Presidenti francez, François Hollande, paralajmëroi kundër kërcënimit të vazhdueshëm të Boko Haram pavarësisht rezultateve të jashtëzakonshme në luftën kundër këtyre rebelëve islamikë nigerianë, gjatë një mbledhje të shtunën në Abuja, në prani të shumë krerëve të shteteve afrikane.
“Rezyltatet janë mahnitëse në luftën kundër Boko Haram që është dobësuar dhe detyruar të tërhiqet, por ky grup terrorist mbetet megjithatë ende një kërcënim”, theksoi Hollande gjatë një konference për shtyp të përbashkët me homologun e tij nigerian, Muhammadu Buhari, para fillimit të mbledhjes.
Në këtë takim, që marrin pjesë krerët e shteteve të vendeve kufitare të Nigerisë (Benini, Kameruni, Çadi dhe Nigeri), zëvendëssekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe kreu britanik i diplomacisë, Philip Hammond, do të diskutojnë mbi mënyrat për t’i dhënë fund veprimeve të përgjakshmë në islamikëve të Boko Haramit. (javanews.al / r.a)