Agjencia Europiane e Barnave (EMA) e ka shtyrë vendimin për rekomandimin e përdorimit të një vaksine të dytë kundër COVID-19 deri të mërkurën, njoftoi sot në mbrëmje vetë agjencia.
Një komitet i ekspertëve i EMA-s u takua dy ditë para afatit të planifikuar, për të diskutuar miratimin e vaksinës së zhvilluar nga firma amerikane “Moderna”.
“Disa çështje mbeten të hapura”, tha përfaqësuesit holandez i komitetit.
EMA nuk përjashtoi mundësinë e mosmarrjes së një vendimi përpara mbledhjes së planifikuar të komitetit për të mërkurën.
Vaksina “Moderna” tashmë është miratuar në SHBA dhe Kanada.