François Hollande paralajmëroi sot në Bruksel kundër rrezikut të madh të prezencës së ekstremit të djathtë në Elize dhe akuzoi Frontin Kombëtar të Marine Le Pen se po fsheh projektin e saj për daljen nga BE.
“Duhet shmangur një rrezik i madh siç është prania e ekstremit të djathtë në presidencën e Republikës Franceze”, sqaroi Hollande pas një samiti evropian që kishte në fokus të diskutimeve dosjen Brexit.
Ai drejtoi akuza ndaj partisë së Le Pen pasi po fsheh projektin e saj për daljen nga zona euro dhe Bashkimi Evropian./b.d