie të caktuar profesionistësh të cilët përfshihen direkt.

Pamela shpjegoi se si kjo industri kërkon të mbështetet nga një zinxhir i tërë shërbimesh në vendin ku zhvillohet, që do të thotë më tepër ekonomi.

“Nëse ndërtojmë një skenografi filmi dhe supozohet të jetë një banjë, më duhen punimet hidraulike, që të shkarkoj ujë. Nëse është kuzhinë, më duhet energji elektrike. Nëse më duhet ta ndërtoj, më duhen marangozët, nëse më duhet një mur guri, kam nevojë për muratorë, nëse më duhet një kamion, kam nevojë për  shofer. Është gjithëpërfshirëse”, tha ajo.

Ndërkohë impakti që krijon kjo industri, për Philip është më i gjerë akoma, pasi ka ndikim edhe në ekonominë e vendeve.

“Turizmi i filmit është një nga më të fuqishmit ekonomikisht dhe jo vetëm ekonomikisht dhe gjithçka për të cilën po flisni janë ndikimet ekonomike. Megjithatë, është edhe krenari, ka një nivel krenarie. Ka të bëjë me vendosjen e flamurit tuaj në skenën globale dhe thua, “pa na shiko në ekran, jemi këtu”. Ka një fuqi kur sheh një vend në ekran që të bën ta vizitosh apo të mendosh për të. Mund të jetë për pak, sa për të bërë pushimet e radhës atje apo mund të zhvendosesh aty. Ka gjithashtu një lloj fame që vjen me bashkë me këtë”, shtoi ai.

Next Post
“Nuk ka burg pa gjyq e letër anonime që e ndal hapin tonë”, Veliaj ndan pamjet e Tiranës ndër vite: Punuam me dashuri

“Nuk ka burg pa gjyq e letër anonime që e ndal hapin tonë”, Veliaj ndan pamjet e Tiranës ndër vite: Punuam me dashuri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

Analiza e REL/ Kosova në dilemë institucionale: Kuvendi i shpërndarë, Qeveria në detyrë?

March 9, 2026
Karburantet/ Vendimi i ri i Bordit: Ulet çmimi i naftës, ja me sa do të shitet benzina e gazi

Nafta arrin çmime rekord nga përshkallëzimi i konfliktit në Lindjen e Mesme, por G7 nuk liron rezervat strategjike

March 9, 2026
Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

Skema e prostitucionit me vajza të huaja në Shqipëri, AFP: U premtohet punë, por përfundojnë në burg

March 9, 2026
Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

Anëtarësimet e reja në BE, Von der Leyen: Ballkani Perëndimor duhet të bëhet pjesë e jona

March 9, 2026
Vrasja e Khameneit, Berisha: Lajm i mirë për njerëzit e lirë në mbarë botën

“Në 10:00 të gjithë shqiptarët para Parlamentit”, Berisha zbulon orën e protestës: Dita e përmbysjes së narkoregjimit

March 9, 2026
Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

Bien sërish shërbimet online të AKSHI-t, Kontabilistët: Krijon probleme të mëdha për bizneset

March 9, 2026
“Epsteini” ynë

Belinda Balluku sot nuk është e mbrojtur nga Rama apo PS, por nga Erion Veliaj

March 9, 2026
Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

Decentralizimi i qeverisjes, Agjencia e Ujërave largohet nga Kryeministria, i kalon Ministrisë së Mjedisit

March 9, 2026
Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

Franca dërgoi një duzinë anijesh luftarake në Mesdhe! Do synohet rihapja e Ngushticës së Hormuzit?

March 9, 2026
Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

Çmimi i hekurit rritje deri në 40%, paralajmërohet shtrenjtim i mëtejshëm i apartamenteve

March 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In