Policia holandeze ka sekuestruar 104 kilogramë kokainë në Abcoude.
Në pranga është vënë një 24-vjeçar shqiptar dhe një holandez 31-vjeçar.
Furgoni me 104 kilogramë kokainë u ndalua për kontroll rreth orës 11:30 në autostradë afër Breukelen në drejtim të Amsterdamit.
Sistemet e policisë treguan se leja makinës kishte skaduar dhe automjeti u ndalua për një kontroll.
Gjatë këtij kontrolli, oficerët vunë re se kishte një ndarje të fshehtë në makinë.
31-vjeçari holandez dhe bashkudhëtari shqiptar 24-vjeç, të dy ishin pa qëndrim të përhershëm ose vendbanim në Holandë.
g.kosovari