Presidenti francez, François Hollande do të vizitojë sot aeroplanmbajtësen franceze “CharlesdeGaulle”, e dislokuar në Mesdheun Lindor për të marrë pjesë në operacionet kundër grupit të Shtetit Islamik (ISIS) në Siri dhe në Irak, njoftoi pallati presidencial Elysee.
“Hollande do të jetë i pranishëm sot në aeroplanmbajtësen ‘Charles de Gaulle’, e dislokuar në brigjet e Sirisë. Ai do të takojë ushtarakët e përfshirë në operacionet për intensifikimin e sulmeve kundër ISISit në Siri dhe në Irak”, sqaroi presidenca franceze në një deklaratë.
Ai pritet të mbërrijë në “CharlesdeGaulle” rreth mesditës, do të jetë për herë i pranishëm në platformën e operacioneve ushtarake franceze kundër ISISit. Vizita i tij përkon tre javë pas sulmeve të 13 nëntorit të kryera nga xhihadistët ku u regjistruan 130 të vdekur dhe disa qindra të plagosur në Paris. Hollande do të mbajë një fjalim gjatë pasdites në anije ku janë të punësuar rreth 2 000 persona ndërsa do të asistojë, referuar Elyseesë, në misionin e avionëve “Rafale” dhe “Etendard”.









