Policia holandeze ka sekuestrua një sasi prej 120 kg kokainë në dy operacione të bëra në portin e Roterdamit, ndërsa në pranga kanë rënë pesë shqiptarë.
Gjatë operacionit, policia ka gjetur disa burra me çanta në kontenierët e portit. Forcat e policisë kanë përdorur qen droge dhe helikopterë, me anë të të cilëve u bë e mundur kapja e shqiptarëve.
Nga kontrolli, policia gjeti kokainë të veshur në vendetë të ndryshme në kontenierët brenda portit. Në total ishin 85 kg kokainë.
Pesë shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 27 deri në 43 vjeç. Një prej shqiptarëve të arrestuar është kafshuar dhe nga qeni për zbulimin e drogës.
Ndërsa pas një kontrolli të dytë po në kontenier, policia gjeti edhe 35 kg të tjera kokainë. Në total, droga në rrugë do të kapte një vlerë prej 4 milionë euro.
Operacioni i policisë holandeze është kryer të premten më 4 shtator dhe dyshohet se droga vjen nga Ekuadori. Pas sekuestrimit, mediet holandeze raportojnë se sasia e kokainës është asgjësuar.
Punonjësit e policisë së doganës dhe policia veproi pas raporteve se disa burra ishin parë në konteniere afër portit me disa çanta sportive.









