• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, February 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Holandë-Francë 0-0, festë dhe hidhërim për ‘tulipanët’, anulohet goli i Simons

by A R
21/06/2024 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Holanda dhe Franca nuk kanë tentuar të rrezikojnë shumë në ndeshjen mes tyre të vlefshme për grupin D, e cila u mbyll 0-0, duke bërë që të dyja të kalojnë grupin.

Francezët nuk tentuan të rrezikojnë me Mbappe dhe trajneri vendosi ta linte në stol, pasi ylli i skuadrës pësoi një dëmtim në hundë në ndeshjen e parë në Europian ndaj Austrisë.

Pjesa e parë i takoi Holandës, por pa sjell rezultat, ndërsa në të dytën Franca ishte më kërkues, por në rastin e parë që shkoi në sulm, Holanda shënoi, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Në vijim ishte Franca më kërkuese, por holandezët u mbrojtën mirë dhe arritën të marrin një pikë që vlen kualifikimin.

Këto dy kombëtare janë tashmë me nga katër pikë në këtë grup dhe janë në fazën e ardhshme.


LIVE HOLANDË–FRANCË 0-0


Ndeshja minutë pas minute:

90+1’- Weghorst bën mbrojtësin, duke ndalur një gjuajtje të rrezikshme të Kante.

90′- Akordohen 5 minuta shtesë!

89’– Rabiot shpërthen nga e majta dhe pason në zonë, por topi ishte më i fortë nga sa duhej dhe nuk arrihet.

87’- Giroud merr një top të mirë në zonë dhe me kokë provon të pasojë për Griezmann, por ky i fundit nuk e arrin dot.

79′- Weghorst inkuadrohet në lojë në vendin e Depay.

75’- Dy zëvendësime të Franca. Giroud dhe Coman, marrin vendin e Thuram dhe Dembele.

73’- Zëvendësim i trefishtë te Holanda. Largohen Simons, Schouten dhe Frimpong, në vendin e tyre futen Wijnaldum, Veerman dhe Gerrtruida.

69’- Holanda kalon në avantazh, por goli anulohet për pozicion jashtë loje. Maignan ndal një gjuajtje të bukur të Depay, por nga topi i kthyer përfiton Simons, që gjuan dhe shënon. Festa e madhe, kthehet në hidhërim. Goli anulohet, pasi Dumfries, ishte pozicion jashtë loje, në rrezen e portierit.

65’- Mundësia më e mirë për shënim. Griezmann nuk ia del ta dërgojë topin në rrjetë, i vetëm përballë portierit. Verbruggen e dërgon topin në goditje këndi.

63’- Panik te porta e Holandës. Tchouameni i afrohet golit me kokë. Tentativa e mesfushorit shkon ngjitur me tranversën.

60’- Lëvizje e mirë e Thuram, që lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

57’- Franca i afrohet golit të avantazhit. Rabiot shpërdoron një penallti në lëvizje. Mesfushori nuk gjuan si duhet, një top të marrë nga Dembele.

54’- Goditje dënimi në një pozicion të favorshëm për Holandën. Dembele shkakton faull ndaj Simons. Provon Depay, por topi ndalet në murin mbrojtës.

53’- Tentativë e dështuar e Kante nga jashtë zone. Gjuajtja e mesfushorit shkon mbi traun e portës.

45′- Nis pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë.

45′- Akordohet 1 minutë shtesë.

43’– Krosimi i Rabiot nga e majta, gjen të vetëm Griezmann në zonë. Gjuajtja me kokë e sulmuesit ndalet pa shumë probleme nga portieri.

41’- De Vrij devijon në goditje këndi, një gjuajtje të Griezmann nga goditja e dënimit.

40’– Van Dijk, shkakton një goditje dënimi në afërsi të zonës. Mbrojtësi gabon me ndërhyrjen ndaj Dembele.

38’- Reijnders humb një top të rrezikshëm në mesfushë dhe i jep mundësinë e kundërsulmit sulmuesit Thuram. De Vrij, shkakton faull, për ta ndalur aksionin.

35’- Vertikalizim i bukur për Gakpo, por sulmuesi nuk e ndal si duhet topin.

31’- Karton i parë i verdhë. Schouten ndëshkohet, për një mbajtje të Griezmann në mesfushë.

29’- Thuram shpërdoron një rast të mirë, duke gjuajtur jashtë.

28’- Reijnders gjuan nga një distancë e largët me topin që gjen një devijim dhe bëhet i lehtë për tu kontrolluar nga Maignan.

26’- Aksion i shpejtë i Holandës, me Frimpong që futet bukur dhe pason për Gakpo. Ky i fundit tenton një pasim te Depay, por gabon gjithçka.

17’– Pritje spektakolare e Maignan, që i mohon supergolin nga jashtë zone sulmuesit Gakpo.

15’- Tjetër rrezik nga Griezmann, që gjuan me të majtën, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

14’- Franca i afrohet golit të avantazhit. Rabiot tregohet më shumë altruist se duhet, duke pasur te Griezmann i vetëm me portierin dhe humb një rast të artë.

8’- Pretendim për penallti te Holanda. Depay mbahet në zonë nga Saliba dhe kërkon 11-metërsh. Arbitri e konsideron gjithçka të rregullt.

4’- Start i vrullshëm. Griezmann lëshon një predhë nga jashtë zone, grushton Verbruggen.

1’- Mundësi e mirë shënimi për Holandën që në start. Frimpong shpërthen nga e djathta, por ndalet në momentin e fundit nga Maingan, me portierin që e dërgon topin në goditje këndi.

Starton ndeshja!


FORMACIONET ZYRTARE:

Holanda: Verbruggen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Reijnders, Simons, Scouten, Gakpo, Frimpong, Depay.

Franca: Maignan, Theo Hernandez, Saliba, Upamecano, Kounde, Rabiot, Kante, Tchouameni, Griezmann, Dembele, Thuram.

Next Post
NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Rutte me Kosovën ndër vite

NATO me udhëheqje të re: Lidhjet e Mark Rutte me Kosovën ndër vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

Sulmet synonin liderin suprem të Iranit dhe bashkëpunëtorët e tij, mediat izraelite pretendojnë se janë eliminuar tre zyrtarë të lartë

February 28, 2026
Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

Totali s’është i barabartë me fraksionin e totalit…

February 28, 2026
Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

Izraeli pretendon se ka eliminuar komandantin e Gardës Revolucionare të Iranit gjatë sulmeve

February 28, 2026
CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

CNN: “Dorëzohuni ose vdisni!” Trump paralajmëroi Gardën Revolucionare të Iranit! Nga Forca Quds te Basij, pse IRGC është shtylla e pushtetit

February 28, 2026
Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

Sulmet e SHBA dhe Izraelit në Iran, reagon Rama: Garda Revolucionare Iraniane të shpallet organizatë terroriste! Ka ardhur koha për…

February 28, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 29 gusht 2026

February 28, 2026
Superarma e Jerusalemit, Izraeli aktivizon “Horpen e Davidit” kundër raketave iraniane

Superarma e Jerusalemit, Izraeli aktivizon “Horpen e Davidit” kundër raketave iraniane

February 28, 2026
Rusia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

Rusia kërkon ndalimin e menjëhershëm të sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit

February 28, 2026
ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

ANALIZA/ Pse Trump sulmoi Iranin tani? Gjashtë arsyet që e bindën Presidentin

February 28, 2026
Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

Sulmet e SHBA-së dhe Izraelit, vriten komandanti i Gardës Revolucionare dhe ministri i Mbrojtjes iraniane

February 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In